Pse Nazim Sahiti është i paprekshëm nga drejtësia?

Opinione

Pse Nazim Sahiti është i paprekshëm nga drejtësia?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 prill 2018 Në ora: 22:30
Nazim Sahiti

Në fund të vitit të kaluar, saktësisht më 30 dhjetor, ishte sulmuar drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nga sulmuesit e identifikuar: Nazim Sahiti dhe Avni Berisha. Derisa ky i fundit, me profesion polic, ishte suspenduar me vendim të Inspektoratit Policor, por, asnjë masë ndaj Drejtorit të Antikrimit, Nazim Sahiti. Ndonëse të dy të përfshirë, shteti u tregua për dike nënë e për dikë njerkë. Fuqia misterioze e Drejtorit të antikrimit, Nazim Sahiti, ka ndikuar që prokuroria ta ketë një sfidë të madhe për të proceduar me rastin, për shkak të presioneve të vazhdueshme në trajtimin e këtij rasti bazuar në përfshirjen e profilit të menaxhmentit të lartë të Krimeve Ekonomike. Gjithsesi duhet rikujtuar të kaluarën e Nazim Sahiti, për të kuptuar më mirë fuqinë e tij.

Naizmi kishte mbajtur burg në Maqedoni në vitet e 90-ta, për plagosjen e Bashkim Lutollit, i cili ka mbetur invalid i përjetshëm, por kjo nuk e ka ndaluar Sahitin të zhvillojë karrierë në Policinë e Kosovës. Sahiti i  përfshirë në afera korruptive dhe përplot me vepra penale, u zgjodh drejtor për Krimet ekonomike dhe Anti-Korrupsionin. Nazim Sahiti, do të duhej të ishte shembull për ndershmërinë dhe karakterin, për shkak të rëndësisë së institucionit që udhëheq, por është komplet i kundërt me virtytet që kërkohen nga një person, prej të cilit varen të gjitha hetimet e skandaleve financiare dhe ekonomike në Kosovë.

Gjithashtu ky person kishte leje për armë i dhënë nga autoritet serbe, që zor se do e merrte dikush nëse nuk do të ishte i lidhur me sistemin e Millosheviqit ka edhe dokumentacion për leje të armës, që Nazimi mori në dhjetor të vitit 1997. Duke qenë në krye të antikrimit, si duket Naizmi ka dosje shumë për politikanët, të cilët i ka zënë “ me pelë për dore”, andaj edhe fuqia e tij buron nga kjo. Dhe, rrjedhimisht nga këtu buron edhe kapja e shteti, nga njerëz që janë mbi shtetin, dhe janë të paprekshëm, pavarësisht veprimeve të tyre.

Drejtësia në Kosovë vepron në mënyrë selektive dhe është e dirigjuar kryekëput nga politika, e cila margjinalizon këdo që i vihet mbi, pasi ka instrumentet për të mposhtur. Nga kapja e shtetit, sot Kosova po vuan më së shumti, ku një sistem i korruptuar ka ndërtuar piramida të njerëzve me fuqi misterioze. Ku drejtësia dorëzohet përpara njerëzve si Nazimi, e të cilët nuk guxon as t’i arrestoj apo hetojë, si mund të paramendohet shtet i së drejtës.

Dy persona e kryejnë të njëjtën vepër, njëri arrestohet dhe tjetri jo, standarde të ndryshme për dy persona të ndryshëm për të njëjtën vepër. Kjo dëshmon më së miri se drejtësia vlen për të dobëtin, për njerëz të pafuqishëm. Kjo është Kosova, e cila po vuan nga njerëz me fuqi jo ligjore, e të cilët janë shndërruar në kancer të shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat