Ti je rrenc i madh, u shëtitshe nëpër Shqipëri

Opinione

Ti je rrenc i madh, u shëtitshe nëpër Shqipëri

Nga: Sinan Kastrati Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:34
Sinan Kastrati

Një djalë lazdran nuk e dëgjonte babain dhe çdo herë që babai plakë kishte ndonjë nevojë për ndonjë punë, i lutej djalit që ta kryej e ai e bënte të kundërtën, mbrapshtë. Nëse i thonte me shkua në Mulli, ai shkonte në Mal , pa sakicë, jo me marrë dru por e humbëte kohen kot). Një ditë i tha babai djalit: -Sot djali jem merre një gjys thesi me drith e shko në mulli se nuk kemi miell. Kur të shkon afër mullinit, âsht lumi e ti ke me ec nëpër gurë e mund të rrëxohesh. Për me e kapërcye lumin, pa u lagur, kur të afrohesh, gjuaje thesin në lumë e mos u lag. Prindi, baba plak don me i thënë që mos ta gjuaj thesin me drith e ai ndoshta e bënë të kundërt si gjitherë por djali, kur ishte për keq, e dëgjonte edhe dreqin.

 

-Babë, i tha djali kurrë nuk të kam ngue por sot kam me të ngue. Si të shkoj te lumi, kam me e gjujt drithin në ujë.

Sot kisha pasur dëshirë të flas për 24 Mars-in e vitit 1999, kur forcat e NATO-s sulmuan ish Jugosllavinë e Katërt, Unionin Serbi-Mali i Zi, për shkaqe humanitare pas masakrave seebe në Reçak që u bë i nohur si  “Reçaku, e vërteta dhe tmerri i një populli”  nga miki dhe ish Ambasadori Amerikan i OSBE-së, Wiliam Walker e fjala i shkoi deri në vesh të Bill Clinton e Tony Blair e “komandantët”  tanë rrehnin gjoks se ata e prunë NATO-ne e nganjëherë thonin se edhe e çliruan Kosovë,. E vërteta është, e vërtetë që këta po e thonë vetë tash, është se kanë shkua pas NATO-s “Sikur dhelpra pas K... të dashit” me shpresë se do ti k`puten dashit  K... e do të hanë një drekë të shishme. Krejt kjo është e vërtetë, e hëngrën jo një drekë por shka gjetën në Kosovë, vetëm “komandantët”.

Sa “çudi”. Para një kohe kam pas fillua me shkruajt një Fjalor enciklopedik (e etimologjik) me fjalë e shprehje nga komandantët e “luftës” së fundit në Kosovë, “luftës” së vitit 1999 që ishte edhe lufta e fundit që e mbylli shekullin e mijëvjeçarin e kaluar, por jo uçk-ja, por NATO-ja.

Çfarë rastësie, përsëri do të flas për tre nga heronjët e shkrimit tim, që fillojnë me shkronjën “R”, R- Ramush, Ramiz, Rexhep

Reth polemikave të Ramushit, Rexhepit e Ramizit (Ramiz Lladrovcit, pata mendua edhe unë të flas pakëz. Para disa muajve, Ramizi, në një shkrim të gjatë që kush e di kush ia ka shkruajt, i dejtohet Rexhës “ ... . Në rregull, Rexhë. Kam menduar se e ke marrë mesazhin tim, dhe po ashtu, kam menduar se nuk e ke keqkuptuar heshtjen time apo mos pronocimet e mepasme. Ti po kërkon nga unë që të bëj atë që do të jetë vetëm në dëmin tënd, por që, pa dashjen time, do të ndikojë jo për mirë edhe tek të tjerët. Është koha të kjellohesh Rexhë, që të mos turpërohesh më tej, duke kërkuar të të nxjerrë mesazhin e komandantit tonë të përgjithshëm, Adem Jasharit... (“Për më tepër lexo: “Polemika Lladrovci-Selimi: Rexhë kur duash mund ta dëgjosh mesazhin e Adem Jasharit”, Bota sot, 1 mars 2016)

Tash po na dalin në ledinë ato që janë ditur nga të gjithë por askush s`ka guxua ti thotë haptas ndërsa, tash, ata vetë po tregojnë për shoqi- shoin se nuk kanë luftuar, por kanë qenë larg nga frontet e luftës, diku në hotelet  e e kanë pushua në vilat luksoze të Enver Hoxhës në Tiranë. “Shka ka shpia, kallxojnë f`mia”!  

Por se si po na dalin këto “thash e theme”, dhe se si e kanë dëgjuar ata komandantin apo ai që i ka pri luftës, Azem Sylën, Bislim Zyrapin, apo sakolat e selimat dhe sa të dëgjueshëm kanë qenë e se si i kanë kryer urdhërat sikur në ushtritë dhe armatat e tjera, pse jo edhe ajo e ish Jugosllavisë, urdhërat nga eprori me një gradë më të lartë patjetër është dashur të kryhen e pastaj, nëse ato kanë qenë jo të drejta, ke mundur të ankohesh.

Kjo hap edhe një temë të tjetër që patjetër duhet me ia qel grykën thesit:- A kishte ushtri ose më konkret: -A kishte UÇK apo jo në Kosovë?

 E di se keni mjaftë fotografi, filmime nga Tirana e në ndonjë mal afër afër Tiranës, të veshur me uniforma dhe nëse po, a kishte hierarki ajo ushtri? Kush ishte udhëheqës apo ajo ushtri ishte ushtri bashibozukeësh e ishin, grupe të vogla të udhëhequra nga familje e farefis,nipa e dajë, grupe guerile që iu përngjanin fiseve të lashta afrikane e aziatike.

Kush e formoi “ushtrinë” e juaj, kur dhe ku?

Lereni Hamzën e Ademin!

Përndryshe si të shpjegohet kur partitë politike, PDK-ja, AAK-ja e tash edhe Nisma pretendojnë se edhëheqësit e tyre kanë qenë edhe udhëheqës të luftës, ani pse fshihen pas “vlerave të uçk-së” e cila i “ bashkon” sa herë që ata janë në rrezik ose sulmohen nga rivalet e tjerë e b... iu laget.

Së pakut kjo është thënë hapur nga grupet ose organizatat marksiste-leniniste e të LPK-së.... të Ibrahim Kelmendit, kundër Hashim Thaqit, Xhavit Halitit e Azem Sylës, pastaj ajo e Ramiz Lladrovcit kundër ... Rexhep Selimit ... e tash edhe kjo e Ramushit kundër Rexhep Selimit.

Unë do të mundohem të paraqes e numëroj disa fakte nga fjalimet që i kemi dëgjuar disa herë në institucionin më të lartë të Kosovës, Kuvendin që nga Hashim Thaqi e Albin Kurti ... e tash edhe nga Ramush Haradinaj, kryeministër kur e “ofendon” Rexhep Selimin.

Gjatë mbledhjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë Rexhep Selimit: - Ti je je rrenc, rrenc i madh ….  Kjo erdhi si reagim pasi më parë Rexhep Selimi kishte thënë ” Selimi:  “Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “

I menjëhershëm ka qenë reagimi shumë i ashpër i Ramushit: “Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prej që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar  mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë...por prit veç pak, ti po thua  që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, (fjalën e kishte për Albin Kurtit, shën. i imi) i tha Haradinaj Selimit. /(marrë portalet dhe rrjretet sociale e gazetat).

Edhe kësaj radhe ishte Kadri Veseli që iu lut Ramushit që për hirë të ”luftës” e si ”shokë lufte”, ta ndërprejnë këtë praktikë e gjuhë fyese. Ishte po ky Kadri Veseli që edhe kësaj radhe iu hyni në mes, si dorzan e ”mehlem për varrë”. Por harroj se para tri ditëve (të mërkuerën, 21 mars 2018) i kishte sharë deputetët e vetëvendosjes ” E pikërisht Veseli në seancën e mbajtur të mërkurën e kësaj jave, në rend dite të së cilës ka qenë miratimi i Marrëveshjes për demarkacionin më Malin e Zi, ka sharë deputetët e LVV-së, si reagim ndaj hedhjes së gazit lotsjellës. “Jau q... robt, jau q...”, iu ka thënë ai".

“Luftën” e UÇK-së, e privatizuan dhe e personalizuan por tash çdo njëri e don “hisen” e vetë, përveç Hashimit i cili si presetnik, që personifikon “unitetin” e popullit, nuk don “hise”. Ai don veç pushtetin e paret e tash edhe “famën”. (Në vazhdimin e dytë, sigurisht nesër ose pasnesër do të flas më tepër edhe për të tjerat ngjarje e të tjerët “rrotela”.

Kjo gjuhë, ta kujton Enver Hoxhën kur i shpalli si të vdekur e të rënë 28.000 dëshmorë, heronj. Tash nuk po na dalin më shumë se 4.000 mijë.

Ai shkroi një libër “28.000” yje të cilën mua ma dhanë me e lexua hetuesit e Sigurimit të PPSH-së më 1974 kur e kalova kufirin jugosllavo-shqiptarë. Isha i ri atherë dhe mendova të shkoj e ndosha të këthehem i armatosur me një një grup shokës e t`ja shkrepim luftën me Jugosllavinë.).Po ky Enveri më vonë edhe shan, sikurse këta tanët “Enver Hoxha shan në mbledhjen e Byrosë “Q... motrën Kadri Hazbiut”.

Janë këta, bijtë e Enverit, lpk-istët që Fatosat (Nano, Klosi), Broka, Pas-Kali i Miles e “Mejdani” iu dhanë në dispozicion krejt çka kishte lënë Enveri, armatimin, amanetin e ... Villat.

O Rexhep Selimi, mos harro se mjaftë e keni keqpërdorur Familjen e Mixhës Shaban Jashari, Hamzën e Ademin! Ata, Familjen Jashari e keni përdorur vetëm si Joker për ta përvetëuar luftën e drejtë gjithëshqiptare kundër pushtuesit serbë e sllavë. Ty bile nuk të paska hi asnjë therrë në këmbë, “paske pshtua pa therrë në këmbë”.

PO RREN!

Kështu do t'ï thoshte edhe Solana, Slobodan Milosevic, në një takim në Beograd, para se të fillojnë bombardimet, shkruan Wesley Clark. Në fund Slobodan Milosevice pranon “-Po, kam rrejt”.

E fjala “RREN”, ka zë rrënjë në Kuvendin e Kosovës e në Shqipëri, mjerisht.

Rexhë, mjaftë të ka shkua “kunglli mi ujë”! Ti ishe në Dukagjin në kohën e “luftës” dhe e propozove dhe përkrahe Ramushin, për Komandant të Zonës së Dukagjinit, që vetë Ramushi e kishte pranua Tahir Zemën si Komandant, një ushtarak me përvojë e oficerë kariere. Aty ishin edhe oficerë të “lartë” me shkolla të larta pedagogjike, sikur ti. Rojet tua, dyshohet se bënë atentat në Fetah Rudin e pastaj u aksidentuan. Kështu shkruan Major Nazif Ramabaja.

E tash edhe vëllezërit tu, Rexhë pa kcejnë si “zorra n`prush”, si ti e po i sulmoni policët shqiptarë e rojet e sigurimit në Kuvendin e Kosovës.Jeni qu peshë.

Por, mos harro Rexhë, se “Bota është RROTË”, e ndryshojnë punët. Edhe “Sarkozi, ish-Presidenti i Francës është arrestuar”! Franca, Rusia e SHBA-ja në Republika Presidenciale ku presidentë ë kanë pushtetin, ama para ligjit, janë të barabartë ndërsa denimet shpesh, i kannë më të rënda dhe bëhen horë e gazi i dyjâs. E ju? Ju e shkërdhyet luftë e drejtë e betejat e të tjerëve i vodhët si tuajat e tash bëni çka të doni!

Rexhë, ti ishe edhe “Ministër i Punëve të Përmrenshme”, në Qeverinë e Përkohshme, të Hashimit e me Hashimin ishe. Pse ike nga Hashimi? Për shkak të parimeve?

Edhe herave tjera iu kam thënë të tjerëve, “bashkëluftarëve” tu, po ta them tash edhe ty: “-Nuk e keni çliruar as ni pllam tokë, as si ni lehe me kepë”.

Rexhep mos kce “Si K... n`darsëm” edhe ty kam me të ardhur dita kur do të “rrëfehesh si katoliku te pifti”! Vrasjet dhe varrosjet që dyshohet se ti i ke kryer, nuk harrohen. Vrasja e mësuesit Haki Imeri, varrosja (atentati) ndaj Fetah Rudit e ajo në fshatin Qabiq, kur i rrehët krejt katund, të ngarkohen ty. Ti ose ke qenë autori, urdhëdhënësi ose janë bërë me dijen tënde, të Sokol Bashotës e të Mujë Krasniqit.   

Pasthënie

Për fund, dua të shtoj se as ti, Rexhep e as Ramushi e aq më pakëz Ramizi keni të drejtë të thirreni në luftën e drejtë të shqiptarëve e s kësaj të fundit.

Herën tjetër do të shkruaj, përsëri për Fatmirin e “Ftyrën”, Fatmirin (Fatmir Limën e “Demirelin”, ”Qelikun apo Hekurin”, mitin e legjendën për “Fatmirin” dhe nofkën “Qeliku” që lidhë me burgosjen e Demirit, që fjala “demir”, nga trq. do të thotë, “hekur”).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat