Grua e këtij shekulli

Opinione

Grua e këtij shekulli

Nga: Gjyla Çeliku Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:36
Gjyla Çeliku

Ajo ishte e vendosur. Vazhdonte të luftonte në këtë shekull, po në këtë shekull që akoma partitë politike në platformat e tyre promovonin kanalizimet dhe ujësjellsin, po në këtë shekull ku pozita e gruas dominohet nga maskulistët e pacipë, kurse në anën tjetër grinden burrë me burrë për një copë karrige, mik me mik të transormuar në armik, gra politike me njëra tjetrën armike, populli i harruar nga të dy palët, luftë në mes veti, jo për popull, por luftë interesi. Ajo luftonte për të intergruar gruan në politikë sepse i beson gruas dhe vlerave të saj, ishte e dëshpëruar nga sukseset e meshkujve nëpër shekuj, ndaj mendonte se gratë dinë të realizojnë kërkesat e popullit dhe politikat e perspektivave shtetërore. Asaj i dhimben studentet e politikës kur i thonë"Ne nuk kemi asnjë të njofshëm që do na ndihmonte t'na afronte me politikën që të dëshmojmë profesionin tonë, më mirë të studionim mjekësinë që s'ka as dy lidhje me politikën, më shpejt do pozicionoheshim në profesion".

Vazhdon tjetra studente e gazetsrisë "Unë jam nënë, s'e dua gazetarinë veç u regjistrova për t'pasur një fakultet, rrethi flet, do punësohem në administratë dhe do marr rrogën nga shtëpia, ashtu më ka mësu partia". Ekonomistja"Unë s'di a e dua ekonominë, çfarë biznesi do bësh grua në këtë shtet?". Përfundon studentja e ekologjisë "Ekologjia ishte ëndërra ime, por ç'të bëj kur nga mëngjesi na mbyt bërllogu".

Mllefosur përgjigjet studentja e juridikut "Eh profesoreshe, unë si vajzë doja drejtësinë të drejtoj në një shtet të padrejtë"... Ajo grua e këtij shekulli vazhdonte të mërzitej nga rezultatet e arritura dhe nga ardhmëria e trishtë diskriminuese dhe e pashpresë, s'dinte si t'ju përgjigjej brezave të rinj, të gjitha ishin të vërteta me vaj, por i motivonte sepse adhuronte vullnetin e tyre. Ato/ata do të luftojnë bashkë me atë, sepse e duan vendin e tyre, kombin dhe autoktonitetin në shtetin e tyre. Ajo ishte grua e këtij shekulli modern, por të dhimbshën në përmbajtjen e fenomeneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat