Votojeni Demarkacionin

Opinione

Votojeni Demarkacionin

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:50
Ragip Guraziu

Edhe aty kur punët vijnë (PISKË), jo gjithherë,deputetët duhët të jenë të vetëdishëm,( në rastëse unë kamë kuptuar diç,8200 hektar tokë po dëmtohemi),por në rastse votuesit-ata qe kanë dhënë votën e tyre si gjithëherë,thuhet e shenjtë,e gjithë ne ,me pak dallime, tani po na imponohet po thotë dikush,ta kalojmë këtë pengesë,se po na presin edhe pengesat tjera,bile edhe kufiri me Serbinë, inshalla nuk na detyrojnë që të na futet Serbia kendej gardhit,në Merdare, se deri aty veq është.

Epo jo rallëherë thuhet se shqiptari është më i fortë se guri…

Egersira, Gruevski, ju turr Talatit, si qeni i nukt,që leh e nuk të kafshonë. Por Maqedonia miraton ligjin e gjuhës shqipe, Talat Xhaferi i reziston presionit fizik të Gruevskit, edhe tiullin lartë,ia kushtova mu Talat Xhaferit se e kryti,edhe pse dikujt nga ne nuk po I pelqe bash tamam,VV-së, por çka do bëjmë ne ku me e pas edhe një Talat Xheferi, se na shkoi toka, sepse për 20 vite rresht,asnjë Qeveri, Kuvend, President, mos rrehin gjoksin,se bash ju e sollët Kosovën në këtë gjendje. Kjo ligjisrtatur politike,me fitue jo se jo,por sa ma larg me e largue Serbinë,se mos vallë do na vije deri tek Qafa e Duhlës?!

Talat Xhaferi, më i fuqishëm se duhet

Nën një atmosferë tensioni ekstrem, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar për herë të fundit ligjin për përdorimin e gjuhëve, megjithë rrethimin kërcënues të podiumit të kryesisë nga deputetët e opozitës dhe konfrontimin thuajse të dhunshëm mes ish-kreut të tyre Nikolla Gruesvski dhe krye-parlamentarit shqiptar Talat Xhaferi. Mazhoranca e LSDM me partitë shqiptare miratuan me 64 vota pro dhe asnjë kundër, duke anashkaluar amendamentet e panumërta të opozitës VMRO-DPMNE, me të cilat ata kërkonin shtyrjen e pacaktuar të legjislacionit. Krahas presioneve brenda seancës, një grup i qytetarësh ishte grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar dhe kërkuar që ligji të mos miratohej. Protestuesit kanë brohoritur “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit.

Xhaferi i tregon vendin Gruevskit

Në tentativën e tyre për të ndaluar mbajtjen e votimit, deputetët e opozitës rrethuan podiumin e kryetarit Xhaferi, ndërsa Nikolla Gruevskit i ngjit në ulësen e krye-parlamentarit shqiptar dhe tentoi t’i merrte dokumentacioni. Pasi i rezistoi kërcënimit të Gruesvkit deri në përfundimin e punës me dokumentacionin, ish-oficeri shqiptar u ngrit dhe i bllokoi rrugën Gruevskit me trupin e tij, çka e detyroi këtë të fundit të tërhiqej. Pas miratimit të ligjit Xhaferi, në një prononcim për media tha se nuk i takonte të gjykonte sjelljen e Gruevskit ndaj tij. 

“Në mandatin tim nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në një Kuvend si ai i 24 dhjetori i 2012 dhe 27 prilli i vitit të kaluar. Sjelljen e Nikolla Gruevskit, sot deputet, dje kryetar i VMRO-DPMNE dhe kryeministër, mendoj se nuk ka nevojë unë ta komentoj, pasi vlerësimin e tij do ta japë çdo qytetar që ka përcjellë seancën e sotme. Sjellja e një pjese të deputetëve nuk duhet të kuptohet si provokim në marrëdhëniet ndër-etnike. Kjo është pasqyrë e atyre që veprojnë ashtu dhe me siguri nga pozita që kanë, nuk mund të kuptojnë akoma se janë opozitë”, u shpreh Talat Xhaferi, i cili me qëndrimin e tij mori lëvdata nga shumë qeveritarë shqiptarë të rajonit.

Kosova uron ligjin maqedon të shqipes

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës kanë uruar deputetët e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhët. “Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderojmë kolegët e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme (djeshme) shënon një hap atë rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”, ka deklaruar Kadri Veseli. Në të njëjtin ton ka folur dhe kryeministri Haradinaj.

“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është hap madhor i realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësisht i respektimit të vlerës qytetare në një shtet me synime demokratike”, tha Haradinaj. Ndërkohë kryetari i opozitarëve maqedonas OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski, ka mbajtur konferencë për shtyp pas miratimit të Ligjit të gjuhëve, ku tha se partia e tij do të dorëzojë padi penale për kryetarin Talat Xhaferi, për shkak se sipas tyre, ai ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Sot kishim shkelje flagrante të Kushtetutës. Zaev dhe LSDM dëshmuan se duan që të na çojnë drejt humnerave. Qeveria refuzoi që ligji të përmirësohet dhe nuk diskutoi për amendamentet e tona. OBRMPDUKM do të ngre padi penale ndaj Talat Xhaferit, për shkelje të Rregullores së Kuvendit”, mendojnë maqedonasit…

Ky ishte një skenar i DUI-BDI me vëllezerit e DPMNEs.....Të dy partitë humbëse deshtën të fitojnë poena politike ....Jemi mësuar me mashtrimet e këtyre kriminelëve....Me këtë ligj nuk zyrtarizohet shqipja...por vetëm permisohet perdorimi i saj... Një komentues shqipatr-maqedonas.

Por edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk është se e ka pëlqyer,ka reaguar si komentuesi më lartë por pak sa më ndryshe.

Por kush do na urojë neve pasi ta votojmë Demarkacionin me Malin e Zi?!

Sipas sondazhit të OKB-së, Kosova e Shqipëria ndër më të korruptuarat në botë.Ndërsa Kosova në listën e 149 vendeve të botës, të përfshira në sondazh, renditet në vendin e nëntë, Shqipëria renditet e nëntëmbëdhjeta. Po tani na erdhi lajmi tjetër,Njoftim nga Haga:  Janë mbledhur gjykatësit e Speciales... Hëmmmm

Dhurata do kemë bile edhe sa që do të ngopemi, por çfare se.........

Disa deputet të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës u përfshirn në një përleshje fizike dhe verbale gjatë seancës së  parlamentare lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ndryshe, pas kësaj përleshje, LDK vendosi që në këtë debat të abstenojë, kjo bëri që edhe votimi për mocionin e VV-së të dështoi pasi që nuk pati kourum në sallë.

Edhe një marre e turpshme në Kuvendin e Kosovës

Cirku politik PD - VV, nuk ka të ndalur, ka disa vite që vazhdon në mënyrë jo politke ashtu siç quhen këto parti por perdorin dhunën, përleshjet fizike si dhe shkaktojnë atë.Për këtë sa herë këto dy parit tentojnë të shesin patriotizëm përdorin dhunën sepse nuk janë parti politke por banda. Zoti e ruajt shtetin e Kosovës se.....

“Besoj se përleshja fizike, ka zanafillën në inflirtimin e SHIK-ut në VV, me ç’rast arriti ta ndajë në dysh këtë parti. Pikërisht Liburni, që është me Albinin, e kuptoi dobësimin nga ndarja, andaj u shfry tek ata që e kanë planifikuar.

100 thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët, i zgjodhëm disa prej tyre

E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

 Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

 Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).37. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat