A mund të jenë qytetarët e Kosovës viktimë e politikës kriminale të Kosovës, sa u përket vizave?!

Opinione

A mund të jenë qytetarët e Kosovës viktimë e politikës kriminale të Kosovës, sa u përket vizave?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:30
Ragip Guraziu

Falë kësaj politike kriminale të Kosovës u desh 3 vite në një qasje të miratimit të Demarkacioni me Malin e Zi, e sa duhet tani të presim përmbushjen e kritereve tjera që po naj kërkojnë ndërkombëtarët, si korrupsioni etj, për një afat të shkurtur, që nuk po besojë me këtë strukturë politike kosovare pasi 3 vite rresht u desh të presim ne qytetarët deri te ratifikimi i Demarkacionit me Malin  Zi...

Pasi Kuvendi i Republikës së Kosovës i dha zgjidhje meritore çështjes së demarkacionit me aleatin tonë anëtar të NATO-s, Malin e Zi, e rrjedhimisht, dëshmoi më shumë se asnjë herë tjetër, se është në mbrojtje të interesave tona strategjike shtetërore dhe qytetare. Votimi pro ratifikimit të kësaj marrëveshje përpos që e përmbylli temën më të përfolur gjatë viteve të fundit, po ashtu plotësoi njërin nga kriteret bazike të procesit të liberalizimit të vizave, që së shpejti do ta mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, në Evropë. Pra, miratimi i këtij ligji pos që është i një interesi primar shtetëror, është veprim jetik edhe për perspektivën evropiane të shoqërisë dhe shtetit tonë" ka shkruar Tahiri.

DHe u zotua se;Duke qenë se luftimi i korrupsionit është kushti tjetër i këtij procesi, ministri Tahiri ka premtuar se në këtë luftë do të jetë i pa kompromis.

"Tash, përgjegjësia për liberalizimin e vizave bie mbi institucionet e sistemit të drejtësisë dhe para kësaj përgjegjësie, unë jam i gatshëm dhe i pa kompromis. Na mbetet që me dinamikë të përshpejtuar dhe efikasitet të lartë të përmbushim kriterin e dytë, atë të luftimit të korrupsionit. Ministria që unë drejtoj, së bashku me institucionet dhe organet e zbatimit të ligjit, do të jenë në krye të detyrës për të shënuar efikasitet më të lartë në këtë drejtim" ka përfunduar Tahiri.

Këtij po dua t'i besojë pasi nuk e kemi provuar ende profesionin dhe punën e tij si  të qenit ministër ,dhe premtimet që do t'i mbaj apo jo,por një shpres e madhe e tha vetë e mu duk se me vullnet...

Në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisionarit për punë të jashtme, Johannes Hahn dhe komisionari për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, kanë thënë se ratifikimi i demarkacionit ishte kush kyç për liberalizimin e vizave.

Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve.

“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklarat

“Nëpërmjet këtij vendimi është ndërmarrë një hap shumë i rëndësishëm dhe i madh drejt liberalizimit të vizave, dhe lëvizja e lirë e popullit, një prej parimeve kryesore të BE’së, tani mund të bëhet realitet”, ka deklaruar raportuesi për Kosovën në PE.

Por tani është koha që qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë të njëjtat mundësi dhe të marrin të njëjtin trajtim si fqinjët e tyre...

U tha,Parlamenti Evropian do t’i bëjë thirrje Komisionit Evropian që t’i paraqesë konkluzionet e tij, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe që të japë dritën e gjelbër për lëvizjen pa viza për Kosovën.

Kosova është kthyer në rrugën drejt integrimit në BE, dhe unë pres që të shoh këtë lloj angazhimi edhe për arritjen e reformave të tjera të vështira, por shumë të rëndësishme. Siç e dimë, Kosova ende duhet të vazhdojë të tregojë rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe kjo u tha...

Deri tani kemi përjetuar,humbje kohe kot nga kjo garnitur politike,një vullnet i mirë i ndërkombëtarëve,reflektim ndryshe në të mirën e tyre,ndaj qytetarëve sa u përketë vizave dei në fund të këtij viti,ka një shpress,ndryshe sa për ne vendoret nuk ka shansë,kur të korruptuarit kanë kapur majen ma të lartë të shtetit të Kosovës.

Sepse,3 vjet se kundërshtimi demokratik i kësaj marrëveshje Demarkacionit me Malin e Zi ka tejkaluar të gjitha caqet normale dhe tani përveç që u përdor ky kundërshtim për poenë politikë, e keqja akoma më e madhe është se po dalin akuza publike dhe informacione të paverifikuara, sipas së cilave ka gisht në këtë lojë edhe shërbimi sekret serb BIA. BIA serbe kishte paralajmëruar gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe kjo doli e vërtetë. Është e ditur që Kosova dhe qytetarët e saj po përjetojnë terr e tym për tre vjet reshtë, nga të zgjedhurit e tyre, si nga pozita po ashtu edhe nga opozita dhe tani për të vlerësuar atë se sa kanë qenë konkretë e korrektë në votën e tyre të shenjtë qytetarët e Kosovës mbetet të shihet nga kjo që po ju kthehet bumerang, pasi Kuvendi i Kosovës edhe kësaj radhe u tymos....Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë merituar këtë paralizim për tri vjet rresht nga politika me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo kauzë u përdor vetëm për përfitime të poenëve politikë dhe për të larguar fokusin prej krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant në vend, përderisa krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale kanë kapur dhe kanë në dorë çdo institucion të shtetit në Kosovë edhe atë në të gjitha nivelet e pushtetit, nuk e kanë merituar as Kosova e as qytetarët e saj, por gabimet e njëpasnjëshme nga kjo strukturë politike po na kushtojnë vazhdimisht, si në të kaluarën edhe tani.

Se është e vërtetë që me qytetarin e Kosovës po tallen të gjitha partitë politike, pasi që në momentin kur po e marrin pushtetin po vrapojnë ekskluzivisht pas zhvatjes së qindra milionave, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, korrupsionit e deri te inkriminimi i thellë në krimin e organizuar.

Kosova në duar të bandave

Po aq të rrezikshme e shof këtë lidhje të fuqishme të krimit me politikën,Siç dihet e thuhet, politikanët e inkriminuar, kriminelët e lidhur me ata, mafio-oligarkët e bizneseve te pista kriminale, shpërdoruesit e tenderëve nuk i tremben drejtësisë e as ligjit, atëherë çfarë shteti është bërë Kosova nga kjo klasë politike tërësisht e tejinkriminuar,si në pozitë ashtu edhe në opozitë, dhe po vazhdojnë të jepen qindra miliona euro në tenderë, licenca, si rasti i homologimit i dhënë gati para 10 vjetësh.

 E zhvatën buxhetin dhe qytetarët pa as edhe një investim të vetëm, pastaj lejet ndërtimore e shumëçka tjetër përmes ryshfetit dhe shpëlarjes së parave të krimit, edhe atë përmbi 19 vjet me radhë, ndërkaq që Prokuroria, qysh prej kohës së UNMIK-ut, pastaj të EULEXit e deri te Prokuroria Speciale vendore tani, po vazhdojnë të injorojnë dhënien e qindra miliona eurove të parave të tatimpaguesve kosovarë përmes rrugëve të krimit të organizuar. 

Asnjë tender i vlerave të mëdha nuk ka pasur shans dhe nuk ka shans t'i jepet cilësdo kompani tjetër, po qe se ajo kompani nuk do të japë ryshfet, përqindje apo t`ia lagë fytin, siç e dëshmuan edhe përgjimet -regjistrimet, rasti i klani 'PRONTO' i Adem Grabovcit & Co me Shkëlqim Devollin dhe jo vetëm.

Ajo që është më së tepërmi brengosëse për mua, është çështja se, përse heshti Prokuroria Speciale, e cila po ashtu tanimë dhjetë vjet po i mbyll sytë para monopolit kriminal dhe lagies se 'fytit' të klanit 'Pronto' që po bëhet nga Devollët dhe nga të tjerët?!

Falë kësaj politike kriminale të Kosovës u desh 3 vite në një qasje të miratimit të Demarkacioni me Malin e Zi,e sa duhet tani të presmi përmbushjen e kritereve tjera që po naj kërkojnë ndërkombëtarët,si korrupsioni etj,për një afat të shkurtur,që nuk po besojë me këtë struktur politike kosvare pasi 3 vite rresht u desh të prismi ne qytetarët deri te ratifikimi i Demarkacionit me Malin  Zi...

Duhet ndodh një mrekulli nga ndërkombëtarët, për qytetarët e shtetit të Kosovës, që deri në vjeshtën e 2018-tës, të përfundoi edhe kjo ''sindrommë'',sa u përket vizave, që po i mban nën ethe qytetarët e Kosovës pa fajin e tyre... Ndryshe, vendorët, për këtë vit e mendojë edhe shumë vite tjera qytetarët e Kosovës, me këtë politikan zorë e kanë të kalojnë këto brenga pasi nuk kanë pasur dhe nuk kanë një vullnet të mirë institucionet tona t'i kryen këto obligime që nuk kanë mundur për 20 vjet, kot ju kërkohet nga të tjerët, sidomos për këtë vit. Ska shansë...

Sepse,3 vjet se kundërshtimi demokratik i kësaj marrëveshje Demarkacionit me Malin e Zi ka tejkaluar të gjitha caqet normale dhe tani përveç që u përdor ky kundërshtim për poenë politikë, e keqja akoma më e madhe është se po dalin akuza publike dhe informacione të paverifikuara, sipas së cilave ka gisht në këtë lojë edhe shërbimi sekret serb BIA. BIA serbe kishte paralajmëruar gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe kjo doli e vërtetë. Është e ditur që Kosova dhe qytetarët e saj po përjetojnë terr e tym për tre vjet reshtë, nga të zgjedhurit e tyre, si nga pozita po ashtu edhe nga opozita dhe tani për të vlerësuar atë se sa kanë qenë konkretë e korrektë në votën e tyre të shenjtë qytetarët e Kosovës mbetet të shihet nga kjo që po ju kthehet bumerang, pasi Kuvendi i Kosovës edhe kësaj radhe u tymos....

Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë merituar këtë paralizim për tri vjet rresht nga politika me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo kauzë u përdor vetëm për përfitime të poenëve politikë dhe për të larguar fokusin prej krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant në vend, përderisa krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale kanë kapur dhe kanë në dorë çdo institucion të shtetit në Kosovë edhe atë në të gjitha nivelet e pushtetit, nuk e kanë merituar as Kosova e as qytetarët e saj, por gabimet e njëpasnjëshme nga kjo strukturë politike po na kushtojnë vazhdimisht, si në të kaluarën edhe tani.

Ndryshe,vendoret ,për këtë vit e mendojë edhe shumë vitetjera qytetarët e Kosovës,me këtë politikaj zorë e kanë të kalojnë këto brenga pasi nuk kanë pasur dhe nuk kanë një vullnet të mirë institucionet tona t'i kryen këto obligime që nuk kanë mundur pë 20 vjet,kot ju kërkohet nga të tjerët,sidomos për këtë vit.ska shansë...

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat