Ky vend është i tëri një makth tronditës

Opinione

Ky vend është i tëri një makth tronditës

Nga: Edison Ypi Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:48
Edison Ypi

Ky vend është i tëri një makth tronditës pafundsisht i bukur. Është e mërkurë, por të duket e premte. Pas së enjtes vjen e marta. E hëna zgjat tre javë.

E shtuna dhe e djela mungojnë me vite ose nuk çfaqen kurrë. Kodrat i bien flautit. Liqeret luajnë në Harpë. Erërat në violinë. Lumi krrusur mbi piano. Interneti nuk është shpikur. Selfie nuk bëhen. Televizor nuk ka. Qiellin e prek me dorë. Peshqit e liqereve kullosin nëpër korije. Lushnja me Elbasanin bëjnë dashuri mbi një varkë në Liqerin e Belshit nën një hënë të plotë. Gjermania përtej gardhit. Italia prapa derës. Amerika po bën muhabet me ca djem në kafene. Elbasani po ha tavë dheje. Skrapari po ja lyp Kolonjës.

Përmeti po bën qef me Tepelenën. Shkodra me pantallona të shkurtra dhe gjysmat e cicave përjashta ta bën me dorë ta marrësh deri në Laç. Lezha topless po lan Benzin me ujë pusi. Puka me flokët që ja merr era kah Mirdita ka ndalur anës rrugës se i është çpuar goma. Në horizont kullosin re si dele të bardha që i ruan një bari me gunë sa Tomorrica dhe kërrabë sa Shpiragu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat