Jetojmë shtetin e rrenëve me udhëheqës rrenacakë

Opinione

Jetojmë shtetin e rrenëve me udhëheqës rrenacakë

Nga: Sinan Kastrati Më: 11 mars 2018 Në ora: 10:54
Sinan Kastrati

Ku po ju dhèm? Kjo ishte fjala që mës së pakut dy heråe e përsëriti Ramushi para “pleqve” në Kuvend. Ky ishte “hiti” i javës, sihariq i Ramushit. Në popull është e njohur shprehja “mashk`lli âsht mylk” që vetëm Kosova ka pasur “fatin” e ka këso mashkuj, si Hashimi, “pehlivan” e Ramushi ... tr... trim.  

Edhe pse po mundohem me ikur nga aktualiteti politik i Kosovës e kam të vështirë sepse “ku dhem dhami shkon guha” thuhet në popull apo mua më thonte, djali i axhës, Januzi “Po`t han uthi shpesh baca Sinan”,që bija ndesh me pushtetarët lokalë, prandaj kjo është detyrë mbi detyrat që Kosova të çlirohet  nga kjo kastë politike që po e sundon Kosovën më keq e më zi, sa s`ka më.

Java e kaluar nuk ishte më pakë e pasur me lajme senzacionale e skandale, nga kush tjetër pos nga Hashimi, Ramushi, Fatmiri e ...  Jakup Krasniqi.

E kisha mendua të flas veç e veç pë çdo njërin, për Hashimin, Ramushin e për Fatmir Limajn i cili më shumë u bë i njohur si i akuzuar se sa me “luftë” por ama nëse nuk ka fitua betejat në luftë, në gjykata po del gjithnjë fitues fitues.

Më kujtohet kur ishim të vegjël kur nënat tona, gjyshet, motrat ose hallat na ngjitshin një pullë që ishte këputur nga këmisha, na thonin “shtine ni kashte n`gojë”! Kur e pyesnim pse? Ato na thonin: “Nuk iu mirret goja para hyqmit”! Fatmiri sigurisht paska “ngrënë” shpesh kashtë e Ramushi i ngratë, jo. Ai veç me gjyks e shtyn.

Rendin as unë nuk dua me e ndjekur. Do të flas herë për nërin e herë për tjetrin. Nuk ka rëndësi se për cilin shkruaj më së pari. Të gjithë janë “të parët”.

Për Jakup Krasniqin mendova me shkruajt se si ai u gëzua për lirimin e Fatmirit por as tash nuk shprehu keqardhje për familjet e të vrarëve se për falje, ajo dihet se ata që i kanë vrarë, nuk kanë nevojë me kërkua falje por sigurisht deri në javën tjetër e ndryshoj edhe unë mendjen e do të shkruaj.

Jakupi është njeriu më kontravers e rrenc profesionist, njeri “si gaca e m`lut” që pa fije ftyre ia “uron” Fatmir Limajt, edhe ate nga “zemra” daljen “i pafajshëm” për dyshimin e vrasjes së dy bashkëvendasëve, Ramiz Hoxhës, “dajë” nga Bellanica e Selman Binishit nga Banja.

Fjala më”e butë” për Hashimin do të ishte fjala “mashtrim” për të cilën shumë politikanë ia kanë lakmi Hashimit që është mashtues e edhe ata dëshirojnë të jenë si ai por nuk munden. Kështu, shtypi i jonë, do të shkruante për Hashën “Si e mashtroi Hashim Thaqi ish prokurorin e Hagës ...” ose “Biografia e blerë me para të shtetit nga presidenti Thaqi- akuzat e ish prokurorit”; “Mazrekaj: Sipas Hashim Thaçit, Haradinaj qëndron prapa atentatit ndaj gazetës “Bota sot”, në vitin 2002 në Cyrih të Zvicrës”, Bota sot,  9 mars 2018 ,shkrim i cili flet për dy ”ftyrat” kryesore të ”Republikës” së Kosovës, shtisit apo mashtruesit, Hashimit dhe Ramushit i cili pa përtesë “i mshon gurit me krye”;  “Limaj i pafajshëm për vrasjet që i mori përsipër Shtabi i Përgjithshëm” Insajderi,0 9.03. 2018; “Hashim Thaçi premtim protestueseve - Mitrovice 1999”, ky shkrim flet për premtimin e Hashimit jo për “vizat” po për bashkimin e Mitrovicës dhe k`thimin e puntorëve shqiptarë në Veri”

“Rrëfimi tronditës i Heroit Metush Krasniqi”, që flet për Adem Demaçin dhe Hydajet Hysenin dy përqarësit, dallaveregjinjët e marksistë-leninistët e fundit në Evropë.

Kishte edhe një “reagim” qesharak nga dredhagjiu-Hyda.

Hydë, ty me të lënë me folë, kush shuplakë nuk mundet me të ra por pse more Hydë nuk reagove kur disa nga ato personalitete ishin në jetë, si Kadri Mani psh ?

Ramushi e quan Blerim Rexhën Hajn ordiner (“Haradinaj: Blerim Rexha është hajn ordiner”). O Ramush, a ka hajna më të mëdhenjë që jetojnë në luks e nga haraqi si ti e Hashimi?

Hashim e Ramush, as Hans Christian Andersen nuk do të gjente personazhe më komplete se sa ty e Hashimin, Jakupin e ... Fatmirin, po të kishit lindur ju në kohën kur jetoi ai.

“Lumnije Thaçi thotë presidenti i vendit nuk ka pasur ndikim në emërimin e saj prodekane”
Bashkëshortja e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi,ka folur për herë të parë pas lajmit për zgjedhjen e saj si Prodekane në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit të Mitrovicës ‘ Isa Boletini’
. Lume, a mendon se të beson kush? Kullot sa të mundesh oj Lume se “Molla pik`ner mollë ” e “çka bân maca, han mi”!
Dhe prap, në fund e zgjodha dylberin drenicak, “Jakup Krasniqi-Fatmir Limajt: Urime nga zemra, të priftë e mbara!” është titulli i një shkrimi të Jakupit për Fatmirin.

Qe çka shkruhet para se të shpallet “Pafajësia” e Fatmirit.

Shkrimi që më së shumti mua më preku ishte ai “Na fal Enver që të këqyrem si djalë “spiuni”! për të cilëin, një mendje e shëndosh e ka të vështirë ta komentoj. Po citoj disa fjalë e pastaj, lexuesit po ia dërgoj titullin e shkrimit të plotë.

Për Enverin: “Pak njerëzve u lexohet më shumë dhimbja në sy sesa ish-pjesëtarit të UÇK-së, Enver Hoxha. Trishtimi i tij është i njëjtë si sot e 20 vjet më parë.

Ajo mëri që i del prej shikimit të thellë të syve, buron nga enigma se kush ia vrau babanë më 2 tetor 1998 dhe lufta e vazhdueshme për ta hequr prej ballit tiketën e “birit të spiunit”.

Për “dëshmitarët; “Në gjithë këtë proces, më së paku ka rëndësi nëse dikush do të shpallet fajtor apo i pafajshëm. Më e rëndësishmja është se dy civilë pa fije faji janë vrarë nga UÇK-ja; familjet e tyre janë njollosur për vitet të tëra; dhe mungesa e ndjeshmërisë së shprehur prej ish-drejtuesve të UÇK-së për këto dy viktima. Mungesë totale dhimbjeje kanë shprehur Azem Syla, Bislim Zyrapi, Sokol Dobruna, Rexhep Selimi  e Jakup Krasniqit në këtë proces gjyqësor.”

Pse politikanët nuk duan gjykatë speciale por vendore: “Kur i lexon ato e gjen arsyetimin se pse klasa politike e dalë nga lufta është kundër Gjykatës Speciale: ata kanë kryer krime të tmerrshme.”

Në gjithë politikën për ta penguar drejtësinë, klasa politike “ka kërkuar prokurori dhe gjykatë speciale vendore për hetimin dhe gjykimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së.”

Kur prokurorët dhe gjyqtarët deklarohen publikisht: “Në kohën kur del një prokurore shqiptare dhe ngrit aktakuzë kundër një komandanti të fuqishëm të UÇK-së, nuk gjen gjyqtarë që më të njëjtin guxim dhe profesionalizëm do të gjykonte bazuar në atë aktakuzë.

“Është rast sensitiv, i kam dy fëmijë dhe duhet të kem kujdes”, kishte thënë një gjyqtar shqiptar kur i kishte rënë të gjykonte një komandant lufte.

Si njeri i drejtësisë, ai nuk e kishte zemrën dhe mendjen me viktimat, por me të akuzuarin se çfarë mund të pësonte apo përfitonte prej tij.

Në këto rrethana, natyrisht se klasa politike do të kërkojë “prokurori dhe gjykatë speciale vendore për krime lufte”, dhe do t’i kundërvihet Gjykatës Speciale me seli në Hagë.”

Titulli dhe linku i tekstit:

“Na fal Enver që të këqyrem si djalë “spiuni”! Insajderi, 07.03.2018 12:03 me autor, Vehbi Kajtazi

Pak njerëzve u lexohet më shumë dhimbja në sy sesa ish-pjesëtarit të UÇK-së, Enver Hoxha. Trishtimi i tij është i njëjtë si sot e 20 vjet më parë. Ajo mëri që i del prej shikimit të thellë të syve, buron nga enigma se kush ia vrau babanë më 2 tetor 1998 dhe lufta e vazhdueshme […]

Jetojmë shtetin e rrenëve me udhëheqës rrenacakë

“Jetojmë në rrenën e quajtur shtet i pavarur dhe funksional. Mund të jemi pavarësuar nga Serbia, porse jetojmë të okupuar nga një klikë e tërë. Zgjidhja mbase është që klika nis t’i zbulojë sekretet për njëri-tjetrin..., që mbase do të duhej të ishte fundi i natyrshëm i tyre. Porse që njëkohësisht duket një ëndërr e largët” (Flaka Surroi)

Po i lë politikanët, me një shprehje të bilbilit të Brojës “Jemi në fazën përfundimtare të integrimit të Kosovës në BE dhe NATO”.

E tash po kthehem në Turjakë, në fshatin tim të lindjes

Sytë e mi e tut, kurr mas u pjekshin1*

Rexhep Jupën e Sylë Sahitin i kish pas thirrë në Iftar Rexhep Berisha, i mahallës së Goqëve.

Baca Rexhë a kân baba i Jupës e nipi Jup Agës nga Turjaka. Ai ka lân shumë fjalë edhe pse nuk a kân pleqnar e as i njohur por a kân babullah, bablok, i pa sherr “akrun” me kohën.

Besa shpesh njerëzit janë thirrë në fjal`t e ti. Nejse, prap po dal te Rexhep Berisha e te Rexhep Jupa e Sylë Sahiti.

Pakë para Iftarit nisen për rrugë baca Rexhë e baca Syë për me shkua te Rexhep Berisha. I mushin kutiat me duhan e kani paqetë me duhan të maqinës dhe shkojnë. Baca Rexhë e pinte shumë duhanin dhe kur vinte Ramazani, duhej me u ru prej ti se të gjuante me kapuq mas me pas tjetër send në dorë.

Kur shkojnë aty hoxha i Ramazanit i merr me ters. Si båjnë Iftar, hoxha i shtin me fla Namazin e Akshâmit. Baca Rexhë nuk e kish thit dy herë cigaren dhe e gjuan. Pas akshâmit, as dy cigare nuk i pinë e hoxha e thirr Ezanin me i falë Namazin e Jacisë e të Taravisë, afër 120 minuta të gjatë. Prap baca Rexhë nuk mundke me e dhez¨asnjë cigare. Pas Taravisë, i zoti shpisë kish pas qef me e knu ni Mevlud që ishte edhe ma i gjatë se Taravitë. Tamun i kryn` Mevludin, baca Sylë lyp izë me u qu e baca Rexhë mbetet aty. Masi e hanë Syfyrin, meniherë hoxha bahet gati me falur Namazin e Sabait e Baca Rexhë mbetet githë naten pa pi duhan. Kur ja jep ferki i sabahit baca Rexhë qohet e i thot hxhës: “Hoxha, sytë e mo e tut, kurrë mos u pjekshin mâ”!

Me pas ni m`sus, ish si me pas ni kuder

Baca Bali, axha im, nuk folte gati kurrë në odë, i dëgjonte më të medhenjët, babën Imer, Bacën Shit (Reshitin) e babën (Ukën) por kur folke, e shemke. A kân puntor i madh. I ka k`qyr kitë dhe e ka punua tokën. Besa, hiç ma të t`mequm s`ka pasur por e ka respektua më shumë se të tjetrët “vijen institucionale”.

Njëherë, kur Jakupi filloi me punua si mësues në Lubizhdë, vinin shumë musafirë, krejt mësues e baca Bali thonte “ Me e pas ni m`sus në sh`pi, ish si me pas ni kuder”

Baca Bali për Idrizin, djalin e tretë pas Mstafës e Jakupit, tash në Norvegji të cilit nuk ia shihte kush hajrin thonte: Idrizit ja kum n”shu kapresin si pelës se Sadri Alushit!

1* mu pjek, mua takua, me u pa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat