Kush është më i forti në Kosovë?!

Opinione

Kush është më i forti në Kosovë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:34
Ragip Guraziu

Presidenti Thaçi, për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: që tha;'' nuk iu kish kthye asnjë ushtarë në Serbi, Vuçiqit,apo Kryeministri, Ramush Haradinaj, që nuk po e kurrellë askush, apo Behgjet Pacolli, që lavdatat i ka në qejfë, apo, Kryeparlamentari,Veseli që po shtirret se di diçka, Vetëvendosje,që do ta shpëtoi territorin ngha Mali i Zi, apo, Vuqiq e Gjuriq,apo  AKI që ua bëri akullë,të gjithëve këtyre, dhe i morri ''në qafë'',thënje e popullit, pas operacionit të enjtës të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Tani, kush do e ndalë Gjuriqin?!

Dikush po,po kush nuk dihet deri sa të del në sipërfaqe mu atë ditë që mediat serbe raportojnë se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq më 20 prill do të rikthehet në Kosovë.

Po tash Gjuriq po na vjen me tjjetër porosi,siç raporton,Danas, duke cituar burime brenda Qeverisë së Serbisë thotë se Gjuriq do të udhëtojë për në Kosovë më 20 prill, datë në të cilën është paralajmëruar krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas këtyre burimeve Gjuriq është i obliguar që të udhëtojë për në Kosovë me këtë rast.

Ditë më parë Gjuriq ishte arrestuar në veri të Mitrovicës nga forcat speciale të Policisë së Kosovës për hyrje ilegale në Kosovë.

Atyre që u ka mbetur merak që nuk kanë qenë në dijeni,për të marrë pjesë në arrestimin e tij,kanë rastin të përballohen me Gjuriqin,por duhet shkuar si me rend ,pasi ja kemi filluar arrestimeve në veri,sidomos ndaj Gjuriqit, ndryshe me dështu me dështu ku na mbatet ndërgjrgjëja?!

President Thaçi mbaje fjalën?

''Thaçi për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: Nuk iu kish kthye asnjë ushtarë në Serbi,duke u përgjigjur në manovrat e Serbisë ditëve të fundit, presidenti  në një intervistë për Jeta në Kosovë  që të kamë përcjellur deri në fund,ke thënë' se verimet e dy ditëve të fundit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq i ngjajnë atyre të Kim Jong Unit të Koresë së Veriut. A është kështu mapo jo?

Kërcënimet serbej, sipas juve z. THaçi nga do vijnë ato,Serbia,Rusia etj, janë boshe, të thata,psh. Vuçiqi “Ke thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, kështu e thatë z.Thaçi ...Sipas juve, telefonat e presidentit serb me presidentin rus dhe Bjellorusisë tregojnë më së miri orientimin e Serbisë dhe te presidentit Vuçiq.“Kërcënimet e Vuçiqit nuk i kanë bë askujt përshtypje, më së paku mua. Nuk më kanë tremb as kërcënimet e Vuçiqit, as të Millosheviqi.”Të lumtë...

Ke thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur...

Me këtë shprehje,beso se jo vetëm mua por po i besdisë qytetarët e Kosovës?! Po mirë.z. President Thaçi,mos harro se bile Kosova është  shtet me Kushtetut,por pak rëndësi ka kjo kur fakte të bollshme kemi sa i përketë sovranitetit të Kosovës,që 20 vite pas qlirimit,ne Veriun e Mitrovicës,e gjithë serbe,kush nuk po ta kurrell këtë pavarësi dhe Kushtetutën serbet e Kosovës dhe ata të Beogradit po ta shkelin me dy këmbët,dhe shife në çfar gjrndje jemi sot.

Haradinaj pritet që sot ta shkarkojë ministrin Sefaj dhe Drejtorin e AKI-së

Flamur Sefaj, Ramush Haradinaj dhe Shpend Maxhuni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar së sot do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të djeshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Po z. Kryeministër,Haradinaj,po dikush po mendon ndryshe nga ju që thuhet;'' duhet të apin dorëheqje apo shkarkohën,Flamur Sefaj, Ramush Haradinaj dhe Shpend Maxhuni.

Kjo vjen si pasoj ku gjatë ditës së enjtes u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.

Thuhet se Në bazë të Kushtetutës së Kosovës nënenin 3, specifikohen qartë funksionet e ndaluara të AKI-së.

Në nenin 3.1., shkruan se AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, AKI nuk ka: (i) të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte; (ii) çfarëdo autoriteti për arrest; (iii) mundësinë të iniciojë procedura penale, dhe (iv) autorizimin të detyrojë persona apo kompani të bashkëpunojnë për aktivitetet e saj, ndonëse persona apo kompani mund të bashkëpunojnë me AKI-në mbi baza vullnetare“.

Edhe pse në media është raportuar se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është personi që do të largohet nga kabineti i ekzekutivit. Mirëpo, ky veprim nuk është i nevojshëm sipas Aleancës Kosova  e Re. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri në një prononcim për mediat ka thënë se nuk ka dicka të vërtetë.

“Jo, jo… Janë spekulime. Nuk ka asnjë arsye. Ministri Sefaj është ministri më i vlerësuar nga qytetaret dhe ndërkombetarët por ndoshta dikujt po i pengon kjo”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe,Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, njofton media shtetrore turke.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën.

Erdogan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.

Dikush do na shpëtojë ndaj shkeljeve, rasti demarkimit me Malin e Zi?!

Opozita si pozita,partit politke si njëra ashtu edhe tjetra,liderët politikë,si njëri ashtu edhe tjetri,Kosova sallamadi,vien e shkojnë nerëz,diplomat e kush do tjetër serb në veri të Mitrovicës,u bë një spektakël,e krisi tjetri,nga AKI-ja,duke menduar edhe ata se do ishte spektakël,i morren në qafë gjashtë qytetarë,pas operacionit të enjtës të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi,që tani u bënëm gazi i botës,kur kemi parasyesh situatën e krijuar dhe rastin e tyre qytetarëve se për çka akuzohen, tmerr për ta dhe familjete tyre,20 vite ka mundësi që mos ta shofin diellin me sy.

Drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufca në emër të deputetëve nënshkrues dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Projektligjit nr.06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ratifikimin  për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.

Pas dorëzimit në Gjykatë Kushtetuese, Konjufca tha se presin nga Gjykata Kushtetuese një trajtim të paanshëm, pa ndikime, profesional dhe në mbrojtje të kushtetutshmërisë rrjedhimisht dhe të mos cenimit territorial të Republikës së Kosovës.

“Shkelja më e rëndë ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, është neni 2 i Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 2, i cili thotë që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe është i patjetërsueshëm. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe sipas argumenteve dhe duke ju referuar Kushtetutës të konkludojë se me ratifikim të kësaj marrëveshje kemi pasur faktikisht shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Për fund

Presidenti Thaçi, për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: që tha;'' nuk iu kish kthye asnjë ushtarë në Serbi,Vuçiqit,apo Kryeministri,Ramush Haradinaj,që nuk po e kurrellë askush,apo Behgjet Pacolli,që lavdatat i ka në qejfë,apo,Kryeparlamentari,Veseli që po shtirret se di diçka, Vetëvendosje,që do ta shpëtoi territorin ngha Mali i Zi, Apo,Vuqiq e Gjuriq,apo  AKI,që ua bëri akullë,të gjithëve këtyre,dhe i morri ''në qafë'',thënje e popullit, pas operacionit të enjtës të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Cli është më i forti nga këta do shifet në vazhdim.

Me shumë dyshime dhe shqetësim i shof këto zhvillime ,tani çetnikët serbë, në krye me Vuçiqin,të përkrahur nga Rusia, duket se po e përdorin skenarin ukrainas për ndarjen e Kosovës, të ndihmuar edhe nga treshja Hashim Thaçi,Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiqi. Tani po dyshohet me të madhe se këto zhvillime ishin skenat e orkestruara nga treshja Thaçi-Vuçiq-Rama me arrestimin e Marko Gjuriqit, që ishin të ngjashme me skenarin e Ukrainës.

Ky është projekti i ndarjes ose bosnjëzimit të Kosovës, gjegjësisht aventura prej marionetës e Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiq, për tjetërsimin dhe faljen e integritetit territorial të Kosovës. Konsideroj se medoemos duhet të ndërpriten bisedimet dhe vendimet e krerëve të Kosovës, që janë potencialisht të akuzuar nga Specialja dhe për të shpëtuar bëjnë koncesione të reja në dëm të Kosovës, si në rastin e Thaçit.

Dhe kjo duket se ishte loja e përgatitur e së hënës në Mitrovicë me të njëjtin skenar si dhe zhvillimi i ngjarjeve në Gjeorgji (2008) dhe në Ukrainë (2014)", theksoi Guraziu për "Kosova Sot". Ai dyshon shumë që Hashim Thaçi do të pranojë menjëherë që si kryenegociator të manipulojë edhe me këto zhvillime, sikur që manipuloi për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Atëherë politikës kosovare dhe popullit në tërsi, kemi nevojë për një unitet të fuqishëm mu në këtë kohë,të pakohë,që unitetin tonë ta forcojmë dhe krah për krah së bashku,kush më shumë e kush më pak di dalmi zot Kosovës,sa sështë bërë vonë...

Autori është gazetar-analist ipavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat