Këto ditë ne Prekazin legjendar erdhën shumë qytetar nga te gjitha anët e Kosovës për te bërë homazhe ne memorialin "Adem Jashari", që t'i përkulen edhe një herë Familjes heroike te Jasharëve e cila e flijoj gati krejt familjen për lirinë e Kosovës.
Por, aty edhen edhe pushtetarët e Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Harajdinaj. Ata bënë homazhe në varrezat e Jasharëve dhe mbajtën nga një fjalim të shkurtër rasti.
Hashim Thaci dhe Kadri Veseli thanë se i përkulen veprës madhore te kësaj familje. Bile Kadri Veseli shtoi se familja Jashari është frymëzim për të ecur përpara.
Ndërsa Ramush Harajdinaj tha fjalë me te mira për heroizmin dhe veprën e Jasharajve dhe tha se përulemi para veprës se familjes Jashari.
Por ndodhi ajo çfarë kishte ndodhe edhe përvjetorëve të më parshme. Pas homazheve Hashim Thaci me Kadri Veselin, ne vend se te drejtohen ne Kullën e Jasharve, ua kthyen shpinën kësaj familje dhe u kthyen andej kah kishin ardhe pa u taku me familjen e Jashareve edhe pse ata prisnin mysafir ne Kullë. Kjo sjellje e këtyre pushtetarëve është e pafalshme, është kapricioze, moralisht e ulët, e pahijshme. Këtu diçka nuk shkon. Çka nuk është këtu në rregull, kur kreu i shtetit Hashim Thaci e injoron familjen Jasharaj.
Çfarë fshehtësie kemi këtu, çfarë fajesh ka ba Hashim Thaci ndaj familjes Jasharaj, me siguri këtu qëndron edhe sekreti qe hala po mbahet mbyllur. Si është e mundshme qe një njeri si Hashim Thaci, i cili thotë së nuk ka marrë pjesë direkt ne luftë, por e ka shikuar nga larg, ndaj një familje e cila e humbi gati krejt familjen ne ketë luftë. Pra, a është në rregull qe një njeri te vjen me 100 dredhinash për tu bë Kryetar të sillet në këtë mënyrë. Është mirë që të zbulohen të gjitha mëkatet e Hashim Thacit bërë kësaj familje, e cila edhe e injoron Thacin dhe se pranon për Kryetar shteti. A mos fshihet këtu diçka ne atë CD që po e mbanë Ramiz Lladrovci, ku siç thuhet se Adem Jashari ka leshu një vrull kritikash ndaj Klanit te sotëm Pronto.
Nuk është për tu çuditë një sjellje e tilla nga ana e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, sepse për këta dy nuk është hera e parë që këmba nuk u shkelë në Kullën e Jasharve. Këta dy ndoshta nuk kanë fytyrë të takohen me familjen Jashari për disa hesape të pasqaruara të luftës, të cilët gjatë luftës e lanë disa hare Adem Jashari në lloq, duke ia mos dërguar armatimin dhe duke mos ia dorëzuar paratë për blerjen e armeve.
Ata të cilët bëjnë këso veprime ndaj familjes Jasharaj ikonës së luftës së UÇK, nuk meriton të jenë në krye te shtetit.