Marrja e kompetencave kryetarëve të komunave, nga MASHI, veprim sa politik po aq nënçmues!

Opinione

Marrja e kompetencave kryetarëve të komunave, nga MASHI, veprim sa politik po aq nënçmues!

Nga: Mehdi Memeti Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:02
Mehdi Memeti

Në këtë kontekst, vendimi i MASH-it, për të shfuqizuar dhe poshtëruar skajshmërisht kryetarët e komunave opozitare, për t`ua  kufizuar  mandatet e tyre, është një veprim sa politik po aq edhe nënçmues,së paku kështu vlerësohet në opinionin e gjërë. Duke e bindur veten se marrja e kompetencave tër arsimit për 9 muaj,kryetarëve të komunave, demonstrojnë forcë qëndrore politike,duke e vërtetuar skajshmërisht papjekurinë politike .

Vlerësojmë se nuk ishte e nevojshme të ndodhë një gjë e tillë, për arsye se ngushtohet veprimtaria e vetqeverisjes lokale.Në vend që tu zgjerohen kompetecat komunave ,fatkeqësisht ndodhë e kundërta,po ua ngushtojnë ingirencat, që nuk është në interes të “ demokracisë”dhe të vendit.

 Ky veprim nga MASHI-i, kuptohet me përkrahje nga qeveria ,respektivisht MASHI-i, sjell dëshprim tek qytetarët,respektivisht votuesit që kanë votuar në zgjedhjet komunale.Po të kishte shkelje ligjire,siç thuhet nga MASH-i,le të merren masat sanksonuese  sipas ligjit ndaj kryetarit të komunës, por jo edhe  kompetencat për arsim. Kjo  është një ide vërtet e rrezikshme që po na ndodhë jo vetëm tani, por në vazhdimësi, për këta plot 27 vite . Këto veprime të gjertanishme politike me marrje të kompetencave, kryetarëve të komunave,veçanërisht të arsimit, vërtetë është bërë “demode”, kaç e fug-vine e hiç-, hiçe kët - vine at , jo rastësisht, kemi rënje të procesit mësimor, demoralizim të skajshëm të punonjësve arsimor,prindërve ,nxënësve,etj.

Ky është një lajm i keq për arsimin në Maqedoni ,në veçanti për shqiptarët.Veçanërisht, në momentet kur tentohet drejt reformave , me projekte nga më të ndryshmet evropiane. Është gjithashtu një lajm i keq edhe për Ndërkombëtarët.?

Kuptohet,vështirësitë e mbetjes në pushtet të BDI-së, e bëjnë të vetën, pavarësisht asaj se thiren në frymën e demokracisë,duke haruar vullnetin e popullit  që shprehet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Sa janë të ndrshme? Ngelet një temë dhe dilemë e madhe…

Njëherë e përgjithmonë duhet kuptuar politikanët tanë se: Pushteti”,nuk mund të bëhet pronë private,por ngelet vakëf, vetëm me qira. Pushteti ,duhet të jetë gjithmonë i kufizuar duke luajtur rolin e rëndësishëm për kuptimin e një demokracie liberale.Përjetojmë vërtetë një kohë, ku mosbesimi ndaj politikanëve është i lartë, të një establishmenti politik të korruptuar,që dalëngadal po vihet në pikëpyetje ?

 Përfundojmë: Se përpjekja e BDI-së,për ta ushtruar pushtetin edhe më tutje, që është  më se e saktë, por, kuptohet pa efektin e duhur, sepse fuqia nuk matet me forcë, por me padurimin e të tjerëve.Kjo i ngjanë një sistemi Stalinist,sa imponuese po edhe aq çnjerëzore,kështu së paku konstatojnë edhe ekspertë,opinion bërës,analistë si brenda edhe jshtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat