Dokumentari për Nënën Kade

Opinione

Dokumentari për Nënën Kade

Nga: Milazim Maraj Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:53
Milazim Maraj

Ky dokumentar u shfaq më rasti e promovimit të librit”Paraardhësit” nga autori Muharrem Blekaj. Vërejta në sallë të gjithë qanin. Ishte tregim prekës. Madje ishte shumë i gjatë më plot argumente bindëse. Të dhembshme. Tragjedi të tilla në këtë gadishull  njohin vetëm shqiptaret dhe këtë për kushtin të mos jenë, të mos ekzistojnë në asnjë formë, në asnjë fe. Është vështirë të jesh shqiptarë në Gadishullin tonë Ilirik thash më vete.

Çdo pasus ishte edhe më prekës së i pari. Në sallë identifikova edhe nga ata që nuk ishin në varrimin e Xhemailit por tani qanin. Por sikur mendja mu fiksua në dy sekuenca. (Përcillej nga spiunet pa ndërprerë), dhe fotografia e SHKA”Hysni  Zajmi” në Vrellë.  Pra kjo nuk ishte luftë për pushtet. Kjo ishte luftë për të ekzistuar si komb. Si shqiptarë. Serbi, Rusia dhe Turqia nuk na donin të ekzistonim si komb. Kjo i pengon edhe sot.

 Kjo fotografi më ktheu prapa për pesë  dekada. Organizata e Rinisë së këtij fshati ishte shumë aktive. Por orientimi i aktivitetit nuk ishte në favor të saj dhe ardhmërisë së saj. Më zgjedhjen e Muhamet Vuthaj kryetar i Rinisë filloj një aktivitet i ri. Por edhe reagimi i Komitetit të PKJ në Istog ishte i shpejt. Nga anëtaret e rijnë që ishin nxënës të gjimnazit atëherë “Ivo  Llolla Ribar” tani “Haxhi Zeka” doli kërkesa të formojmë shoqërinë kulturore artistike në fshat. Të gjithë e pranuan. Por në mbledhjen e ardhshmë kishin ardhur aktivist të LKJ, nga fshati dhe Komuna.

Ata na treguan së nuk ka nevojë të themelohet  shoqëria ,së ajo qenka e themeluar qysh moti në Kohën e Ramë Alisë. Tani këtu mësuam së kjo shoqëri e paska emrin “Sokollovi”. Në fshat ishin dy instrumentalista  autodidakt, Zeqir Demaj dhe Sinan Rugovaj  njerëz shumë të mirë dhe kishin dy Harmonika. Këta dinin disa melodi shqip por mbrëmja nuk përfundonte pa vallet serbe, Çakaçak, moravac, zhikirno këto valle i kërkonte një  tetëshe  të rinjsh në fshat. Këto ishin valle që ekzekutoheshin nga këta instrumentalista dhe luheshin nga një grup i vogël të rinjsh që e kishin kryer shërbimin ushtarak dhe këto valle atje i kishin mësuar atje. Emri  i shoqërisë “Sokollovi”nuk u pëlqeu askujt. Ishte emër serb, në Vrellë nuk kishte asnjë serb ishin arsyetimet e të rinjve.

Sado që në fillim ndërrimi i këtij emri  u duk i thjeshtë dolën shumë probleme, thirrje, në pyetje të kryetarit Muhamet Vuthaj, pastaj edhe Sadik Vuthaj  u morën edhe anëtar tjerë, u kërcnuan, u sugjeruan që të i vejnë gishtin kokës çka po bëjmë, flitej që  ishin marr në pyetje edhe disa mësues. Propozimi jonë më këmbëngulje ishte që SHKA të merr një emër nga fytyrat eminente të historisë dhe kulturës shqiptare.  Këtë nuk mundë ta kaloni na tha shkurt Muhamet Maxharraj i cili ishte kryetar i rinisë në nivel të Komunës në Istog. Pati disa propozime të dëshmorëve shqiptarë të luftës së dytë botërore.  Më në fund si kompromis erdhi emri “Hysni Zajmi” kështu edhe shkolla mbante emrin. Hysni Zajmi ishte mësuesi i parë që kishte hapur shkollën në gjuhën shqipe në Vrellë.

Atëherë për këtë emër pranuan dhe e përkrahen edhe komunistet shqiptar. Problemi i dytë që ishte shtruar për regjistrim të shoqërisë ishte nxjerr nga serbet në Istog ishte (shoqëria nuk mund të regjistrohet sepse nuk ka vajza). Ky kriter nuk ishte shtruar për emrin “Sokollovi”kështu kishte qen reagimi i kryetarit të rinisë Muhamet  Maxharraj. Pasi që ky kusht ishte i domosdoshëm filluam të mendojmë çka do të bëjmë. Askush nuk i lente vajzat të vinin në aktivitete të tilla. Atëherë foli Idriz Dakaj, unë po flas një herë më Nafinë(Shoqja e Irizit)  nëse ajo pranon.

Po edhe Smajl  Mahmuti Blakaj pranoj që ta sjell vajzën e vet Mirën Blakaj, kurse unë  më lejen e babës tim Fazli  Ramë Maraj e mora motrën time Atije Maraj. Shoqëria Kulturo Artistike “Hysni Zajmi” në Vrellë u regjistrua. Formuam grupin (Dramatik) dhe filluam përgatitjen e dramës së parë “Hamarrja” pastaj edhe më dramat tjera si “Fosilet”, Ajshja” etj. Në këtë Dramë morën pjesë fillimisht femrat që i përmendëm e pastaj numri i tyre u shtua. Përgatitjet i bënim në kushte shumë të vështira.

Nuk kishim asgjë përveç vullnetin tonë të zjarrtë që ta realizojmë qëllimin.  Kjo gjendje sado pak e përplasi gjendjen në fshat, kishte pro dhe kundër, por me dramën “Fasilet “ u fiksua thënia  “Qentë lehin dhe karvani ec” kjo  thënie  pati ndikim edhe në përzgjedhjen e dramës. Data për shfaqjen e dramës ishte zgjedhur 28 Nëntori por se do të thuhej për nderë të 29 Nëntorit. Tërë përgatitjet u përcollën më pengesa,shantazhe, fyerje, batuta ofenduese, për të gjithë por në veçanti për tre femrat që kishin thyer këtë akull barrikadë, kishin hapur rrugën edhe për femrat tjera. Sa më shumë ofrohej shfaqja aq më shumë shtoheshin reprezaljet dhe shantazhet.

Të rijnë të pjekur i iknin deri në maksimum konfliktit më bashkëfshataret e pa shkolluar dhe të  keq informuar, të përdorur nga UDB pa e ditur demin që po bënin vëllezërve të vet. Por një natë kur i kishim marrë edhe armët e gjuetisë nga xhahtaret  e fshatit për të emituar në  dramë gati ndodhi një ekses. Disa dritare tani më i kishin thyer. Në sillnim dru nga shtëpia për të u ngrohë sado pak. Dikush nga errësira shtyu qyngun e stufës më forco nga jashtë. Stufën e kapi Hysen Idriz  Dakaj dhe e nxori jashtë kurse Zymer  Kadri Blakaj që kishte pushkën e axhës Sadik shtiu më armë në drejtim të personit që po ikte në errësirë.

Ditën nesër nuk pyetej kush po i pengon të rinjtë e fshatit por kush ka shti më armë. Por  edhe këtë e mori përsipër kryetari i rinisë në  Komune Muhamet Maxharaj e mbuloj këtë ekses dhe askush nuk u arrestua. Shantazhi i radhës për të pengua këtë shfaqje ishte kallja e shkollës e cila ishte përtej rrugës ku gjendej salla  ku i bënim përgatitjet.  Në shkollë ishte punëtor teknik, Idriz Dakaj, këtë për shkak të aktivitetit të tij patriotik e kishin degraduar nga sekretari i shkollës që ishte më parë në kurim dhe Idrizi kishte pranuar të punoj si punëtor teknik.  Kur thirrën ndihmë se u kall shkolla të gjithë ne dolëm më sëpate të shkollës dhe me kazma që i kishte shkolla arritëm  ta izolojmë zjarrin. Nxorëm nga shkolla arkivin dhe inventarin në ndihmë erdhi i terë fshati edhe pse ishte gati gjysma e natës.

Por kur erdhi milicia dhe na pa mbi kulme të shkollës më veshje kombëtare na u sulën dhe na nxorën më kërcënime nga oborri i shkollës ne ve që e shpëtuam shkollën. Idriz Dakaj u arrestua më akuzën së e ka djeg shkollën. Dënimi kërkohej nga organizatat politike të fshatit. Ishin përgatitur ciceronet politik të flasin. Në mbledhje të Rinisë kishte ardhur kryetari i Komitetit Komunal Bajram Vuthaj. Ai filloj fjalimi më një krahasim të pa pranueshëm ndoshta jo më qellim. “Rinia është si një këmishë e bardh që një njollë sa do e vogël të jetë hetohet menjëherë” Reagimi ishte i shpejt dhe i ndërroj kahen edhe diskutimit të personave aq të pushtetshëm. Rinia nuk është këmishë as e bardh dhe as e zezë. Ju e keni burgos njeriun që do të digjej vet për të shpëtuar shkollën.

Po të ishte djegur Xhamia do ta kishit bindur fshatin  se  ka djegur Idrizi por për shkollë nuk do të u besoj askush. Pati edhe shumë kritika dhe mbledhja u ndërpre. Po thuaj më shumë pak ndryshime kishin dal edhe konkluzionet nga LS dhe LK e fshatit. Idriz Dakaj tregon së njerëzit që e kanë përkrah qëndrimin e rinisë ishin: Fazli Rama Maraj, Sylë Rama Dreshaj,Lush Tahir Bicaj, Muhamet Tafë Maxharraj, Muhamet Adem Vuthaj dhe Sadik Rexhë Vuthaj.  Kurse në organizatën e shkollës e kishin përkrahur: Hazize Bicaj, Xhafer Bicaj,Gani Baloku, Rexhep Hasanaj, Gjejrane Bojku, Sabernaze  Ulaj. 

Idrizi ishte liruar nga paraburgimi dhe drama arriti të shfaqej më 28. Nëntor të vitit 1970 dhe u tha së shoqëria shfaq dramën për nderë të 29. Nëntorit. Deri në vitin 1990 vetëm një herë kemi arritur ta festojmë 28.Nëntorin dhe kjo ka ndodh në vitin 1968 më përgatitje të Idriz Zeqiraj. Gjithnjë programi para së të shfaqej është dasht të dërgohet në komunë për të marr lejen për shfaqje. Drama  në këtë formë shfaqej për herë të parë në fshat. Kishte shumë të interesuar, deri sa nuk ju premtuam së do ta shfaqim sa herë të ketë nevojë njerëzit nuk u larguan nga dera e sallës.

Drama u shfaq  të nesërmen dy herë u prit shumë mirë nga bashkëfshataret tonë dhe më tutje filluan të bijën  pengesat për përgatitjen e  dramës. Por dhuna dhe përcjellja e organizatorëve u shtua pa ndërprerë. Shumë familje pësuan. Por aktivitetit i tyre nuk u ndal kurrë deri në Çlirimin e vendit. Ky dokumentar flet më shumë së çdo roman, së çdo tregim andaj për punën tuaj  që nuk është më pak e rëndësishme se ajo ilegale,ju përgëzoj i ndëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat