Ujqit të tërbuar-sllavo-serb, veç kështu ndalen...

Opinione

Ujqit të tërbuar-sllavo-serb, veç kështu ndalen...

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:41
Ragip Guraziu

Po mos të ishte inskenuar nga Thaçi e Vuçiç, e tërë ngjarja që ndodhi në veri të Mitrovicës, arrestimi i ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe Selakoviq,kur ata kishin hy në sallën ku pritej të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën, Policia e Kosovës, ROSU ,në Kufi ende, u publiku lajmi se Dështon shteti, Gjuriq dhe Selakoviq hyjnë duke buzëqeshur në  mes vete...

Po në çfarë forme u arrestuar Marko Gjuriq...

Mos vall, ishte skenar i përgatitur i pjellës së bisedimeve, Thaçi Vuçiq?!,Në rat se po, atëherë tradhti pas tradhtie, një dëshmi që ujqit e tërbuar serbo sllavë, çetnikët serb, të Voisllav Sheshelit, munden të rrinë aq urtë, ku Rosu dhe Policia e Kosovës, intervenimi i tyre te jetë për lavdat dhe i ra në sy e gjithë botës, se Kosova me të vërtet paska një polici të profilit botëror, por, si me e hjekë këtë shprehje ''SKENAR''.

Si me besu që nuk ishte skenar?!

Kur kemi parasyesh,se në fillim të viteve të 98-99 u qlirua Kosova nga thundrra serbo-sllave me ndihmën e NATO-së,KFO-it, SHBA-ve dhe aleatëve të saj dhe Kosovës,por edhe UÇK-ja,që ishte edhe një tjetër FARK,por u tha se u pajtuan për një ambleme të përbashktë,por të ndarë tej mase.

Atëherë,kam disa pytje; Pse nuk u intervenua për Veriun e Kosovës që në 99?!, Ku ishte UÇK??!, Ku isin edhe t tjerët?!...

Veriu i Mitrovicë ra në duartë e KFOR-it Frances,m pastaj ju dhurua serbeve,që deri sot edhe pse që 10 vite jemi shtet,asgjë atndej nuk frymon shqiptare,por e gjitha me simbole,gjuh,kulktur etj serbe e si qe e mundur tani me e marrë gjthë atë fuqi tani në 2018 20 vite me vones..Dua përgjigjeje...

Tani sado pak për këtë të mbramën e kam përgjigjejen.rasti i debateve të Kryeminitrit Ramush Haradinajt,vëllait të ti deputetit të AAK-së Daut Haradinajt dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit,që nuk kam nevoj t'i përmend pasi u bënë publoke,se u shpalos fytyra e tyre dhe e gjithë asaj lufte,që tani nuk kam koment...

 Se ky ishte spektakel, i Serbise dhe argatëve të tyre (pushtetarët tanë) që të harrohet  ratifikimi, me Malin e Zi,derisa pasuli po zihej në veri të Mitrovicë,kryeministri ynë në Krush me duket. A nuk ishte inskenim?! Kështue e ka politika, topi hidhet në një drejtim, ndersa goli bie në tjetren anë...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie reagoi ndaj arrestimit të Marko Gjuriqit.Në një postim në Twitter, Delawie tha se nuk ka alterantivë tjetër përpos dialogut Kosovë-Serbi.“Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë. Nuk ka alternativë për dialogun”.

Nga frika e Gjykatës Speciales, Thaçi po bën kompromise për ndarjen e Kosovës

Pra nga frika e Gjykatës Speciale po e detyronë presidentin Hashim Thaçin dhe për inderesat personale të bëjë kompromise me presidentin serb Vuçiq dhe të lozë me fatin e Kosovës, që serbët në momentin e duhur po e shfrytëzojnë pikën e dobët të Thaçit, i cili ka përvetësuar Kosovën dhe institucionet tona si me qenë të tij.

Sa u përket serbëve, në këtë rast, presidenti Aleksandër Vuçiq, po e përdorë amanetin e të parëve të çetnikëve serb sa i përket Kosovës,e sidomos (babës), së kombit serb, sipas tyre, Dobrica Qosiqit,që nëpërmes Sllobodan Millosheviqit,u mundua ta trishigojë amanetin e të parëve për ndarjen e Kosovës,tani ju përcollë Vuçiçit, se duke qenë në dijeni, se e gjithë territorin nuk munden, atëherë së fundi 23 përqindshi i Dobrica Qosiqit, që i bie Veri i Mitrovicës e andej, të jetë territor i Serbisë, edhe është deri më tani pasi asgjë shtetërore dhe as Kushtetuta e Kosovës nuk po përfillet në atë pjesë, gjithëçka serbe dhe ky plani serb gjeti një president mu në kohën e duhur për të realizuar këtë plan.

Tani kemi edhe një dëshmisë fundi edhe gazeta vjeneze “Der Standard” i është shtuar listës se mediave ndërkombëtare që po raportojnë për takimet e fshehta Vuçiq-Thaçi për ndarjen e t'kurrjen e Kosovës. Sipas kësaj gazete, Gjermania parandaloi ndarjen e Kosovës të cilën e synonte Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti “marionete” i Kosovës Hashim Thaçi. Gazeta edhe me tutje dyshon se Thaçi e Vuçiçi po takohen nëpërmjet kanaleve të tyre fshehta për të çuar përpara planet e tyre të vjetra e ogurzeza. Edhe në Serbi tashmë Jeremiqi po e përmend se Vucici po takohet fshehtas me Thaçin për planet e tij lidhur me Kosovën. Në këtë situatë dhe planet eventuale ogurzeza të Thacit të publikuara në mediat ndërkombëtare për kompromise me ndarjen e Kosovës, është frika nga Gjykata Speciale ajo që po e shtyn Thacin të bëj pazare me ndarjen e Kosovës, apo pas kësaj qëndrojnë e  janë plane të vjetra të Serbisë nga ish-serbo-mëdhenj Dobrica Qosiq e S. Millosheviq të cilat po mundohet t’i realizoi Aleksander Vuçiq përmes blerjes së Hashim  Thaçit....

Faktorizimi i Listës Serbe

Kjo është arsyeja e një dështimi, ku vetëm për interesa të ngushta të pushtetarëve u faktorizua Lista Serbe, gjegjësisht Aleksandër Vuçiqi, më shumë se kushdo tjetër dhe më shumë se kurrë më parë.

Kështu me këta njerëz po ecën edhe Kosova një hap para e dy hapa prapa, me këtë klasë politike të inkriminuar, prandaj edhe Kosova po identifikohet ndërkombëtarisht si shtet i krimit të organizuar, duke u lënë edhe jashtë strategjisë për integrime evropiane.Tani po bisedohet nga pushtetarët e Kosovës me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e UDB-së në Kosovë, për një marrëveshje për ulësen në Kombet e Bashkuara, e cila ulëse mund të tingëllojë bukur dhe joshëse nëse nuk do të shihej se çfarë ka prapa një propozimi të tillë. Ky është edhe një tentim për ta shitur si sukses vetëm një blof mashtrues të radhës për qytetarët për të thënë që më në fund u arrit një gjë e madhe, e në fakt ky është një favor i radhës për Serbinë që pa e njohur pavarësinë e Kosovës të bëjë një lëshim për të përfituar nga BE-ja.

Ndryshe,Drejtori i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është arrestuar nga Policia e Kosovës, të hënën në Mitrovicën e veriut për shkak se kishte ardhur pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës.  Arrestimi i tij erdhi diku kah ora 17:30, ndërsa disa orë më vonë Gjuriq u dëbua në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq bashkë me sekretarin gjeneral të presidentit të Serbisë, NikollaSelakoviq, kishin paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në një panel me temën ‘Gjendja e serbëve në Kosovë’ që do të mbahej në veri të Mitrovicës.

Ndërsa, Ministria e Jashtme e Kosovës nuk u kishte dhënë leje për vizitën e këtyre zyrtarëve serbë në vendin tonë.

Me të arritur në Kosovë, Policia e Kosovës arrestoi në Mitrovicën e Veriut, të ashtuquajturin drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  për shkak se ai nuk ka respektuar ligjin e autoriteteve të Kosovës, duke shkelur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës.

Arrestimi i tij erdhi diku kah ora 17:30, derisa ai ishte brenda objektit të Gjykatës në Mitrovicë. Ai sapo kishte nisur bisedat në kuadër të dialogut të brendshëm që shteti i Serbisë po e zhvillon për Kosovën.

Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia bashkë me njësitin ROSU ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e arrestuan Gjuriqin.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës e kishte sjellë Marko Gjuriqin në pranga në Qendrën e Stacionit Policor në Prishtinë. Më pastaj për Merdare dhe Serbi..

Autori shtë  gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat