Sopoti na tregoi se gjëmat më të mëdha te shqiptarët kanë qenë gjyqësorët e padrejtësitë juridike pansllaviste - Bota Sot
Sopoti na tregoi se gjëmat më të mëdha te shqiptarët kanë qenë gjyqësorët e padrejtësitë juridike pansllaviste

Opinione

E diel, 22 prill 2018

Sopoti na tregoi se gjëmat më të mëdha te shqiptarët kanë qenë gjyqësorët e padrejtësitë juridike pansllaviste

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:15
Sulejman Mehazi

Shtetin e nënës ua lufsha juve gjyqëtarëve e qeveritarëve të Maqedonisë, njësoj sikurse Kafka që ua luante nënën pushtetarëve me "Procesin" e tij të jashtëzakonshëm. Po ku keni parë e ndëgjuar të burgoset njeriu i pafajshëm 15 vjet pa bërë gjë, kjo ndodh vetëm në "državën" e pëshurur të Maqedonisë.

Të burgosen njerëzit e pafajshëm kot së koti e të mbrohen politikejtë e kriminalizuar që nga bytha e tyre e jashtëqitjeve kriminele deri në gojët e në veshët e popullatës, haplla, me anë të bombave mistike të  Zaevit, e të mos burgosen, kjo ndodh vetëm te gjyqet e çmendura e pa farë karaktere juridike, morale e njerëzore. Rasti i Sopotit na bën të kuptojmë se  e keqja dhe gjëma më e madhe për shqiptarët janë gjyqësorët e gjyqet e këtij shteti të padrejtë.

Çfarë gjyqi jeni ju, dhe juve nënën ua lufsha që bëni hile klasike, burgosni shqiptarë të varfër e të pafajshëm në anën tjetër maqedonasit kriminelë, vrasës, hajdutë si burgosni fare e i leni të lirë si kapadahi të veprojnë ndaj popullatës shqiptare. Bollni më na burgosët, ose do të jeni të drejtë si  për maqedonasit, si  për ne shqiptarët, ose do ngrihemi të gjithë në k?mbë për kundër jush.

Gjithë kjo anarki shtetërore ka ardhë nga ju, drejtësia juaj ndaj shqiptarëve është si tërkuza në thes, nëse është shqiptar, ju gjyqësi maqedone e futni në thesin e burgosur e ia lidhni sipër litarin, e nëse është maqedon ia zgjidhni sipër litarin për të ikur. Tani e tutje pikësynimi i revoltës sonë të përhershme do jeni ju gjykatës, e jo politikanët e korruptuar për shkak se padrejtësia juaj e ka pru shtetin deri në këtë derexhe politike, sociale, ekonomike, morale vdekje prurëse.

Kujdes gjyqësorë!, tani e tutje popullata shqiptare vetëm juve do t'ju sulmojë, ose bëhuni të drejtë, ose sa më parë ikni sa s'është bërë vonë. Mjaft luajtët me jetën e shtrejtë të shqiptarëve, mjaft i burgosët dhe fund!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test