Deputetë, mos luani me zjarr, Toka është e jonë!

Opinione

Deputetë, mos luani me zjarr, Toka është e jonë!

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 18 mars 2018 Në ora: 14:03
Hashim Thaçi, Teuta Rugova dhe Ramush Haradinaj

OBS! Nuk është se nuk i kam mendua pasoja e (mos) ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi por u bazova në fjalet e urta të popullit tim “Nejen e prishin ata që dinë s`flasin dhe ata që s`dinë e flasin”. Ma merr mendja se deputetët e aq më pak ministrat, kryeministri e kryetari i “shtetit”, nuk e kanë këtë të drejtë. Këtë të dejtë nuk e ka pas as “baba davlet, sulltani e as krali i Srebisë, “zhumpani” e nuk do ta ketë as Hashimi.   

Deputetë, mos luani me zjarr, Toka është e jonë e jo e juaja e aq më pak e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt ... dhe Fatmir Limajt !

Ata nga fukarenj të para “lufte”, sot janë krytarë kulakë kosovarë.

Në fillim, në vend të nëntitujve i vendosa disa vargje që i shkëputa nga një këngë e kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “T`ejten mrama” të kënduara nga këngëtarët më të njohur deri më sot, Salih dhe Feriz Krasniqi.

Sot në mëngjes, lexova edhe njëherë “Idiotin e madh “ nga Kimete Berisha, “sabrin”e Talat Xhaferit, në parlamentin e Maqedonisë, në duel më një zvarranik, një  “elegji” nga Binak Maxharraj ... dhe për Teutën, sugaricën e Ibrahim Rugovës e shumë e shumë të tjera të ngjashme.

Ajo, sugarica e Ibrahim Rugovës tashmë paska “vendosur” që të martën mos të vije në “kuvendin” “e burrave” e të grave të Kosovës.

Mirë boll, por moj sugaricë, edhe unë po i them kështu, Teutës, sugaricë, mos të ka dalë gjumi vonë?

Ku ishe ti, Teutë atherë kur vëllai yt më i madhë, sugari i Ibrahim Ukë Rugovës, Uka bënte marre- veshje me Kadri Veselin, me Fatmir Limën e ... Ramushin nëpër mejhanet e Prishtines?

Teutë, ti ke thënë edhe “Teuta Rugova: E kam votuar edhe Thaçin, sepse kjo ishte tradita e babait tim për kompromise e mos bllokim të proceseve!”

Oh moj Teutë, ti dhe Uka ja keni qit faqen e zezë babait tuaj e ish udhëheqësit tonë. E tash edhe reja e Ibrahim Rugovës, Kllokoqka është bërë zëdhënëse e juaja, mazamakeq (Mu Zot ma keq).

Po të më dëgjon Kimete Berisha do të më kritikoj edhe mua “pse asht femen e pa krah pe sulmoni, shkoni e shoni te Rambo”! kështu mendoj unë, do të më shoshte edhe mua, kymeti.

E unë menjëherë pa marrë përgjigji nga Kimeti do ti përgjigjem, “Teuta është me Rambon” e me Kadri Vselin, me Hashim Thaqin e me Fatmir Limën. Kimete, është thënë se “Burri është për shtatë gra” ndërsa sipas Sheiratit, edhe tash në shumë shtete arabe e muslimane, burri ka të drejtë me u martua me katër gra por me i kqyrë njajt”. Po gruaja?

– Jo! Ajo nuk ka asnjë “të drejtë”.  

Teuta e ka krahin e fortë e shpinën e nxetë. Ajo qysh ti teket, herë me Isën e herë me Isën, Hashimin e  .... e herë me Hashimin, Fatmirin, Kadrinë e Ramushin.

Asaj ja kanë pa hajrin të gjithë liderët partiakë, se i ka bashkua, të gjithë.

-Jo! Kështu nuk i ka mësuar Ibrahim Rugova fëmijët e as nuk na ka lënë këso amaneti neve por Uka, Dardani, Astriti e Interesi, t`kanë kap përpara oj zojushë!    

Kush fitoi nga ajo marre-veshje përveç Ukës? (“EULEX tërhiqet nga gjykimi i Ukë Rugovës”). Të lumtë Teutë, e p`shtove vëllain nga një marre e i more ti dy marre familja, një faqe të zezë.

Po, Uka fitoi dhe fitoi shumë. Ai me siguri se nuk do të gjykohet për ato që “fliten”, bashkë me grupin e vetë (një batalion) në krye me Astritin e Dardanin ia lanë “zotshpillakun” dy dallaveregjinjëve.

Ama, keni fitua edhe diçka më të madhe, MARREN që kurrë nuk keni me iu hjek atyre trojeve ku u lind e u rrit jetim babai i juaj, Ibrahim Rugova!

Po të dalim te tjetri, te Sabri Maxhuni i Novosellës së Maxhunit.

Sabriu paska polemizua me Hyden, në distancë. Ai në profilin e vetë në fb i paska qu ni selam Hydajet Hirëysenit dhe me shkronja të mëdha që ta sheh më mirë apo që edhe të tjerët ta qesin gishtin tregues në kokë, në mes të syrit dhe veshit, aty ku pushon gishti më mirë se gjithkun.

“O HIDAJE HYSENI, ME DITË TI ÇFAR SHËRBIMI JU KE BËRË SERBO RUSVE QË NGA DITA QË E KE FORMUAR OMLK-në E DERI MBRËMË  QË TË PAMË NË TV, E KISHE VRA VEHTEN!

NATO-AMERIKA E BOMBARDOJ SERBIN-LAGJeN E MOSKË 78 DITË, TA DHA KOSOVËN, TI NUK PO UA JEP ZHLEBIN QË PO JU DUHET ME LARGUAR SERBO-RUSIN NGA CRNAGORA PËR ME TË MBROJTË TY!!!”

O Sabri, ti ke shkruajt edhe më parë për Hydajetin dhe sojin e Hydës dhe pjesën më të madhe pajtohem me ty por more miku im qysh po mundësh me thënë me thënë, natyrisht i drejtohesh Hydës “TI NUK PO UA JEP ZHLEBIN QË PO JU DUHET ME LARGUAR SERBO-RUSIN NGA CRNAGORA PËR ME TË MBROJTË TY!!!”.

Po a pakë “i dhamë” apo na mori tokë Crna Gorja a?

Sabri, nuk kisha me u pajtua me asnjë “patriot” që për hirë të miqësisë apo vëllezërve anglezë ....e amerikanë të falim toka të tjera por kjo nuk do të thotë se do të pajtohesha me Adem Demaçin e aq më pakë me Hydajt Hysenin e Jakup Krasniqin.

Po të kishim pasur edhe në Kosovë det ose ndonjë liqen të madhë, sikurse që i ka Suedia (afro 110.000 liqene natyrale), tash do të mbytesshim në ato detëra e liqene por nëse “mbytemi” në ato pakë ujëra të cekëta që ka Kosova, trupi do të na mbetej mbi ujë.

Sabri, unë lexova me kujdes dhe me interesim të madhë, jo veç tash por që nga viti 1974, kur isha maturant i shkollës së mesme, që krenohem, se shkolla e mesme e saj kohe kishte më shumë vlerë e merrnim më shumë njohuri, kishim më shumë dituri e dashuri për Atdheun e “vendlindjen” se sa sot por nëse nuk mund ta “ndreqim” e ti përmirsojmë padrejtsitë historike, së pakut më mos të luajmë me fatin e gjeneratve të ardhshme sepse “zanat t`zi po i lam djalit”.

Nuk është se folklorizmi na hynë në punë sot kur teknologjia ka shkua aq largë sa fjala “e thân“ në Kosovë shkon më shpejt “e shkepet” (shprëndahet në tërë botën se MENDJA) se “plumi i pushkës”. Thash “mendja” pasi që është e njohur shprehja kush është më e shpejtë? Treni ....? –Jo! Më e shpejtë është mendja. Psh ty Sabri, të kujtohen bisedat e ndejat në Malmö më shpejt se sa edhe sikur të kishe aeroplan, nuk do të mbërrije më shpejt në Malmö se sa me “MENDJE”.

Sabri, mjaftë kemi humbur dhe jo vetëm fqinjëve sllavo-ortodoks, grekë e e malazezë, “melezave” malazezë e serbëve por edhe miqëve që na duan të mirë duhët të iu themi me fjalë të mira- Mjaftë kemi dhënë toka, Detin Adriatik e Liqenin e Shkodrës, Tivarin e Ulqinin . e .... sllavëve në Veri- Lindje e grekëve në Jug, Detin Jonë (edhe tash Edi Rama po u falë DET grekërve) e Qamërinë!

Miqt tanë, duhët të na kuptojnë se jemi mbështetur për muri e nuk kemi ku të shkojmë më. I kemi mbushur edhe qytetet e katundet e shkreta në Veri të Evropës e në ... Kanada me shqiptarë, bash pse s`kemi ku jetojmë në Kosovë, s`ka vend. Nuk ka vend ku mund ta “marojmë asni kalibë”.

Sabri, dua të lë ty rehat por para se të “hallallshtisemi” dua të të pyes: -Sa shqiptarë janë k`thye në Kosovë pas “çlirimit”, në vitin 1999 (përveç teje që kam respekt për punën tënde atdhetare? Së pakut edhe Jusuf Gërvalla të ka njohur ty si udhëheqës e shef)?   

Sabri, unë do të përgjigjem: Në Kosovë, nga Suedia janë k`thyer: Hajdin Abazi, Milaim Zeka, Xhabir Zharku (ky i ka ra “pishman”), Nasim Haradinaj etj. Pra, janë këthyer vetëm ata që kanë marrë poste partiake, “profesorë”, pasanikë e prasjakë .....

Dhe përsëri të DEMARKACIONI.

Të martën, më 20 Mars 2018, Kadri Vseli, me bashkëmendimtarin (mendimtar-ë?) Ramush Haradinaj kanë thirrë, me telall mbledhjen me vetëm një “pikë”, me ia qit gurt e mexhës kufinit me Malin e Zi.

Çka do të ndodhë nëse (nuk) mirren vesh “pleqt” e plakat tona në atë “mexhlis”?

E di se nuk kemi forcë  me luftua bash me askund e as dëshirë për luftë por për mbrojtje të tokave tona, jemi të obliguar se kanë me na NEM DJEMT, NIPAT E STËRNIPAT; QIKAT, MBESAT E ... STËRMBESAT e ka me na dënua historia.

Prandaj e nisa dhe po e “bistisi” me ato bejte të këngëve popullore që askush s`i ka këndua më mirë se Salihi e Ferizi, duke i thirrë popullin në Emër të Zotit, në Emër të Fesë e të Kombit, pa dallim nahie që të bashkohemi sepse përndryshe as në këtë botë, botën e rrejshme e të shkurtër e as në botën tjetër, të gjatën nuk do të kemi qetësi .

E tash?

Unë mendoj se më së pari ai popull duhet të bashkohet kundër këtyre liderëve, pa dallim, kundër të gjithëve: Hashimit, Ramushit, Kadrisë, Fatmirit, Isës e ... Albinit sepse “Zhgunagjia u ba  razi (kajl)” me ia falur tokat tona Crna Gores, pra Hashimi, Kadriu e ... Ramushi por

“Shkodra e Madhe s`e ka ngu”

“Shkodra e Madhe qilloi gati

Ja murr kaurrit istikamin”

“Selam Shkodres ham Malsisë,

Ylqinin ne`t ma falin mu”

“Shkodra lidh besë me Hotin” e Hasan Riza komandant, një turk që na ka dalur në ndihmë dhe është bërë KURBAN veç Shkodrëm mos me ia dhan dushmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat