Gjysmë analfabeti Thaçi dhe qafë thyerja e tij hakmarrëse

Opinione

Gjysmë analfabeti Thaçi dhe qafë thyerja e tij hakmarrëse

Nga: Lirim Gashi Më: 3 prill 2018 Në ora: 11:07
Lirim Gashi

Nuk janë analfabetët rrezik për shoqërinë dhe shtetin sa janë gjysmë analfabetët. Përkundrazi të parët janë të vetëdijshëm për vlerën e tyre reale, andaj merren me gjërat që i njohin më së miri si për shembull: përkujdesjen për floren, faunen dhe kafshët shtëpiake (ujitjen e specave dhe domateve, nxjerrjen e patateve etj...) kështu që prej tyre shteti dhe shoqëria kanë vetëm dobi, ngaqë prodhojnë pemë, perime, gjizë, djath, qumësht dhe kos sa për një
 kozmos. 

Por, jo edhe gjysmë analfabetet. Ata duke e mbivlerësuar vetveten, shumë njerëzve ua vështirësojnë jetën, ngaqë gjithkund e fusin hundën. Mirëpo fatkeqësia më e madhe është fakti se të tillët kudo dhe kurdo që e fusin në punët që su takojnë hundën e dh...njëkphësisht edhe punën.

Gjysmë analfabeti më i njohur politik dhe arsimor ndër shqiptarët e Kosovës është Hashim Thaçi.  

Ky gjysmë analfabet, përveç që është talent i mbivlerësimit të vetvetes dhe nënvlersimit të të tjerëve, është edhe talent i keqkuptimit dhe keqinterpretimit të informacioneve si dhe të prodhimit konspirativ të intrigave më të rrëzikshme për shoqërinë dhe shtetin. 

Prirja e tij për t'a mbivlerësuar vetveten e shndërron atë në palaço të cirkut politik, shkencor, social, kulturor dhe edukativ, ngaqë e furnizon me zell, oreks dhe energji të jashtzakonshme për futjen e hundes së tij të qyrravtë në punët që si njeh aspak dhe për lëshimin e fjalës si lopa baglen kudo dhe kurdo.
Gjysmë analfabeti Thaçi, përveç që është mjeshtër i intrigave konspirative që e rrezikojnë  dinjitetin e individëve që i kundërvihen dhe jetën e tyre, ai eksperimenton me popullin, shtet-ndëlrtimin dhe sovranitetin e shtetit duke e shndërruar në shtet-rrënim dhe cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial.
Të gjitha këto i bën vetëm për një qëllim të vetëm: për ta shpëtuar vetveten nga përballja me ligjin të cilin e dhunon dhe modifikon sa herë që e kërkon nevoja e tij personale, thua se Kushtetuta e Kosovës është biblioteka e tij private. 

Ky njeri qyqar s'ka qoke për ta pranuar botërisht se është i shantazhuar prej shumë shërbimeve sekrete e sidomos atij franqez dhe serb për shkak të njollave të errëta në biografinë e tij dhe për të kërkuar falje e për tu penduar sinqerisht për dëmet që ia shkaktoi popullit dhe shtetit të Kosovës, adaj për qafë thyerjen e tij personale i hakmerret shqiptarëve të Kosovës, përmes tentimit për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, gjë që po i ecën shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat