Na lajmëruan, deputeti Adem Mikullovci, Deputeti më i moshuar i VV-së, dhe BIA serbe

Opinione

Na lajmëruan, deputeti Adem Mikullovci, Deputeti më i moshuar i VV-së, dhe BIA serbe

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 21 mars 2018 Në ora: 15:07
Seanca e Kuvendit

Adem Mikullovci, Deputeti më i moshuar i VV-së paralajmëron gazin lotsjellës: Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron… Po mendon se të qenit deputet i një subjektit politik, parlamenti është teatër?! Në fakt është bë teatër dhe serial i filmave me këtë garnitur politke qe ka sot… ishte para 10 dite ky lajmrim edhe i bërë publik. BIA serbe, doli publikishtë të marten dhe vazhdoi të mërkurën,se në Kuvendin e Kosovës do ketë tymë nga gazi lotsjellës,a nuk mjafoi kjo?!

Kjo garniturë politike që kemi sot, përfshirë Qeverinë, Kuvendin, deputetët, subjekteve politike, shndërruar në teatër dhe serialesh të Mahmutovitet dhe Rexhepovitet që kaherë

Adem Mikullovci ,Deputeti më i moshuar i VV-së paralajmëron gazin lotsjellës: Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron… Ia doli se më të vërtet ndodhi gazi dhe u bënem gazi i botës.Po të njëjtin rastë e ka lajmruar edhe BIA-serbe,dhe kjo nuk na mjaftoi për kujdesjen e të gjithave institucioneve tona,politike,rendit e ligjit,SHPK-së,dhe në fundë Sigurimit të Kuvendit.

Këto seriale të politikës kosovare datojnë që nga paslufta e UÇK-së e këndej, siç u praktikuan edhe në politikën kosovare që nga qeveritë e deritanishme, Kuvend, nga deputetët, institucione e deri te partitë politike. Seriale gjasonin;  ''Mahmutovitët dhe Rexhepovitët'', ''Kush është më i forti'', ''Shka ka shpia'', etj, që në fund një serial i tillë i hyri në punë tani edhe ''Vetëvendosjes!''.

 Në këtë situatë të krijuar ndarjen dhe humbjen e madhe të ndikimit në elektorat ishte vetëm çështje kohe. Nuk ju desh shumë kohë 'Vetëvendosjes' dhe u shemb brenda një viti, prej kur e pati ngritjen e saj më të madhe në zgjedhjet parlamentare. Pikrisht ishte mu ky gazi lotsjellës që u bë sebep realisht një ekip i ngushtë që u nda nga platforma politike e Albin Kurtit dhe ky është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,(tani ka dhënë dorëheqje nga VV-ja), me ekipin e tij Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj me ekipe, që vazhduan të jenë pjesë e pandashme me mafinë dhe krimin e organizuar.

Ndarjet filluan pikërisht prej momentit kur morën pushtetin në komunën e Prishtinës, që po e tregon edhe ky fakt qartazi se edhe VV-ja, si të gjitha partitë e tjera, po bën koalicion dhe po bëhet NJË me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar, me mafio-oligarkët dhe po i degradojnë qytetarët, komunën e shtetin, ndërkaq po e stërpasurojnë veten me dhjetëra miliona euro të parave kriminale. Kulmi i kësaj ndarje ishte tani edhe injorimi i radhës që iu bë Albin Kurtit , nga Shpend Ahmeti, i cili u bashkua me deri dje të akuzuarin pro rus, Pacollin, dhe ikën për të shëtitur në Tiranë. Injorimi i Kurtit ndodhi edhe nga 15 deputetët e krahut të Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt, që ndarjen e tyre e treguan me mospjesëmarrje në prezantimin e platformës së kandidaturës për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje' nga Albin Kurti". Nga ana tjetër ai po e sheh një lloj amnistie që po i bën Prokuroria Speciale lidhjes së Shpend Ahmetit me krimin e organizuar dhe kështu  Shpendi po ndihet krejtësisht i relaksuar nga ndjekja e mundshme penale.

Por ajo që na befasoi ishte një deklaratë e aktorit, Adem Mikullovcit, Deputetit më të vjetrit në Parlamentin e Kosovës, që vije nga VV-ja, dhe shpalosi ''fytyrën'', e Vetëvendosjes!

Adem Mikullovci ,Deputeti më i moshuar i VV-së paralajmëron gazin lotsjellës: Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron… Po mendon se të qenit deputet I një subjektit politk, parlamenti është teatër?! Në fakt është bë teatër dhe serial I filmave me këtë garnitur politke qe ka sot.

Një thënjet; '' Mos e vetë-se tregon vet'',''dhe çka të bënë vetja nuk ta bënë askush'', ''në rastse rrëxohesh pahiri -të ngit në këmbë dikush-e ne rastse vet-nuk ke për tu ngritur më...'' Populli...

Realisht e kanë kuptuar më në fund qytetarët se asnjë parti nuk e ka hallin dhe as nuk mërzitet fare për popullatën e shkretë, për shqetësimet e njerëzve, varfërinë e papunësinë e tyre, për shëndetësinë e arsimin që u mungojnë, drejtësinë dhe ekonominë që po u grabitet, pos për interesa familjare të tyre dhe të mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, në grazhdin e të cilëve ushqehen të gjitha partitë politike, ku ju ka mbetur të gjitha këtyre partive aktuale në Kosovë ta shpallin edhe me letra, atë që në realitet është, Kosovën shtet të krimit të organizuar, gjegjësisht degë të kartelit ndërkombëtar të krimit të organizuar.

Tani doli për lëndine se kush po e le popullin e Kosovës në ''Kafëz të mbyllur'',sa u perket vizave në këmbim të Demarkacionit?!

Se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë nga një popull i dëshpëruar, nëse do të ndodhin tani, nuk do të sjellin asgjë të re, por do të ndodhë vetëm edhe një dëshpërim i ri i radhës. Sipas meje zgjedhjet nuk mund të mbahen si të rregullta, efektive dhe me legjitimitet të plotë qytetar. Tani ka paksa shumë rrezik, se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë, janë bërë bajat edhe votuesit janë lodhur nga kjo retorik mashtruese në zgjedhjet e shpeshta dhe tani qytetari-votuesi është në dilemë: kujt me ia adresuar këtë votë të shenjtë që po i thuhet kështu?! Tani ngjarjet që ndodhën edhe në 'Vetëvendosje', pa një strukturë të re, me gjeneratat të reja në politikë dhe institucione, mendoj unë se tani e tutje, qofshin ato të jashtëzakonshme apo edhe të rregullta, zgjedhjet kanë për të dështuar.

Jam fuqishëm i bindur se edhe ashtu do të bjerë dukshëm numri i elektoratit në zgjedhjet e reja, pasi që populli është dëshpëruar thellë në të gjitha partitë politike, tani duke përfshirë edhe VV-në, pas përçarjeve dhe inkriminimit të saj me krimin e organizuar në komunën e Prishtinës në pesë vitet e fundit, në krye me Shpend Jahtin", potencoi më tej Guraziu."Edhe tani u dëshmua se një fushatë e re po fillon, si kjo e nisur nga Kadri Veseli, fushatë parazgjedhore me sloganin e ri "Dekada e re", që nuk do jetë gjë tjetër veç edhe një tallje e re e radhës, sërish tallje e radhës me qytetarët e Kosovës. Në këtë pikëpamje ka dështuar tërësisht PDK-ja në të kaluarën, pikërisht për shkak të inkriminimit të thellë me krimin e organizuar, që rrugën e saj të dështimit, si model dështimi kanë marrë edhe të gjitha partitë e tjera, LDK, VV, AAK, Nisma, AKR, të gjitha kanë përfunduar në vegla të krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve që po e zhvatin e vjedhin popullin për një dekadë pas pavarësisë, gjegjësisht 19 vjet pas luftës.  Të gjitha partitë kosovare varen nga tutela e liderëve, janë parti familjare, klanore, të inkriminuara thellë me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale të mafio-oligarkëve,për interesat e të cilëve punojnë pandalshëm pa dallim, pozitë e opozitë dhe po bashkëjetojnë në shtetin e kapur të Kosovës nga krimi i organizuar dhe politika e tej inkriminuar.

Ideja për ndarjen e Kosovës është temë e tryezës

U tha,javë vendimtare mund të jetë mesi i javës që vjen, për temat e nxehta edhe pazaret e dëmshme me Listën Serbe.  Është reale të pritet tani, pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, që edhe seanca për Demarkacionin të mbahet kah mesi i javës së ardhshme, e ku pritet që pushtetarët tonë do të bëjnë "pazarin" me Listën Serbe të Vuçiqit ,që në emër të votës për Demarkacion t`ua pranojnë Asociacionin me kompetenca ekzekutive, siç po e kërkon Aleksandar Vuçiqi. Me këtë akt, nëse eventualisht ndodh, realisht Aleksandar Vuçiqi do të jetë president" i fuqishëm, ndonëse nën hije edhe i Kosovës, pasi që ai do t'i ketë grusht institucionet e Kosovës, edhe Qeverinë përmes Listës Serbe, por në rast të krijimit të Asociacionit të komunave siç e kërkon ai, do të thotë që do të jetë SHEF I SHEFAVE dhe pastaj edhe Hashim Thaçi do të jetë nën të.Deri më tani me bazë po dyshohet se me kalimin e kohës i kanë përafruar interesat e tyre Vuçiqi me Thaçin, përmes agjentëve të Stanishiqit në Prishtinë, saqë edhe ideja për ndarjen e Kosovës është temë e tryezës së tyre të bisedimeve.

Ndryshe Kosova ka qenë e sulmuar, e okupuar dhe nga Serbia nuk shihet gatishmëri për të kërkuar falje.Derisa për vrasjet e këtyre njerëzve, ende nuk është vënë drejtësia, kryeministri i vendit, njëherësh ish komandant i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka humbur edhe vet familjarë gjatë luftës, ka thënë se është i gatshëm të falë serbët për ato që kanë bërë.

Krimi i organizuar dhe individë me profil shumë të fortë kriminal,  kanë vendosur një autoritet të fortë në përcaktimin elektoral dhe kontrollin e institucioneve në vend. Paralelisht me këtë thellohet varfërimi ekonomik i qytetarëve në mënyrë të dhimbshme. Shumica e qytetarëve po e shohin zgjidhjen tek largimi. është e vërteta fatkeqe dhe nëse do vijojmë ta neglizhojmë nuk do mundet ti shpëtoj askush valës së eksplodimit social.

Tani,Vetëvendosje shpalosi ftyren e tyre si gjithherë,edhe në rastse është dashur të kundërshtojnë,ishte e marta ku ata diskutonin për herë të parë siç ju ka hije shqiptarëve,por të mërkurën ndrruan slloganin e veprimit dhe për habi,këtë e bënë dy here duke i dëmtuar-tymosur kolegët e vetë deputet.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat