Ku në dreq të mallkuar do të shkosh?

Opinione

Ku në dreq të mallkuar do të shkosh?

Nga: Betim Kelmendi Më: 11 mars 2018 Në ora: 00:17
ilustrim

Unë, them që secili nga ju, dhe kushdo nga ju, që jeni pro dhënies së trojeve respektivisht demarkacionit, jeni injorant ose tradhtarë fund e krye!

Nuk dua të merrem me politikan të asnjërit krahë politikë, as me opinionistë e analistë e as me asnjë lloj gjëje tjetër, përveçse me ty, qytetarë dhe bashkëkombës!

Më thuaj ç’të duash, e ç’të të vjen ndërmend. Nuk e ndërroi bindjen time, as në qiell e as në tokë.

Pse?!

Ti mund të thuash që, e kam të lehtë të shprehem kundër Demarkacionit.

Po e kam, e vërtetë.

Jam me nënshtetësi zvicerane. Jam i lirë të shkoj andej e përtej dynjasë, pa viza.

Ndërkaq, ti je i burgosur aty, je ashtu i mbyllur si tw ishe nw një kopsht zoologjik.

Por, unë e kam të drejtën e lëvizjes së lirë sepse, kur dola unë këndej, ti e miqtë e gjeneratës tënde, mbase nuk ishit të lindur. Për të ardh deri këtu ku jam unë, kam kaluar një jetë mundime, një jetë stres, një jetë punë të pandalshme, pa kursyer asgjë për atdheun, as gjakun as tw mirat materiale!

Në qoftë se, me demarkacionin me Malin e zi, si shkëmbim do të spastrohej politika nga faqezinjtë e gangsterat, po iu jap fjalën e nderit që, do të isha një nga njerëzit më të zëshëm për të qenë pro. Mirëpo, të jesh pro demarkacionit për viza turistike dhe që të ju mundësohet lëvizja e lirë, seriozisht më duket shumë banale.

Ti, ku e ke ndërmend të shkosh pasi që të liberalizohen vizat?

Në Gjermani tek daja, tek halla apo tek axha?

Apo në Zvicër tek të afërmit?

Sa do të qëndron aty? Çfarë mendon ti, se Zvicra, Gjermania, Italia e të gjitha shtetet e Evropës, do të të presin krah hapur ty?

Çfarë pune mendon se do të mund të bësh po qe se e zëmë, erdhe në Gjermani?

E dhimbshme ta them këtë, shumë e dhimbshme.

Nuk është dhimbshme se mund edhe të ofendohet dikush, jo. E dhimbshme sepse, duhet ta theksojmë këtë fakt.

Këtë, do të duhej ta dinit ju më mirë se unë.

Ndoshta edhe e dini, por bëheni sikur nuk e dini, sepse kështu dëshironi.

Jo vetëm toka por edhe jeta në fund të fundit jepet në qoftë se, në shkëmbim do të kishim një shtet të së drejtës, një mirëqenie më të madhe, një shoqëri më të emancipuar, një politikbërje në shërbim të qytetarëve, e jo për viza turistike.

Është manipulim i politikanëve të korruptuar që thonë se, me Demarkacion, shteti Kosovës, do të ketë mundësinë të inkuadrohet në BE, e në organizata të tjera botërore.

Vet fakti që, asnjë shtet në botë, për ta fituar liberalizimin e vizave nuk ka pas këso kushtesh çfarë kemi ne, tregon se ideja e dhënies së tokës për të përfituar viza turistike, është manipulim.

Në momentin që, Kosova do t’jetë shtet ku sundon ligji, atëherë do të mund të presim diçka të hairit nga shtetet e BE- së.

Aktori ynë i njohur Çun Lajçi, del hapur kundër Demarkacionit. Në vend se të ketë një debat normal se pse e qysh, ndodh ajo që për shqiptar tanimë është normale: sulme fyerje në drejtim të personit në fjalë.

Unë nuk kam pse ti dal në mbrojtje Çunit si person, (sepse ai e bën këtë më mirë), por gjithsesi që, me mish e gjak, do ti dal në mbrojtje idesë së Çunit: mbrojtjen e trojeve.

A pak kemi humbur troje gjatë dekadave të kaluara që të humbin prapë?

Nuk ofendohet vetëm Çuni, ofendohet secili që është kundër demarkacionit.

Mere me mend tash: ofendohet e nënçmohet dikush që del hapur në mbrojtje të trojeve shqiptare.

A ka më qesharake dhe njëkohësisht më e dhimbshme se sa ky fakt?

Dmth, admirohen e çmohen ata që japin tokën tënde dhe timen, ndërkohë nënçmohet e shahet ata që mbrojnë tokën tënde dhe timen ?

Kaq poshtë paskam ra?

Qeveritë e korruptuara të njëpasnjëshme, të kanë bërë të jetosh si parazitë.

Nuk din asnjë gjuhë të huaj siç duhet. Nuk ke asnjë profesion. Nuk ke asnjë përgatitje shkollore. Nuk din asnjë lloj zanati siç duhet. Të vetmen gjë që, mund ta bësh, është të jesh kamerier.

Kaq naiv je sa të mendosh se restorantet e shteteve të fuqishme evropiane, pritkan kamerier nga Kosova?

Demarkacioni me Malin e zi, për mendimin tim, nuk është kusht për viza por është thjesht një marrëveshje e kontraktuar nga Presidenti aktual, ekskluzivisht veç për pushtet. Kaq!

Marrëveshje kriminelësh e hajdutësh.

Imagjinoni vetëm një çast: shqiptari, nuk e jep një pëllëmbë toke për vëllaun po qe nevoja, shpesh here edhe vriten mes veti, e është gjendje me përkrahë dhënien e 8200 hektarëve tokë?

A nuk është e dhimbshme kjo sipas jush?

Gjërat nuk shkojnë me inate. Unë e thashë më sipër, unë kam të drejtën e lëvizjes, ndërkaq ti jo. Por ne, nuk kemi faj për këtë. Realisht keni ju faj.

Me njerëz të korruptuar e njerëz që pasurohen vetëm duke e vjedhur shtetin, nuk ka shkuar dhe nuk ka për të shkuar asnjë vend përpara.

Më vjen shumë keq ta them, por ju, shumica nga ju, jeni keqpërdorues të djersës sonë, mundimit dhe sakrificave tona. Ju, jeni ata që 18 vjet rresht i votoni hajnat, i votuat ata që falin toka thua se janë të vetat. Ju, dëshironi të i lini aty si mbretër e vetë të ikni rrugëve të Evropës.

E Evropa, respektivisht një masë e madhe e evropianëve, nuk duan të ju shohin me sy sepse kanë gjëra më të rëndësishme për të u marr, që do të mund kishe edhe ti, por ata që i do dhe i adhuron koka jote, nuk ja u jap këtë mundësi.

Fuck the ignorance

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat