Në emrin tënd Kosovë po rrahim gjoksin?! - Bota Sot
Në emrin tënd Kosovë po rrahim gjoksin?!

Opinione

E diel, 22 prill 2018

Në emrin tënd Kosovë po rrahim gjoksin?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:01
Ragip Guraziu

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin?! Në emrin tënd Kosovë, po paguajmë liberalizimin e vizave, që na kushtoi me 8200 hektar tokë, Demarkacionit kufirit me Malin e Zi?!  Në emrin tënd Kosovë, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, që ka gulfat shtetin dhe kushtetutën e saj, dhe gjithçka  serbe atje, në Zemrën e Kosovës, veri të Mitrovicës, le më që po tkurresh Kosovës nga ndërkombëtaret misionet e tyre, por ajo më kryesorja, ç'në bëre ti ne vendorëve që ta kemi marrë inatin e po të tkurremi ma zi se të tjerët,  po të dëmtojmë,po të tymosmi ,po të kallmi herë herë, qytetaret e Kosovës, edhe pas 20 viteve pas lufte ende po thithin tymë ,e deri kur kështu?!!!

Kosovë,derisa dikush tjetër ju nisin shkrime institucioneve e individëve, unë po ta nisi Ty një të tiilë,shkrim,dhe po të pyes,si po të zë taksirati në të gjitha kohërat duke të ndrydhur e duke të shtrydhur kështu?!

Të vramë e të sakatuam shumë herë! Në emrin tënd dhe të lirisë tënde djemtë e vashat më të mira ishin bërë fragmente të betejave të lavdishme në trruallin tëndë e të zhuritur e të larë me gjak.Kosovë, në emrin tënd u zhvilluan edhe shumë takime e u nxorrën Rezoluta,Dokumente të tjera në qendrat e vendosjes deri edhe të Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta.

Kosovë liria erdhi dhe në emrin tëndë erdhën zyrtarë të UNMIK-ut,edhën në Kosovë dhe u kënaqen para e luks. Në emrin tënd nisën të krijohen edhe institucionet vendore dhe ata që u gjenden nën dardhë nuk e lënë edhe as një dardhë për ilaç.

Kosovë në mrin tënd u krijuan dy shtresa.Njëra numerikisht e vogël e me xhepa plot dhe tjetra një armatë e tëra me xhepat zhele e me barkun thatë. Na thoshin pas lufte oj Kosovë se duhet të heshtemi edhe kur jemi shumë të paknaqur sepse Ti po e kaloje në procese shumë të rënda ne në emrin tënd hetnim e ata po në këtë emër ngrinin pallate e pasurohehin.

Kosovë në emrin tënd po na ndryshin e shtrydhin vendorët e ndërkombëtarët nga kolltukët.Kosovë ata na kanë bërë qytetarët të këqij sepse sa here kërkojnë rritjesh paga,sakrifikim me territore,siç ndodhi me Dermakacionin me Malin e ZI, ku si gushtë shkuan 8200 hektar tokë,pushtetarët thonin,duhet të bëhem të ndëgjeshëm kundrejtë ndërkombëtarëve,ne rastse deshirojmë liberalizimin e vizave dhe rrugen drejtë BE-së. Opozitarët,gjegjësisht prtia më e madhe që doli nga zgjedhjet e fundit,tymosi parlamenin,desh u kallë dhe u rrezikua jeta e disa deputetëve,dhe në hallë qytetarët,Kosovë,dhe kemi mbet në mesin e rrugës të hutuar e të rraskapitur,ne qytetarët,e po ç'të qeti ky taksiratë Kosovë,ty dhe ne qytetarëve me këta të pa udhë,të korruptuar dhe që në kotlluqe,xhepat plot,interesat e veta në rendin e parë e të shtetit pas shpine na bëren gazi i botës,dhe po të coptojnë Kosovë edhe për herën e tret,dy luftart botërore na kanë coptuar të tjerët,ata e paskan pas gabim,po derigjohen nga kjo klas politike e tanshme e jotja Kosovës,se ende duhet coptuar Ti Kosovë,Një Zot i madh i vraftë....

Kosovë, Ëndrra e Serbisë po realizohet ndal nga dal

Sa i perket ëndrrës naziste të Serbisë,që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë,që po fsheh shteti Serb,që po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë,gjegjësisht në veriun e Mitrovicës,po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb,për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës,dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Në këtë aspekt Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera (edhe pse që katër vite) gati jemi në prag të vitit të pestë që Kosova u ba shtet me Kushtetut,qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrit qëllimit,deri sa qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë'',dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës.Tani,Kryeministri i Republikës së Kosovë,z.Hashim THaçi ka një efori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurr nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të tëriqet me duar thatë?! Por sa do të jetë kjo e realizueshme do të shifet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrengimi i dyerëve të ktyre bisedimeve në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij serb.

Kosovë, Serbia një hap para

Të gjitha këto Serbis po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëqojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 20 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Kosovë të duhet një unitet...

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditej e fortë për armiqtë tanë. Ne të gjitha luftrat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht, siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshëme për Republikën e Kosovës.

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98,ku kishim një subjket politik unik, dhe deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari. Por tani edhe kjo ndryshoi në momentet kur po na duhen më shumë…

Derisa në bisedimet me Serbinë, qeveritaret tanë u treguan zemërgjerë, rezultatet gjithnjë shterpe dhe po vuajmë vet ne. Fakti tjetër është se kur kemi parasyesh paknaqësit brenda dy subjketeve më të mëdha të vendit, tani në koalicionin qeverisëse dhe një opozitë që këtë garniturë qeverisëse medomos ta dergojë drejtën në shtëpi, apo në pension siç kanë deklaruar, dhe së listës së përbashkët opozitare, uniteti është largë deri në hasmëri.

Fakti tjetër, pas shumë debateve,analizave,parashikimeve etj,që po organizohen nga mediumet elektronike dhe të shkruara me analistët,publicistët,politikaj,dhe gjithë strukturave tjera qeveritare e jo qeveritare,nuk po munden të gjejnë një Antton Çeta të dytë,dhe asgjë nga këto të gjitha që i cekem sa i përket Demarkacionin të kufijëve me Malin e zi,shtrohet pyetja;çka kur nuk e kemi një unitet në politika,kur ky unitet po na mungon edhe në politikën kombëtare mbarëshqiptare.

Deri në këtë ditë,ne iu kenduam;foshnjave,vjershë ninullash,këngë kreshnike me lahutë e çifteli,e çka tjetër…

Mbi të gjithash, te gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike,të dedikuar gjithnjë kombit tonë,dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrim çëllimit bile shumë afër, dukë falenderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kan ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare,veç se na linden e na rriten,na mësuan dhe na brymosen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare,dhe mund e sakrificash (që këto merita qe ne erdhem deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave,HEROINAVE,të kombit shqiptar.

Në emrin tënd Kosovë po na ndrydhin e po na shtrydhin?! Në emrin tënd Kosovë,po paguajmë liberalizimin e vizave,që na kushtoi me 8200 hektar tokë, Demarkacioniti kufirit me Malin e Zi?!  Në emrin tënd Kosovë,Lista Serbe,që dirigjohet nga Beogradi,që ka gulfat shtetin dhe kushtetuten e saj,dhe gjithçka  serbe atje,në Zemrën e Kosovës,veri të Mitrovicës,le më që po tkurresh Kosovës nga ndërkombëtaret misionet e tyre,por ajo më kryesorja,ç'në bëre ti ne vendorëve që ta kemi marrë inatin e po të tkurremi ma zi se të tjerët,  po të dëmtojmë,po të tymosmi ,po të kallmi herë herë,qytetarët e Kosovës,edhe pas 20 viteve pas lufte ende po thithin tymë ,e deri kur kështu?!!!

Por Kosovë a mundesh një skjarim me analizuar së bashku tani,çka do na ndodhë me Serbinë tani,kur kemi në prag Demarkracioni edhe me sllavët serb,si t'ia bëjmë?!

Në rastse je zhgënjyer pe këtë kaste politike,ne qytetarët nuk kemi faj,por po kamë frkën se si kemi filluar kështu,me falë tokë,disi mendja po me thotë,gjithnjë nga frika,nga kjo klasë politke kosovare momentale,jo nga serbet,a do mundemi t'i ndalemi në Merare apo do na futen deri në Podujevë,Veri të Mitrovicës?!

Kjo frikë nuk do me hiqet,Kosovë deri sa ta refikojmë Demokrimin edhe me Serbinë, duke parë se Kosovë,gjithnjë në emrin tëndë po thomi luftën e kemi bërë për ty Kosovë,paqen për ty,lirinë për ty,demarkacionet e kufujeve për ty, atëhere të gjitha për ty,duhesh të jesh krenare Kosovë,sepse nuk janë pak 8200  hektar Malit Zi,vetëm për ty Kosovë. Edhe do tjera i kemi në rendë,ka mundësi se ende do tymosmi, të shktrrohemi, kreht kjo për ty KOSOVË....

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test