Intrigat Ruse si skenarë për konsumim politikash mafiozë!

Opinione

Intrigat Ruse si skenarë për konsumim politikash mafiozë!

Nga: Arben Çukaj Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:17
Arben Çukaj

Mungesa e një shteti të konsoliduar, funksional dhe me autoritet ndërkombëtar shqiptar nuk i vlen askujt vetëm agjenturave dhe anmiqve shekullor të kombit tonë.

E vetmja shpresë, sikurse e ka treguar historia, për të patur një shtet të konsoliduar dhe me influencë në rajon, ashtë nëpërmjet një përkrahje amerikane. Në çdo moment kur gjanat duken se po levizin në drejtimin e duhur, në favor të një konsolidimi shtetëror dhe mbarkombëtar, gjithmonë gjendet një fenomen, si përpjekje për të shpërbërë progresin e arritur.

Mendimi i shprehur ma sipër është në reference të akuzes së ngritur ditët e fundit, bazuar në shkrimet investigative të revistës amerikane Mother Jones, e cila ka gjetur disa lidhje indirekte të kryetarit të PD-s Z. Basha me disa  interesa dhe ndërhymje ruse në mbështetje të Zotit Basha, për të rritur prestigjin dhe përceptimin e tij si i mbështetur nga faktori amerikan.

Para së gjithash realiteti në të cilin gjendet Z. Basha dhe Partia Demokratike nuk ka nevojë për intriga apo akuza reale apo të montuara, as për konsumim të brendshëm dhe as të jashtëm. Rrugëtimi i Zotit Basha në krye të PD-s i ngjan një maloreje që dita ditës të krijon pershtypjen se ai nuk do të jetë në gjendje t’a ngul flamurin e PD-s në sumitin e atij Kalvari.  Mungesa e besimit nga populli opozitar ndaj lidershipit te Zotit Basha, për të krijuar nje opozite shpresëdhenëse, në një kohë kur skandalet qeveritare ja kalojnë edhe fantazirave mafioze hollivudiane, të çon në konkluzionin se ai nuk ka qenë personi i përshtatçëm për atë pozicion.

E vetmja mënyrë për Zotin Basha për ta ngjitur atë mal, dhe rikuperuar rolin e tij, është nëpërmjet një përkrahje amerikane, e cila mund t’i afroje mjetet dhe tekniken e nevojshme për një sukses të tijin.

Por a eshte ky momenti qe Zoti Basha te mund te perfitoje nje perkrahje amerikane?

Absurditeti politik shqiptar po i zhgënjen dita ditës partnerët e kombit tonë. Qeverisja aktuale ka arritur në një pikë të tillë që çdo ditë po provohet se shqiptarët nuk kanë qeveri, por udhëhiqen nga një mafie politike e rëndomtue, e cila nuk i len asnje hapesirë për besim partnerëve seriozue. Banalitetet e lidhjeve të Tahirit me klanin e Habilajve dhe Ndragetën, apo veprimet dhe deklaratat amatoreske të Ramës dhe Xhafës për ekspozimin e parakohshëm të kuintalave të kokaines, apo alibitë se ajo mund t’i perkasë familjes Rama, çojn në konkluzionin se askush ndër partnerë nuk ka besim që t’u përcjell informacion sekret, me permasa apo involvment ndërkombëtar, këtyre klounëve politik.

Mos ndoshta Rama, duke parë realitetin në te cilin ndodhet , i ka kërkuar babait të tij shpirtëror Soros të perdorue rrjetin dhe influencën e tij për një demaskim të mundshëm të Bashës?

Pyetjes se një gazetari të interesuar shqiptar, autorja e shkrimit, me një mbiemër rus, Hannah Levintova, i është përgjigjur se gazeta Mother Jones ka një kohë të gjatë që nuk ka marrur donacione nga Sorosi. epo ndoshta donacionet jepen per t’u perdorur në ditë tue veshtira!

Kjo hipoteze nuk duket fort joreale duke pare brishtësine dhe miopinë e politikanëve shqiptar në skenën ndërkombëtare. Zoti Basha edhe më parë është akuzuar si me lidhje indirekte, edhe ai me burimet dhe influencën e Sorosit. Në momente nevojash apo dobësish, siç jane fushatat elektorale, nuk do kishte qenë e vështirë të joshej Zoti Basha dhe të futej në këtë kurth nga vetë burimet e Sorosit, për konsumim të mëvonshëm.

Në këto momente Zoti Basha duhet të gjejë mënyrën e duhur për të justifikuar vehten. Shprehja e viktimizimit, në këto rrethana, ashtë ndoshta një alibi ma e denjë dhe e  dobishme sesa sulmet ndaj kryeministrit, këto sulme nuk rrisin apo justifikojne naivitetin e tij, dhe as nuk e bëjnë atë të besueshëm. Këtë shqiptaret dhe partnerët e dinë. Ato janë në kërkim të një figure të besueshme, në batakun e rendomtë politik shqiptar, dhe Zoti Basha me naivitetin apo miopinë e tij, po humbet çdo dite shansin për të qenë ai njeriu i duhur.

Në këto momente Zoti Basha, nëse deshiron të demonstrojue leadership, duhet të gjejë kurajon dhe mekanizmin për të ofruar të gjithe individet shpresëhumbur dhe hatërmbetur të familjes së tij politike. Leadership do te thote te ofroje specialistët ma të mirë të te gjitha fushave, të dëgjojë zërin dhe propozimin e sejcilit me një qasje positive ndaj shtetbërjes dhe funksionimit të ligjit dhe drejtësise. Ky qëndrim kërkon vizion dhe kurajo, virtyte te cilat Z. Basha pritet t’i demonstroje, dhe ky ashtë një test edhe për prirjen dhe sinqeritetin e tij politik për t’iu bashkuar familjes europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat