Arrnimi i së shkuarës

Opinione

Arrnimi i së shkuarës

Nga: Ilir Vata Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:30
Ilir Vata

Shqipëria nuk ka rrezik të bjerë në diktaturë sepse ende ajo nuk ka dalë nga regjimi komunist që pretendojmë se lamë pas, pasi jetojmë me të njëjta simtoma të regjimit, me të njëjtit njerëz që na drejtojnë si dje, me të njëjtin bllok të komunizmit, pasi janë një tufë politikanësh, pikërisht ata që ishin dje në bllokut komunist.

Dje kishte një palë njerëzish të byrosë komuniste që kishin një zonë të kuqe të paprekur, i njohur si “Blloku” ku përfaqësohej nga disa njerëz të pushtetshëm të regjimit komunist që jetonin në luks, bënin orgji, ndërsa shqiptarët ishin ngulur me thonj pas jetës, në varfëri të plotë të izolua e që përndiqeshin çdo ditë nga policia politike.

Sot, nuk kemi vetëm një bllok, por disa blloqe të atyre të djeshmve që i kanë bërë në të gjithë Shqipërinë, madje i kanë instaluar dhe jashtë vendin, pasi si blloku i diktatorit ata i kanë shumëfishuar me fshatra turistike, me kështjella, resorte dhe oaze qefi, pikërishtë duke marrë të mirat publike nëpërmjet formës së korrupsionit.

Afro tri dekada e shkuara nuk është kuruar, viktimat e regjimit të konsideruar martirët e lirisë janë ende të pa integruar, të pa dëshpërblyer, të pa përfaqësuar të përjashtuar madje urrehen si më parë vetëm se me forma të ndryshme.

Ende vazhdojnë të dekorohen persekutorët, ndërsa ata që vuajtën në kohë të regjimit komunist, “plagose” dhe u lëndohen plagët herë pas herë, madje dhe provokohen çdo vitë në datat historike të regjimit komunist, pasi nuk mungojnë që të demonstrohen në sheh se figura e diktatorit dhe eksponetëve të regjimit.

Vettingu për të tërë..?!

Korrupsioni është gangrena e shtetit, e varfërimi i qytetarëve i deformimit të institucioneve,  e rritjes së pabarazisë, e “vrasjes” së meritokrakisë, duke legjitimuar paligjshmërinë dhe bërë atë zot të pushtetit dhe formë të pushtetit përtej kornizës kushtetuese dhe formës reale të shtetit shqiptar.

Konceptet e formës së shteti ndër shekuj kanë ndryshuar dhe kohët e kanë çuar shtetin më afër qeverisjes qytetarë, ku qytetari i delegon pushtetin përfaqësuesve të tij në parlament që ata t’u shpërdajë të mirat e ligjshme në mënyrë të drejt dhe vetë shteti të jetë rojtarë i të drejtave qytetare.

Fatkeqsisht, Shqipëria edhe se qasi demokracinë pas një periudhe gjysëm shekulli në errësirën e regjimit komunist, ende nuk po del nga zgavra e errët e së shkuarës sepse forma e shteti ende nuk është konfiguruar, pasi më shumë po arrnohet e shkuara, sesa po ndërtohet e ardhmja.

Korrupsioni politik është abuzimi i pushtetit, apo burimeve publike nga zyrtarët e zgjedhur të qeverisë për përfitime personale, duke zhvatur, kërkuar ose duke ofruar ryshfet.

Korrupsioni prek kryesishtë institutucionet shtetrore, por dhe sektorin privat

Korrupsioni nisën me rojtarin e të drejtave qytetarë, përsa i përket sigurisë dhe jetës, pasurisë dhe preken sitemin policor duke u shfaqur si një formë e veçantë e sjelljes së keqe të policisë që ka për qëllim përfitimin financiar, përfitime të tjera personale, avancimin e karrierës për një oficer policie ose zyrtarë në këmbim të mos ndjekjes apo ndjekjes selektive të një hetimi ose arrestimi dhe ku anëtarët e forcës bashkohen në gënjeshtra për të mbrojtur anëtarët e tjerë nga llogaridhënia.

Një formë e zakonshme e korrupsionit në polici po kërkon ose pranon ryshfet në këmbim të mos raportimit të unazave të organizuara të drogës ose prostitucionit apo aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Shembull tjetër është edhe policët që ndjekin kodin e sjelljes së policisë për të siguruar bindjet e të dyshuarve për shembull, nëpërmjet përdorimit të provave të falsifikuara .

Më rrallë, oficerët e policisë mund të marrin pjesë në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike në vetë krimin e organizuar .

Qeveria shqiptare miratoi ligjin për Vettin në Policisë së Shtetit

Këshilli i Ministrave miratoi më 7 shkurt projektligjin për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u.

Vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ky projektligj përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Janë konsideruar me kujdes të gjitha aspektet organizative dhe financiare, për një proces të paanshëm, cilësor e transparent, të shpejtë në kohë dhe me kosto të përballueshme pasi procesit do ti nënshtrohen rreth 13,000 punonjës.

Drafti u hartua me bashkëpunimin dhe këshillat e vyera të misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP, të cilat ishin pjesë e grupit të punës që nga fillimi.

Ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut.

Partnerët ndërkombëtarë do të kenë rol monitorues dhe këshillues përgjatë gjithë procesit, duke nisur që nga përzgjedhja e anëtarëve të komisionit të parë të vetingut dhe duke vazhduar këtë rol gjatë procesit të vlerësimit, me qëllim garantimin e cilësisë, zbatimit të njëjtë të standardeve dhe garantimin e transparencës së vetë këtij procesi.

Por mjerisht policia është e paaft e korruptuar dhe në 70% e saj injorantë pasi ende janë drejtues ata të policisë së diktaturës, pa shkollë dhe të mbleksyr me metoda të vjetra të përfasimit të shteti, ku ende u ngërdheshen qytetarëve në vend që ta ruajn dh eta respektojnë më përulësi.

Shefat e policisë kanë shkaur dhe më tej, duke u bërë pjesë e mëkatit të kohës modern përfshirjen në grupe kriminale apo në paligjshmëri duke u bërë palë dhe me trafikun e dorgës apo shpesh herë duke prerë në besë vetë policinë e shtetit duke dekonspiruar atë.

Korrupsioni gjyqësor

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë

Korrupsioni gjyqësor i referohet sjelljes së pahijshme të gjyqtarëve në lidhje me korrupsionin, nëpërmjet marrjes ose dhënies së ryshfetit, dënimit të pahijshëm të kriminelëve të dënuar, paragjykimit në seancën dëgjimore dhe gjykimit të argumenteve dhe sjelljeve të tjera të tilla të pahijshme.

Parlamenti shqiptarë me aktorët politik, kryesishtë mazhorancën qeverisë mbështetur nga partnerët ndërkombëtar, BE/SHBA nisën betëjën më të madhe ligjore për reformimin e sitemit të drejtësisë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pesë projektligje të rëndësishme, pjesë e paketës së shtatë ligjeve prioritare për reformën në drejtësi.

Reforma në sistemin e drejtësisë është e konceptuar mbi 7 shtylla bazë, që së bashku përbëjnë të plotë ndërtesën e sistemit të drejtësisë në vend. Konkretisht këto shtylla janë:

Sistemi i drejtësisë sipas Kushtetutës dhe Gjykata Kushtetuese

Pushteti gjyqësor

III. Drejtësia penale

Edukimi ligjor dhe arsimi juridik

Shërbimet ligjore dhe profesionet e lira

Masat në luftën kundër korrupsionit

VII. Financimi dhe mbështetja infrastrukturore e sistemit

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”  u miratua me 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kuvendi miratoi me 86 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër një sërë projektligjesh si, projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ;  projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Reforma në drejtësi vazhdon procesin, institucionet e qeverisëjes së sitetmit të drejtësisë si KLGJ dhe KLP po institucionalizohen me kundërshtitë e opozitës.

Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Manja ka pohuar se opozita i ka paraqitur Kuvendit një amendament për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht kërkon rishikimin e një dispozite trazitore që është neni 179, pika 13 e Kushtetutës dhe që ka të bëjë më mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por në këtë amendament ka kërkuar dhe shkarkimin e prokurores aktuale në detyrë.

“Këtë çështje e zgjidh “Kushtetuta dhe ligji. Është e qartë situata, sepse amendamenti i opozitës për rishikimin e Kushtetutës, në thelb synon zhbërjen e reformës në drejtësi dhe kthimin e reformës në vitin 2016”

Manja shton se “Jemi në një fazë kritike të zbatimit të reformës në drejtësi pasi ditën e hënë do të hedhim shortin për zgjedhjen e antarëve të KLGJ-KLP. Pra, ne po ngremë KLP që do të zgjedh prokurorin me mandat kushtetues, opozita thotë jo?!”, tha ai.

Duke ju referuar pretendimit të deputetit të PD-së, sipas së cilit, “PS po zgjedh 5 anëtarët për KLP dhe procesin e 6 prokurorëve përmes Arta Markut, Manja pohon se “procesi i reformës në drejtësi apo paketa ligjore në fuqi ka krijuar mekanizma për moskapjen e sistemit. Nuk është Kuvendi që ka zgjedhur kandidatët, për KLGJ dhe KLP, por janë trupat respektive, dhe kandidatët që kanë plotësuar kushtet, kanë kaluar në disa filtra në tryezën e nënkomisionit Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen në Kuvend”.

Për rezultatet e Reformës në Drejtësi Ulsi Manja shprehet se “Do të ketë edhe rezultate konkrete, sepse reforma në drejtësi e garanton këtë me ngritjen e institucioneve të reja si KLGJ dhe KLP dhe institucione të tjera si SPK dhe BKH”,

Opozita, deklaron se  rrëmuja e reformës në drejtesi – një analogji ne 6 hapa

1- Dekadenca dhe korrupsioni. 2-Shkaterrimi dhe rrenimi 3- Shperberja dhe fragmentimi

Sistemi i Drejtesise u fragmentua ne nje dyzine institucionesh qe as profesionistet nuk ua mbajne mend emrat: KLGJ, KLP, GjK, GjL, ILD, KED, PP, PPP, SPAK, SPAK i perkohshem, BKH, KPK, KA, KP. Aty filloi mesjeta e Drejtesise ku askush nuk di c’behet, c’ben tjetri, ku te kerkoje te drejtat, a do t’i marre te drejtat, kur do t’i marre ato…

4- Spastrimi i te dobteve-Reforma solli Vettingun, qe pritet te qeroje shume gjyqtare e prokurore qe te korruptuar sic jane, nuk kane lidhjet e duhura me pushtetin dhe ata qe nuk jane ne perputhje me doktrinen e Kryeministrit.

5- Imponimi dhe nenshtrimi-Kryeministri absolut do t’i vere nen hyqem institucionet e zvogeluara, te fragmentuara e me pak pushtet e personalitet te sistemit te “ri” te drejtesisë. Pavaresia e institucioneve te drejtesise po zhduket. Prova per kete eshte Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Gjykata Kushtetuese kokeulur, gjykatat qe vendosin ne favor te qeverise qe te mos cenohet buxheti pavaresisht padrejtesive, etj.

6- Reformimi -Koncepti i shtetit te se drejtes eshte zevendesuar me shtetin qe nuk bazohet ne kushtetute por ne memo e memorandume bashkepunimi. Koha do te sjelle nevojen per konsolidimin e sistemit dhe zhberjen e fragmentimit te sistemit te drejtesise dhe forcimin e pavaresise se saj. Nje reforme kushtetuese e vertete do sillte drejtesi efikase, te shpejte, profesionale dhe te pakorruptuar.

Sot, kjo rremuje ne drejtësi e quajtur reformë, as qe e siguron ketë. Shqiptaret dhe të drejtat e tyre sot jane në udhëkryq.

Ede sistemi gjyqsorë është i mbërthyer nga mëkatarët e regjimit komunist, ata që torturuan shqiptarë, dënuar dhe madje dhe ekzekutuar, pra mëkatarët e regjimit bëjnë drejtësi dhe në këtë gjithë këtë reform bashkë me dnryshimet kushtetuese nuk është parashikuar pastërtia e figurës më të shkuarën e regjimit komunist, pra janë po ata të djeshimi dhe ende do të vazhdojnë?!

 Ajo lloj drejtësie që duan shqiptaret nuk ka ndodhur ende, betaja vazhdonë dhe e gjithë shpresa mbetet të reforma në drejtësi dhe i famshmi Veting.

Procesi vazhdonë, rastet antikorrupsionë duken diku dhe shuhen në një vend tjetër ashtu si dhe shpresa e shqiptarëve për të parë se drejtësia po fundksionon, por ajo që nuk thohet është se Vetingu nuk do prek politikën, pikërisht atë që është gangrene e vëtë shtetit shqiptare sepse politikëbërja vjenë nga e shkuara, mendonë për të shkuarën dhe kujdeset të arrnojë atë rrobë të vjetër të politikës shqiptare sesa të ndërtojë të arshmen e shqiptarëve.

Jemi aq afër BE-së por dhe aq larg sa as brezat nuk mund ta masin me mend se kur shqiptarët do jenë si qytetarë eropian, dhe sa me gjatë kalonë koha, endrra e madhe dhe shpresa eropiane venite dhe njerzit mëndojnë të braktisin të ardhmen e tyre në vendin amë sepse ata gjenden të pabarabartë, të papërfaqsuar, të pambroijtur dhe mbi të gjitha janë me një shpresë të “vrarë”.

Politika imune ndaj ligjit

Politika është ajo që duhet skanuar sepse brenda saj janë atë të djeshëmit, mëkatarët e regjimit komunist, madje ata më të ligët e kohës së komunizmit që u strehuan në politikë si mundësia e dytë e tyre për të patur pushtet dhe për të pasuruar sa sot ata janë një tufë politikanë të dhjamur që nuk duan të dinë për atë çfarë heqin shqiptarët dhe çfarë ëndrrash dhe shpresash kanë për të ardhmen.

Politika është immune ndaj ligjit të dosjeve, hetimit, ndaj qarkullimit në rrugë, ata të ardhmen e kanë europianë sepse fëmijëtë e tyre studiojnë jashtë vendit, madje u kanë blerë dhë shtëpi dhe e përdorin Shqipërinë si vend tranzit ku vijnë e bëjnë qef.

Politika nuk mendon më për qytetarë sepse në zgjedhje askush nuk paraqitet para elektorati për të dhënë një platformë apo për të dhënë ide se si mund që kjo zonë apo ajo trevë elektorale të mund të përmisohen në infrastrukturë apo institucione e shërbimit social, sepse është e pa nevojshme për ta sepse vihen në listë dhe palët bashkojnë lekët dhe blejnë vota.

Pra votimet në Shqipëri bëhen sa për proceduarë në kuptimin formal për të krijuar bindje që ka zgjedhje të lira por në të vërtetë asnjëhet shqiptarët nuk kanë pas qeverinë që kanë votuar, por atë që u kanë diktuar pushtetarët.

Edhe se po hyjmë në vitin elektoral të qeverisjes vendore, palët politike janë ende larg për të reformuar sitemit zgjedhor dhe sjellë ndryshimet e duhura të Kodit Zgjedhor për të garantuar një proces të denjë elektoral.

Kodi Zgjedhor aktual, shikohet si kushtetuta e zezë elektorale, sepse në thelb është mos përfaqësimi i votës së qytetarëve, mos marrja pjesë në votim e të gjithë qytetarëve, apsi ende emigrant që pritet të sjellin ndryshimin nuk mund të votojnë sepse politika i ka braktisur me qëllim që të mund të sundojnë përjetësisht në pushtet pikërisht nga ata të origjinës së bllokut të diktaturës.

Ajo që konsumojnë shqiptarët më shumë në trazicion janë premtime, shpresat e shuara, fjala “reformë” që është bërë si një përçmim i vetë fjalës, pasi ajo është zhvenitur qa shumë sa kur qytetarët e dëgjon neveriten.

Së fundmi, ka dalë fjala Vetting dhe po i mëshohet aq shumë sa për dy tri vite po del mode nëse ai nuk o jetë real dhe i vërtetë.

Kjo siluet e së shkurtë, mjafton për të vizatuar sa do pak linjat e shpërfytyruar të shteti demokratik që pretendojmë të kemi, që nuk ngjsnë me asgje dhe me asnjë të llojt të tij në shtete demokratike në botë, madje në asnjë kohë nuk gjende lloj të tillë sistemesh në botë ku një shtet nuk i ngjan aspak demokracisë por përngjan pak me diktaturën.

Korrupsioni një fenomen që nuk zhduket, por luftohet

Korrupsioni qeveritar i gjyqësorit është i njohur gjerësisht në shumë vende në tranzicion dhe në zhvillim sepse buxheti është pothuajse plotësisht i kontrolluar nga ekzekutivi.

Kjo e fundit minon ndarjen e pushteteve, pasi krijon një varësi kritike financiare të gjyqësorit. Shpërndarja e duhur kombëtare e pasurisë duke përfshirë shpenzimet qeveritare në gjyqësi është subjekt i ekonomisë kushtetuese .

Korrupsioni në gjyqësor gjithashtu përfshin qeverinë në pushtet duke përdorur krahinën gjyqësore të qeverisë për të shtypur partitë opozitare në dëm të shtetit.

Fenomene të korrupsionit janë zbuluar në prokurimin publik siç është infrastruktura publike, e cila i nënshtrohet ligjit të ankandit për të përmirësuar cilësinë dhe për të zvogëluar shpenzimet si rezultat i konkurrencës së lirë midis pjesëmarrësve.

Përveç kësaj, ka një shkelje të parimit liberal të konkurrencës së lirë

Në kuptimin e përgjithshëm të korrupsionit, zyrtari publik dhe shërbimit publik percepton dobinë e një marrëveshjeje me private, anasjelltas, në ryshfetin, publiku zyrtar shfrytëzon pozicionin e tij të epërsisë ose të fuqisë për të detyruar ose për të nxitur personin privat që të përputhet ose premtoni para ose ndonjë dobi tjetër.

Dy rastet penale janë, pra, e kundërta e tjetrës. Në këtë drejtim, jurisprudenca është vënë në pikëpyetje mbi kriterin që lejon të përcaktohet kur rezultati është rezultat i një marrëveshje (korrupsion) dhe kur në vend të kësaj është rezultat i shtrëngimit ose induksionit (tronditje).

Të gjithë ata që bëjnë korrupsion mbajnë përgjegjësia Civile dhe Penale dhe vende të Eropës e kanë të sanksionuar në ligj.

Burimi Kodi Penal Italian/Libri II, Titulli II, Kapitulli I

Në bazë të nenit 319-ter të Kodit Penal, të paraqitur me Ligjin 86/1990, parashikohet që në rast të korrupsionit (si të vetën ashtu edhe të papërshtatshme), është e përkushtuar të favorizojë ose dëmtojë një palë në një çështje civile, penale ose administrative, vlen dënimi me burgim prej gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet..

Çfarë është korrupsioni?

Përkufizimi më i thjeshtë është:Korrupsioni është keqpërdorimi i pushtetit publik (nga politikani i zgjedhur ose shërbëtori i emëruar civil) për përfitime private.

Korrupsioni është një shthurje ose prishje në procesin e vendimmarrjes, në të cilin një vendimmarrës pranon të devijojë ose kërkon devijim nga kriteri që duhet të vendosë për vendimmarrjen e tij ose të saj, në këmbim të një shpërblimi ose premtimi ose pritjeje të një shpërblim, ndërkohë që këto motive që ndikojnë në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të jenë pjesë e arsyetimit të vendimit.

Për më tepër, korrupsioni lulëzon në situata që përfshijnë teknologji të lartë (askush nuk e kupton cilësinë dhe vlerën e vërtetë të produkteve), ose në situata që janë kaotike. Mendoni për luftën civile: kush është përgjegjës dhe kush është rebel? Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet, thatësirat.

Bashkësia globale reagon shpejt, por qeveria lokale mund të jetë e çorganizuar dhe e çorientuar. Kush e mban ligjin dhe rendin? Ose ndoshta blerja e një avioni të përparuar teknologjikisht, ndërsa vetëm pak mund të kuptojnë teknologjitë e nënkuptuara në zhvillimin dhe prodhimin e një avioni të tillë.

Luftimi i korrupsionit ndodh në shumë ‘teatro’: reformat politike, duke përfshirë financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve; reformat ekonomike, rregullimin e tregjeve dhe sektorin financiar; kontrollet financiare: buxheti, kontabiliteti, raportimi; Mbikëqyrja publike: media, parlamenti, administratorët dhe këshillat vendorë, regjistrimi; qasje e lirë në informacion dhe të dhëna; mbajtjen e rendit dhe ligjit; përmirësimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor; reformat institucionale: Sistemet tatimore, doganat, administrata publike në përgjithësi; informatorët dhe organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të).

Ne e dimë se korrupsioni nuk do të zhduket nga shoqëria. Përpjekjet tona kanë për qëllim të kufizojnë korrupsionin dhe të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur të varfërit dhe të dobëtit në shoqëritë tona. Në fund të gjitha shpenzimet e korrupsionit paguhen nga konsumatori dhe tatimpaguesi. Ata kanë nevojë për mbrojtje.

Karakteristikat e Korrupsionit

Diskutimi i korrupsionit është jashtëzakonisht i vështirë pasi që është një fenomen i fshehur në shoqëritë tona. Të dyja palët në këmbim të pushtetit për privilegje duan të mbajnë sekretin e tyre të transaksionit.

Kjo e bën kaq të vështirë të përcaktojë se sa e thellë dhe e thellë korrupsioni depërtoi në ekonominë dhe në jetën tonë shoqërore.

Korrupsioni është abuzimi i pushtetit të besuar dhe autoriteti i zgjedhur për përfitim privat.

Ankesat në mbarë botën dëgjohen për politikanët dhe zyrtarët publikë të cilët pranojnë ryshfete dhe pasurohen privatisht në kurriz të qytetarit të përbashkët. Kjo mund të jetë në kurriz të punonjësit dhe punëdhënësit; konsumatori dhe prodhuesi; qiramarrësi dhe qiramarrësi; një që aplikon për një leje për të bërë diçka, ose duke kërkuar përjashtim nga një detyrim për të paguar ose për të ofruar një produkt ose një shërbim. Të gjitha këto raste mund të konsiderohen si abuzim i pushtetit dhe autoritetit për përfitimin e vet.

Në të gjithë botën ne shohim, në përgjithësi, se pranimi i ryshfetit denoncohet publikisht. Parlamentari që pranon ryshfet për përdorimin e ndikimit të tij dhe fuqinë legjislative për të miratuar propozime të dobishme për disa, dënohet publikisht nga të gjithë.

Test Pyetni familjen, fqinjët, kolegët në punë, mendimin e tyre për këtë temë.

A mbështesin mendimin se është gabim të ryshfetit politikanët dhe zyrtarët publikë, ndërsa anasjelltas, ata vetë duke u dhënë ryshfet këtyre zyrtarëve për fitimin e tyre nuk do të ishin gabim? A do të denonconin dikë që t’i japë ryshfet një zyrtari ose një politikan?

Lufta per parandalimin e korrupsionit, praktikat e njohuara

Konventat Evropiane Kundër Korrupsionit

Konventa e Këshillit të Evropës për të Drejtën Penale mbi Korrupsionin (Konventa mbi të Drejtën Penale të COE)

Konventa e të Drejtës Penale të COE synon të koordinojë kriminalizimin e praktikave korruptive, të sigurojë masa plotësuese të ligjit penal dhe të përmirësojë bashkëpunimin për ndjekjen penale të veprave penale. Ai hyri në fuqi në vitin 2002, dhe pajtueshmëria monitorohet nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO).

Konventa e Këshillit të Evropës për të Drejtën Civile mbi Korrupsionin (Konventa mbi të Drejtën Civile të COE)

Konventa e të Drejtës Civile të COE synon të përcaktojë rregullat e përbashkëta ndërkombëtare të së drejtës civile dhe korrupsionit. Palëve u kërkohet të kompensojnë personat që kanë pësuar dëmtime si rezultat i korrupsionit. Ai hyri në fuqi në vitin 2003 dhe përputhshmëria monitorohet nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO).

Konventa e Bashkimit Evropian kundër Korrupsionit që përfshin zyrtarët (Konventa e BE kundër Korrupsionit)

Konventa e BE-së kundër Korrupsionit ka për qëllim të luftojë korrupsionin që përfshin zyrtarë të BE-së ose shteteve anëtare. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që korrupsioni pasiv ose aktiv i zyrtarëve është një vepër penale. Krerët e bizneseve duhet të shpallen penalisht përgjegjës për korrupsion aktiv nga një person nën autoritetin e tyre që vepron në emër të kompanisë.

Konventa e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e Interesit Financiar të Komuniteteve Europiane (Konventa e BE-së mbi Interesat Financiare)

Konventa e BE-së për Interesat Financiare synon të krijojë një bazë të përbashkët ligjore për mbrojtjen penale të interesave financiare të KE. Mashtrimi që ndikon në shpenzimet dhe të ardhurat duhet të ndëshkohet me gjobë penale.

Korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha për të gjitha shoqëritë, duke përfshirë shoqëritë evropiane. Megjithëse natyra dhe fushëveprimi i korrupsionit mund të ndryshojnë nga një shtet i BE-së në tjetrin, kjo dëmton BE-në si tërësi duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtë të Tregut të Brendshëm dhe duke reduktuar financat publike. Kostot ekonomike të shkaktuara nga korrupsioni në BE ndoshta mund të arrijnë në 120 miliardë euro në vit. Kjo është një përqind e PBB-së së BE-së, që përfaqëson pak më pak se buxheti vjetor i BE-së.

Rritja e politikës anti-korrupsion në nivel të BE

Nëse ajo merr formën e korrupsionit politik, veprimtaritë korruptive të kryera nga dhe me grupet kriminale të organizuara, korrupsioni privat-privat ose të ashtuquajturat korrupsioni i vogël, abuzimi i pushtetit për përfitime private nuk është i pranueshëm dhe ka pasoja të tmerrshme. Katër nga pesë shtetas të BE e konsiderojnë korrupsionin si një problem të madh në shtetin e tyre. Ky realitet thekson nevojën për rivendosjen e besimit në efektivitetin e politikave anti-korrupsion dhe bën thirrje për një angazhim të fortë politik.

Bashkimi ka të drejtën e përgjithshme për të vepruar në fushën e politikave anti-korrupsion, brenda kufijve të përcaktuar në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian. Në veçanti, BE-ja duhet të sigurojë një nivel të lartë sigurie, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e krimit dhe përafrimin e ligjeve penale.

Korrupsioni është një nga krimet veçanërisht serioze me një dimension ndërkufitar. Shpesh lidhet me forma të tjera të krimit të rëndë, siç është trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore dhe nuk mund të trajtohen në mënyrë adekuate vetëm nga Shtetet e BE-së. Me miratimin e Programit të Stokholmit, Kërkimi për përkthime në dispozicion të lidhjes së mësipërme, Komisionit i është dhënë një mandat politik për të matur përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe për të zhvilluar një politikë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në BE, në bashkëpunim të ngushtë me Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO).

Monitorimi i performancave në luftën kundër korrupsionit

Në qershor të vitit 2011, Komisioni krijoi një mekanizëm për vlerësimin periodik të përpjekjeve të Shteteve të BE-së në luftën kundër korrupsionitKërkimi për përkthimet në dispozicion të lidhjes së mëparshme , e cila mund të ndihmojë në krijimin e vrullit të nevojshëm për një angazhim më të fortë politik nga të gjithë vendim- marrësit në BE.

Mekanizmi, pjesë e një pakete më të gjerë kundër korrupsionit, do të lejojë vlerësimin periodik të përpjekjeve anti-korrupsion në Shtetet e BE-së, me qëllim nxitjen e vullnetit politik, duke ndihmuar në rritjen e përpjekjeve kundër korrupsionit dhe në përforcimin e besimit reciprok. Gjithashtu, do të lehtësojë shkëmbimin e praktikave më të mira, do të identifikojë tendencat e BE-së, do të mbledhë të dhëna të krahasueshme për BE 27 dhe do të stimulojë të nxënët e bashkëmoshatarëve dhe plotësimin e mëtejshëm të angazhimeve të BE-së dhe ndërkombëtare. Për më tepër, mekanizmi raportues i BE-së do të përgatisë terren për iniciativat e ardhshme të politikës së BE-së në fushën e anti-korrupsionit.

Sipas Planit të Veprimit për Statistikat e Krimit 2011-2015, Komisioni ka punuar së bashku me Shtetet Anëtare dhe ekspertë të pavarur për të identifikuar një sërë treguesish për statistikat zyrtare kriminale mbi korrupsionin. Mbledhja e parë e të dhënave për këto tregues u krye në vitin 2015. Ai grumbullon statistika nga Shtetet Anëtare për trajtimin e shkeljeve të korrupsionit në faza të ndryshme të procesit të drejtësisë penale për vitet 2011-2013.

Raporti paraprak i është paraqitur grupit të ekspertëve për nevojat e politikave për të dhëna mbi krimin në nëntor 2015 dhe pas shqyrtimit nga Shtetet Anëtare, një version i rishikuar u publikua në janar 2016.

Zbatimi i kuadrit ekzistues anti-korrupsion

Brenda BE, Vendimi Kornizë i 2003 për luftimin e korrupsionit në sektorin privatKërkimi për përkthimet në dispozicion të linkut të mëparshëm  synon të kriminalizojë si ryshfetin aktiv dhe pasiv. Raporti i dytë i implementimitKërkimi për përkthimet në dispozicion të lidhjes paraardhëse  tregon se transpozimi nuk është i kënaqshëm.

Disa shtete të BE-së ende duhet të transpozojnë dispozitat më të hollësishme për kriminalizimin e të gjitha elementeve të ryshfetit aktiv dhe pasiv dhe dispozitat mbi përgjegjësinë e personave juridikë. Në varësi të progresit, Komisioni do të shqyrtojë propozimin e një Direktivi për të zëvendësuar Vendimin Kuadër.

Disa instrumente ligjore antikorrupsion tashmë janë në fuqi në nivel evropian dhe ndërkombëtar, por zbatimi i Shteteve të BE përgjithësisht mbetet i pamjaftueshëm. Disa shtete të BE-së kanë ratifikuar të gjitha ose shumicën e instrumenteve ekzistuese ndërkombëtare kundër korrupsionit. Sidoqoftë, disa shtete ende duhet të ratifikojnë Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtën Penale për Korrupsionin, Protokollin e saj shtesë, Konventën mbi të Drejtën Civile mbi Korrupsionin, Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit Kërkimi për availab.

Këshilli i Evropës

Konventa e Këshillit të Evropës dhe Mekanizmi i Rishikimit të GRECO-s

Irlanda ratifikoi Konventën Penale të Këshillit të Evropës për Korrupsionin përmes futjes së Aktit të Parandalimit të Korrupsionit (Amendamentit) 2001, i cili u nënshkrua në ligj më 9 korrik 2001. Ky legjislacion gjithashtu i mundësoi Irlandës të ratifikojë konventat e BE dhe OECD kundër korrupsionit.

Irlanda u bë anëtare e GRECO-s në maj të vitit 1999. GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) u konceptua si një mekanizëm fleksibël dhe efikas i ndjekjes, i thirrur për të monitoruar, përmes një procesi të vlerësimit të ndërsjellë dhe presionit të bashkëmoshatarëve, respektimit të Shtetit Parimet në Luftën kundër Korrupsionit dhe zbatimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare të miratuara në zbatim të Programit të Veprimit kundër Korrupsionit. Anëtarësimi i plotë i GRECO është i rezervuar për ata që marrin pjesë plotësisht në procesin e vlerësimit të ndërsjellë dhe pranojnë të vlerësohen.

Sipas statutit të saj, qëllimi i GRECO është të përmirësojë kapacitetin e anëtarëve të saj për të luftuar korrupsionin duke monitoruar përputhjen e shteteve me ndërmarrjet e tyre në këtë fushë. Në këtë mënyrë, do të kontribuojë në identifikimin e mangësive dhe mungesave të mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit dhe për të nxitur reformat e nevojshme legjislative, institucionale dhe praktike në mënyrë që të parandalohen dhe luftohen më mirë korrupsioni.

GRECO është veçanërisht përgjegjëse për monitorimin e respektimit të Parimeve Udhëzuese për Luftën Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e instrumenteve ligjore ndërkombëtare të miratuara kundër Korrupsionit;

Konventa e Këshillit të Evropës për të Drejtën Penale të Korrupsionit (ETS n ° 173)

Konventa e Këshillit të Evropës për të Drejtën Civile mbi korrupsionin (ETS n ° 174)

Rekomandimi R (2000) 10 për kodet e sjelljes për zyrtarët publikë.

Vështrim i Përgjithshëm i Manualit të Ligjeve kundër Rryshfetit

Zbatimi i anti-ryshfetit dhe korrupsionit – dhe zbutja e rrezikut të lidhur – vazhdojnë të jenë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen kompanitë, si në tregun e tyre të brendshëm ashtu edhe jashtë. Në nivel global, ne shohim gjithnjë e më shumë vende që shpallin legjislacionin e ri dhe më të sofistikuar kundër rryshfetit dhe korrupsionit, si dhe zbatimin agresiv nga rregullatorët qeveritarë.

Agjencitë e zbatimit të vendeve të ndryshme gjithashtu po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në luftën kundër korrupsionit. Përveç kësaj, më shumë vende po paraqesin përgjegjësi penale individuale për shkeljet e lidhura me mitëmarrje.

Pasqyra Globale 2016 e Manualit të Ligjeve kundër Korrupsionit ofron një pasqyrë të shkëlqyeshme të ligjeve relevante kundër rryshfetit në 46 juridiksione që rregullojnë ryshfetin e brendshëm – si privat-publik dhe publik-privat – së bashku me korrupsionin e zyrtarëve të huaj publikë, si si dhe praktikat për të zbutur detyrimet e krimit potencial, si dhe rreziqet administrative dhe reputacionale të lidhura me ryshfetin dhe korrupsionin.

Ligji antikorrupsion në Shqipëri-Kodi Penal ka sanksionuar vepren penale të korrupsionit

Kodi Penal: Neni 164/a Korrupsioni aktiv në sektorin privat (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.

Neni 164/b Korrupsioni pasiv në sektorin privat (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Neni 244 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. 153

Neni 244/a Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.

Neni 245 Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet. 154 Neni 245/1 Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë (Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet.

203 Neni 319/a Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.

Neni 319/b Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, arbitrit vendas ose të huaj, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.

204 Neni 319/c Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet.

Neni 319/ç Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë (Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; numërtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

205 Neni 319/d Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 319/dh Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj (Shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

206 Neni 319/e Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Neni 320 Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 320/a Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

207 Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Por ende nuk ka shpresë, pasi sistemi në drejtësi dhe vullneti I politikës duhen ndryshuar për të nisur betëjën kundër korrupsionit.

Programet anti-korrupsion

Akti i Praktikave të Korruptimeve të Huaja (FCPA, SHBA 1977) ishte një ligj paradigmatik i hershëm për shumë vende perëndimore, pra vendet industriale të OECD-së . Aty, për herë të parë qasja e vjetër kryesore-agjent u kthye mbrapa ku kryesisht u konsideruan viktima (një shoqëri, private ose publike) dhe një anëtar i pasuksesshëm pasiv (një individ), ndërsa pjesa aktive e korruptuar nuk ishte në qendër të prokurorisë ligjore.

E pashembullt, ligji i një vendi industrial dënoi drejtpërdrejt korrupsionin aktiv, veçanërisht në transaksionet ndërkombëtare të biznesit, i cili në atë kohë ishte në kundërshtim me aktivitetet anti-ryshfet të Bankës Botërore dhe organizatës së saj spin-off Transparency International .

Që në vitin 1989, OECD-ja kishte themeluar një grup pune ad hoc për të shqyrtuar “… konceptet themelore për veprën penale të korrupsionit dhe ushtrimin e juridiksionit kombëtar për veprat penale të kryera tërësisht ose pjesërisht jashtë vendit”.

Bazuar në konceptin e FCPA, Grupi i Punës paraqiti në vitin 1994 atëhere “Rekomandimin e Anti-Korrupsionit të OECD-së” si pararendës i Konventës së OECD-së për Luftimin e Rryshfetit të Zyrtarëve të Jashtëm Publikë në Transaksionet Ndërkombëtare të Biznesit , e cila u nënshkrua në 1997 nga të gjitha vendet anëtare dhe më në fund erdhi në fuqi në vitin 1999. Megjithatë, për shkak të korrupsionit të fshehtë në transaksionet ndërkombëtare, janë zhvilluar disa instrumente të Monitorimit të Vendit nga OECD për të nxitur dhe vlerësuar aktivitetet kombëtare në luftimin e korrupsionit të huaj praktikat.

Përdorimi i agjencive anti-korrupsion është përhapur në vitet e fundit pas nënshkrimit të UNCAC . Ata nuk gjetën prova bindëse mbi shtrirjen e kontributit të tyre, ose mënyrën më të mirë për t’i strukturuar ato.

Tradicionalisht politikat kundër korrupsionit janë bazuar në përvojat e suksesit dhe në sensin e përbashkët. Në vitet e fundit ka patur një përpjekje për të siguruar një vlerësim më sistematik të efektivitetit të politikave anti-korrupsion. Ata gjetën se kjo letërsi është ende në fillimet e saj.

Politikat kundër korrupsionit që në përgjithësi mund të rekomandohen për vendet në zhvillim mund të mos jenë të përshtatshme për vendet e pas konfliktit. Politikat kundër korrupsionit në shtetet e brishta duhet të përshtaten me kujdes.

Politikat kundër korrupsionit mund të përmirësojnë mjedisin e biznesit. Ka dëshmi se korrupsioni më i ulët mund të lehtësojë biznesin dhe të përmirësojë produktivitetin e firmës.

Lufta kundër korrupsioni në Shqipëri mund ta shpëtojë vendin nga varfëria, mund të rris shpresën te qytetarë, të lëhtësojë pabarazinë, të të rrisë meritokracinë dhe mbi të gjitha të shpëtojë vendin nga falimentimi, pradja lufta duhet të ishte nisur, jemi vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat