Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.
Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhët e gjata,
Lamtumirë, o ju smetijet e borës,më lugje uji të ftoftë bilur,
Lamtumirë, o ju stanet e verës,në te cilat e qova rininë,
Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,
Lamtumirë, o ju arusha,ujq,shpezë dhe mlleza,
Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,
Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,
Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,
Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe flututonit lartë,shumë lartë mbi Çakorr që tanimë s'është i imi,
Lamtumirë, o ti lahuta të malecis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,
Lamtumirë, o ju varret e t'parëve te mij qe sot ju përdhosën Hashimi,Veseli , Ramush dhe ti o Isa Mstafa,qe kurr mos e pashin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,
Lamtumirë, lamtumirë...lamtumirë për sa t'jetë jeta.