Serbia nën ethe-paketa serbe për Kosovë e pa vlerë

Opinione

Serbia nën ethe-paketa serbe për Kosovë e pa vlerë

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:22
Ragip Guraziu

E merkura e zezë do jetë për Serbinë, dhe kjo i ka vënë në panik,Drejtorin i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ku ka refuzuar ta komentojë informatën se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një plan për Kosovën, që përbëhet nga katër pika.

Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.Ai thotë se këto janë vetëm presione, të cilave Serbia nuk do tu nënshtrohet, që sipas tij bëhen për ta njohur Kosovën.

Mediat beogradase raportuan se Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur një ofensivë të re diplomatike për Kosovën të ashtuquajtur ‘Pakoja e Kosovës’, e cila propozon kompetenca të gjera ekzekutive.‘Novosti’ thotë se Amerika e ka një plan me katër pika për raportet Kosovë-Serbi.

Sipas burimeve të tyre, Amerika është e pakënaqur me Brukselin, dhe mënyrën se si ata po e monitorojnë dialogun ndërmjet dy vendeve.

Dokumenti SHBA-ve do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, kurse Kosova do ta formonte Asociacionin.

Ky plan thuhet se mund t’i jepet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të mërkurën gjatë vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan Wess Mitchell.

Nëse Beogradi refuzon planin e Uashingtonit, raportohet se Serbisë do t’i mohohet qasja në BE dhe do të humbasin investimet e drejtpërdrejta të vendeve të BE-së.

“Në 2005 dhe 2006 Amerika ishte shumë më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht sesa është sot, dhe tani Rusia ushtarakisht dhe politikisht qëndron në të njëjtin nivel me SHBA-të, ndërkohë në anën tjetër Kina ka tejkaluar ekonominë amerikane. Pra, në kohën kur Perëndimi ka dominuar ne nuk e kemi pranuar do të ishte e paarsyeshme tani që po dobësohet fuqia e tyre të pranojmë”. Pyetja është nëse Bashkimi Evropian do të mbijetojë duke shtuar se nëse vazhdon të jetë ai që ishte 20 vjet më parë do të ishte e paarsyeshme që Serbia të heqë dorë nga interesat e tyre kombëtare',kështu mendojnë serbët.

Frika e serbeve

Analistët serb mendojn se Vuçiq do ta kundërshtojë këtë sepse është thënë disa herë se i pranueshëm është vetëm kompromisi i ndërsjellët dhe kjo nuk është kompromis. Gjithashtu, unë jam i bindur se e kemi mbështetjen e Rusisë dhe në këtë rast. Në qoftë se kjo është vërtetë një projekt nga Amerika ne atëherë duhet të shkojmë për një mbështetje më të fortë nga Pekini dhe Moska, po ashtu t’ia dërgojmë edhe vendeve evropiane pikëpamjen e tij se në qoftë se ky është një kusht për euro-integrim atëherë nuk kemi arsye të vazhdojmë në këto mënyra.

Për ‘pakon amerikane’ reaguan ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe zyrtarë tjerë serbë.

Komandanti i NATO-s theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë drejtuar sytë drejt Ballkanit Perëndimor, të bindur në krijimin e një ushtrie më të madhe, dhe angazhimit diplomatik në rajon.

Komandanti i NATO-s: Popullsia serbe është problemi më i madh në Ballkan

Duke folur para Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Skaparoti tha se forcimi i ndikimit rus në Evropë është problemi më i madh në sferën ushtarake, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Rusia përdor marrëdhëniet me udhëheqësit e Republikas Sërpskas për të minuar institucionet e Bosnje dhe Herzegovinës.

General Skaparoti theksoi se Rusia është duke u përpjekur për të parandaluar rrugën euroatlantike të disa vendeve në rajon dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar së bashku me SHBA-në është garantues i stabilitetit në Ballkan.

Skaparoti shprehu shqetësim të thellë se mungesa e aktivitetit diplomatik kontribuon në përhapjen e ndikimit rus në Ballkan, dhe sipas tij problemi më i madh i vendit është Serbia.

“Për të rishikuar nëse Serbia apo Republika Sërbska, si një shtet, por në përgjithësi popullsia serbe është problemi më i madh në Ballkan,” raporton “Al Jazeera”. Komandanti i NATO-s theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë drejtuar sytë drejt Ballkanit Perëndimor, të bindur në krijimin e një ushtrie më të madhe, dhe angazhimit diplomatik në rajon.

Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike.

Një tendencë e Rusisë për t’u përfshi në Ballkan, sipas tij, u vërejt me zgjedhjet e fundit edhe në Mal të Zi, ku autoritetet e Podgoricës patën akuzuar Moskën dhe Beogradin për përgatitjen e atentatit kundër ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

Ndryshe, Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ka refuzuar ta komentojë informatën se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një plan për Kosovën, që përbëhet nga katër pika.

Ai ka thënë se “adresa e vërtetë” për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është - State Departamenti.

“Unë s’do të kisha folur shumë për politikën, mundem vetëm të them se për këtë duhet ta pyetni State Departamentin, nëse dikush di gjë për këtë atëherë ata janë që e dinë se kjo është e tëra që mund ta them. Nde gjithsesi kemi paketën serbe për Kosovën e Metohinë, por kjo është paketa jonë”.

Vulin:Nuk i nënshtrohemi presioneve për njohjen e Kosovës

Raportimi i medieve serbe sot se Amerika do t’ia prezantojë një plan katër pikësh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Kosovën, ka shkaktuar shumë reagime në Serbi. Sipas atij plani, Kosova do ta formonte Asociacionin, kurse Serbia nuk do ta pengonte Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.

Ai thotë se këto janë vetëm presione, të cilave Serbia nuk do tu nënshtrohet, që sipas tij bëhen për ta njohur Kosovën.

“Serbia nuk do të bëj asgjë që është në kurriz të interesave jetike për Serbinë, dhe nuk ka presion që na bind të pajtohemi për njohjen e Kosovës”, tha Vulin.

Vulin thekson se Serbia asnjëherë nuk do ta ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës.

“Kjo nuk është hera e parë që ushtrohet presion mbi qeverinë serbe dhe Vuçiqin. Pra të gjithë mund të shkruajnë dhe spekulojnë, por Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Diskutimet tona me qeverinë e Kosovës kanë qenë në mënyrë që njerëzit në territorin e Kosovës të jetojnë më mirë”, tha ministri serb i mbrojtjes.

Ai ka kërkuar themelimin e menjëherëshm të Asociacionit, çka sipas tij mundëson që Serbia të mbetet e pranishme në Kosovë.

“Prishtina nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit. A mendon dikush se Prishtina në këto katër vite që ka dështuar me Asociacionin po e ndihmon pavarësinë? Marrëveshja e Brukselit është shumë e rendësishme, dhe ajo nuk ka gjasa të negociohet përsëri”, deklaron ministri serb.

“Bashkësia e komunave serbe është përcaktuar nga marrëveshja e Brukselit, dhe nuk mund të jetë subjekt i negociatave të reja. Ne kemi negociuar tashmë për të, dhe ajo duhet vetëm të zbatohet. Nuk duhet të bëjmë lëshime në diçka që e kemi arritur”, përfundoi Aleksandar Vulin.

Ky reagim i ministrit serb erdhi pasi gazeta serbe Novosti raportoi për një plan që Amerika do t’ia paraqesë Serbisë në lidhje me Kosovën.

E merkura e zezë do jetë për Serbinë, dhe kjo i ka vënë në panik,Drejtorin i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ku ka refuzuar ta komentojë informatën se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një plan për Kosovën, që përbëhet nga katër pika.Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.Ai thotë se këto janë vetëm presione, të cilave Serbia nuk do tu nënshtrohet, që sipas tij bëhen për ta njohur Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat