"O në liri e faqebardh! Jo në robëri të serbit, të lirë e të poshtëruar!"

Opinione

"O në liri e faqebardh! Jo në robëri të serbit, të lirë e të poshtëruar!"

Nga: Hafiz Shala Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:15
Hafiz Shala

Si mundet dikush me i thënë vetit President i nji shteti, Kryeministër i nje shteti, ose Kryeparlamentar, kur, Kryetari i Serbisë armike shekullore, u jep ultimatume dhe au kufizon vizitat në një pjesë të shtetit, që quhet i pavarur dhe sovranë, në këtë rast Kosova, e njohur edhe nga 116 vende përfshirë edhe disa nga vendet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës SHBA.
Si mundet udhëheqja kosovare me heshtë në këtë mënyrë, sa me u pajtue dhe me u frikësue nga një udhëheqës i cili deri dje të ka vra, masakrue, dhunue, debue nga vendi yt deri në çfarosje.

Shtrohet pyetja se udhëheqës te cilit popull jeni ju or zotëri? kur, nuk jeni në gjëndje të merrni kurfarrë veprimi që e vertetoni se jeni shtet sovran, që në praktikë nuk jeni me sa duket të tillë, pasi assesi nuk po e dëshmoni as edhe në një rast me këto sjelljet e juaja prej pushtetari.

A është absurde se Vuqiqi ju paska dhënë ultimatum që Marko Gjuriqi, ti dorëzohet autoriteteve të Serbisë deri ne orën 19 :30 sipas kohës lokale, e ju me nguti e keni dorëzue në orën 19:20 minuta, që do të thotë në mënyrë strikte, bile para kohës së kërkuar ultimative.

Unë nuk kam qenë në Kosovë, ka kohë të gjatë, ose ma mirë më thënë sipas meje prej se kryekriminelat, hajdutët dhe mercenarët e Serbisë, erdhën në pushtet. Dhe, ndoshta as që do të shkoj derisa këta të jenë në krye të institucioneve të Kosovës! 

Çka, me  tëvërtetë nuk e di se cila është edhe ndërtesa më e lartë në jug të Mitrovicës, ku mund ta shkohet në pjesën veriore të okupuar në heshtje. Pos që nëse deshiron të shkosh në veri, zyrtarisht, ju duhen të merrni vizat nga Beogradi. Pra, nga njëra anë kemi Beogradin që nuk lejon ta vizitoni atë pjesë të Kosovës, pa vizë për qytetarët, dhe për udhëheqësit e Kosovës, që nuk kan nevojë për vizë pa miratimin e Beogradit, në Kosovë serbët, dhe udhëheqësit e saj mund të hynë e të dalin sikur janë në Serbi. 

Këtë që e bënë forcat speciale, pavarësisht interpretimeve mendojë se tregojë të paktën simbolikisht se Kosova ka shtet, pavarësisht atyre skenarve që ne nuk i dimë, dhe një ditë kan me dalë, sepse kjo është bërë me marrëveshje, bile edhe nga vetë ata udhëheqës që sot duket se "Ju prish tymi".

Këta udhëheqës a e dinë vallë se "Cili është fati i atyre shqitarve të mjerë në atë që ata veriut të Mitrovicës, po e quajnë Republikën Serbe të Veriut (dhe kanë kërcënuar se me 20 Prill do ta shpallin), se janë tani në gojë të ujkut dhe këtë që ndodhi janë në rrezik".

Dhe, pse Presidenti që udhëheq edhe bisedimet për Kosovën, asnjëherë nuk e potencoi në Bruksel, fatin e tyre, a mos vallë sepse po na u idhnuke Vuqiqi, idhnohet edhe zonja Mogherini, e të tjerë !!!.

Këtu bie një përgjegjësi, edhe pse Kryeministri i frontit të luftës, qenka zbutë jo pak, por bash sikur qingji anipse vërtetë ka luftue, nuk po mundet me ua "shtërngue" dhe jo më me e kapercye urën e Ibrit, si Kryeministër, jo privatishtë me Veselinoviqët e viqat tjerë, të Beogradit.

U zhgënjeva përteje mase duke e shikuar një intervistë me nji gazetaruç me Kryeministrin, i cili e mundoi veten në gjuhën e huaj serbe, i cili, le që as ky nuk e dinë se çka ka thënë, por as ata të cilëve ju dedikohet, nuk e kanë kuptuar. I strukur para, një gazetari i cili kiishte ardh i përgatitur, përball Kryeministrit të Kosovës, gjoja ky me gjithe argumentet e bollshme që i posedonte, nëse i din, nuk qe në gjendje me dhënë kurfarrë përgjegjjë si duhet.

Politika është zanat, për atë që e ka "zanat" politikë dhe për këtë kryhet edhe do shkollë, por kur ajo të mungon, atëhere tragjedia është shumë më e madhe. Dhe, gjëja më e mirë është lëshoja vendin dikujt që dinë me ba politikë dhe është politikan.

Zoti Kryeministër, nuk e di pse i sakrifikove 8200 hektar të Kosovës! dhe e tradhtove besimin e popullit, tëndë që të dha besimin, posaqërishtë atyre dugagjinasve, e më së shumti rugovasve. Ngrite me të drejtë dhe mblodhe mbi 205 mijë nënshkrime, qe ti vet i solle në këtë Parlament. Para forcave të ruajtjes së rendit në një kohë bukur si me forcë i fute në ndertesen e Parlamenti, për çka, edhe u mbështete nga populli.

Por, asnjeri nuk do ta besonte se e ke bërë vetëm për të ardhur në postin e Kryeministrit, sipas skenarit të "Presidentit" me SHIK-n (të cilët të patën çuar edhe në Hagë), kur të ndalën në Francë.

Ku popull që të po luan më të, popull naiv por edhe i besueshëm në ty, u brengosë përtej mase, saqë vërtetë të bënë hero, për të përfunduar, sot në duart të "Presidentit", Kryekuvendarit Kadri Veselit, dhe të Xhavit Halitit, që të gjithë ish banorët e Tiranës, të qeverisë së ”Rogner-it”.

Nga edhe ku u udhëhoqë lufta e tyre, përderisa ti ishe në krye të luftës me vëllezërit e tu në Dugagjin, me të vërtetë tue luftue dhe ata duke të bojkotuar me armatim, duke ti vra edhe disa nga furnizuesit me armatim për Kosovë.

Nga respekti qe e kam pase, dhe tani nga zhgënjimi që e kam ma mirë mos të kisha njoftë ashtu siç e kam dijtë athere deri te kjo e sotmja, që për fatë të keq është tragjike, jo vetëm për mua si nji përkrahës i flakët i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa e ditur se në këtë ushtri është apo nuk nuk bënte pjesë edhe FAR-ku, i Dr,Ibrahim Rugovës, sado që ishte nji ushtri e rregullt, profesionale me hierarki dhe ushtarak kariere, si Ahmet Krasniqi Minister i Mbrojtjes dhe Tahir Zemaj Komadant.

Dhe, kur është fjala për "Presidentin", që është joligjitim në krye të shtetit, për mua, pas e gjithë kësajë që ka ndodhë dhe po ndodhë pra : " Bisedimet me Vuqiqin në mënyrë private, dërgimi i forcave speciale në veri, si po thuhet edhe pa dijenin tënde ku tejkalohen kompetencat, ngase ky fat-keqësishtë, është Komadant i Forcave Ushtarake, por jo edhe policore, si shkasë për t'i hapur rrugë Asociacionit dhe ndarjes së veriut, që vetëm ai dhe Vuqiq e dijnë, dhe tani në fund arrestimi dhe dorëzimi i shtetasve turk, kapur në territorin e Kosovës, sipas kërkesës dhe në llogari Erdoganit! vëllaut të "Presidentit" e shumë e shumë lëshime që karakterizohen si tradhëti shtetërore", as kam pasur ndonjë respekt dhe as që kam.

Por përsëri po them, Kryeministër, po të isha në vendin tënd, me të gjitha këto që kan ndodhur sa kohë jeni ju në krye të shtetit të Kosovës, as njëzetekatër orë nuk do të qendroja në atë post, pra Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Do të isha më se i lumtur po të ishe ai që tani nuk je! për të bërë kthesë 360 gradë, në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës. Ndoshta e ke në zemër dhe në shpirtë, por je bashkë me të këqinjët dhe je i kapur,që ta marrësh të gjithë barrën që nuk të ka takue, por prapseprapë Kosova është më e shtrejtë se karrikja jote dhe emri ytë.

Largohu Kryeministër, e leje "Presidentin" le ta vazhdojë me këto akte antishtetërore, e ti,ruajë atë që e dhe në luftë e në paqe për Kosovën, e tregove, sepse, do të jesh i mallkuar përjetë, ndërsa "Presidenti" është pajtuar me këtë dhe ai me këtë rrugë ka për të hyrë në histori, ashtu siç nuk do ta deshironte askush, por mendojë se edhe ai vet ka për ti rënë nesë ndoshta pishman. 

E, populli, duhet ta gjejë veten, "O në liri e faqebardh! Jo në robëri të sërbit, të lirë e të poshtëruar!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat