Kosova shtet i nëpërkëmbur!

Opinione

Kosova shtet i nëpërkëmbur!

Nga: Milazim Maraj Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:25
Milazim Maraj

Synimet e rrezikshme ruso-turke rrezikojnë paqen në Gadishullin Ilirik dhe Evropë. 

Kosova shtet i  nëpërkëmbur.

Nuk ka kuptim logjika e principatave  shqiptare në shekullin 21.   

Turqia dhe Serbia brenda jave kërcënuan sovranitetin e Kosovës

Hyrja e Xhandarmërisë serbe në veri të Mitrovicës dhe shërbimet sekrete turke në Aeroportin “Adem Jashari”ishin nëpërkëmbje e shtetit të Kosovës.

Në këtë hapësirë të Evropës dhe Botës nuk ka demokraci. Lindja arrin të instaloj njerëz të vet  me të cilët më pastaj  për mes tyre, shantazhon shtetin e Kosovës, sipas nevojave të veta. Kështu ndodh në të gjitha shtetet e kësaj hapësire. Kosova dhe Shqipëria nuk janë jashtë këtij  projekti dhe programi. Vrasja e njerëzve pas lufte dhe tendenca për vrasjen e Dr. Ibrahim Rugovës duhet të kërkohet në këtë kontest. Orientimi i politikës së Dr. Ibrahim Rugovës drejt SHBA dhe Evropës ishte shkaku i këtyre sulmeve. Po të kishte pranuar Dr, Rugova kontaktin më Vitali Çurkinin të sponsorizuar nga Bexhet Pacolli  çështja e Kosovës do të ishte e përfunduar në kuadër të  Serbisë  dhe shqiptarët do të kishin pranuar të behën serb qysh atëherë.                                                                                                                                                                                              

Ata që nuk do të pranonin do të, burgoseshin, vriteshin ose ndiqeshin  kudo që të ishin në Botë. Mos pranimi i këtij drejtimi që ishte i gabuar , madje i provuar si gabim më disa shekuj më herët solli intervenimin e SHBA dhe NATOS në Kosovë. Por solli edhe dënimin e shumë shqiptarëve, vrasjen e tyre, në luftë dhe pas lufte. Lindja, nuk pushojë asnjë herë më programet e saja asimiluese dhe shfarosëse për shqiptaret. Pas vdekjes së Dr. Rugovës më ndihmën e një pjese; mbeturina të LKJ në udhëheqjen e LDK dhe lidhja e tyre më LPK, në pushtet arritën të instalohen krahu pro lindje, pro turke dhe pro ruse, por më gojën plot NATO, Amerikë dhe Evropë. Ky grup i korruptuar, jo aq i madh fillimisht vodhi zyrat më dëshmi për krime dhe pastaj, hapi dyert e korrupsionit vendas e ndërkombëtar dhe kriminalizoj tërë Kosovën.

Tani Kosova e shpallur Shtet Sovran dhe i Pavarur është shumë i dobët politikisht i dëmtuar ekonomikisht është shndërruar në një  lodër të lindjes kundër perëndimit. Udhëhiqet nga njerëz më barrë të dyshimtë kriminale pa parime demokratike, vizione patriotike dhe qëllime përparimtare. Etatizmi i dentronizuar  është sistem “malin”  në çdo partie politike në Kosovë. Kjo filozofi e rrezikshme është instaluar në kryesi të partive politike në Kosovë.  Kryesitë e këtyre subjekteve kanë mjaftë ngjashmëri me politiken e Erdoganit. Nuk lejohet prurja e vlerave dhe ideve të reja në parti.

Nuk lejohen, sulmohen, stigmatizohen ose anatemohen njerëzit më bagazh intelektual, patriotik dhe profesional.  Kryesitë  e këtyre partive janë servile dhe të sëmura nga karrierizmi. Platforma e tyre e vetme reale është: “Kush nuk është me neve është kundër nesh” e pa shprehur tekstualisht por shumë i shprehur në përmbajtje, lexohet në qëndrimet e secilit  udhëheqës ose pranë udhëheqës,ne partitë politike në Kosovë. Në këtë situatë të pa paster, jo demokratike arriti të lidhet krimi i organizuar, në Gadishullin e bukur Ilirik. Kështu mafia e Serbisë është ngushtë e lidhur më mafien Rusisë, Turqisë, Serbisë dhe Kosovës. Mitrovica e Veriut,lista serbe, Isisi, Kumanova,çështja ura, Ivanoviqi,muri, treni, arrestimi i Gjuriqit, kidnapimi i profesorëve turk .

Taksa për rrugën e kombit, si projekt i përgatitur dhe koha e zgjedhur, për dëshpërim dhe përçarje në mes të kombit shqiptarë, janë prodhime me interes dhe skenar, të kësaj lidhje mafioze të veshur më petkun nacionalist dhe modern, që sjell, jetë të varfër, të mundimshme, standard të dobët për krejt popujt e këtij gadishulli.  Mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Shqipërisë dhe  Kosovës pas këtyre rasteve dalin si qellim spektakulare pa ndonjë rëndësi më peshë për të dy vendet. Prodhimi i këtyre krizave nga kjo industri shërbejnë si skafe për të notuar  kriminelet dhe krimi i organizuar i prodhuar dhe instaluar nga blloku i lindjes në këtë gadishull kaq të bukur dhe historikisht të trazuar.

Kosova  është Shtet Sovran dhe i Pavarur,i udhëhequr me  njerëz të pa aftë, pa përgatitje dhe vullnet të mirë. Që nënshkruajnë marrëveshje pa studimin e duhur, pa njoftimin e kuvendit,dhe më pastaj kur këto marrëveshje   hasin  në rezistencë të popullit të vet, ushtrohet  dhunë mbi protestues, krijohet fushë konflikti ne mes të shqiptarëve protestues dhe polic të gjithë në emër të  mbrojtjes së shtetit. Në këtë formë krijon  pa siguri në Kosovë. Kjo pasiguri prodhon demoralizim kombëtar dhe shpërngulje masive nga trojet shqiptare. Kështu po ndodhë në Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Në Mal të Zi procesi i shpërnguljes së shqiptarëve veç ka përfunduar atje ka shumë pak shqiptarë dhe pa perspektivë. Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre  është projekt i vjetër ruso-turk.

Institucionet e Kosovës janë të pa përgjegjshme për hartimin e strategjive të tyre në shërbim të vendit. Pa përgjegjësia fillon nga gjyqësori i Kosovës dhe shpërndahet në të gjitha organet shtetërore të Kosovës. Është shqetësim dhe pasiguri totale kur organet e veçanta të Kosovës marrin dhe ekzekutojnë urdhra nga politikanet e shteteve tjera tani që dihet publikisht nga Turqia dhe Serbia. Ekstradimi i turpshëm i profesorëve turq në Turqi dhe zbatimi i urdhrit të Vuqiqit,  për lirimin dhe dërgimin në kufi të arrogantit serb  Marko Gjuriqi konfirmojnë  nëpërkëmbjen e shtetit të Kosovës . Tani pason heshtja, për të mbuluar këto ngjarje që kundërmojnë tradhti. Kuvendi  i Kosovës nxjerr rezolutë  për hetim. 

Kush do të bëjë hetimin? Kush do të dënoj krimin? Ata që kanë bërë krimin nuk e dënojnë vetën. A mundë ta dënoj kjo gjykatë që ka treguar pa gatishmëri dhe pa aftësi totale në dënimin e të gjitha krimeve të luftës dhe pas luftës. Kosova është shtet i Pavarur dhe i nëpërkëmbur nga udhëheqësit e vet. Pastaj haptas nga shtetet tjera që kanë robëruar më korrupsion udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë. Institucione e Kosovës  dhe ato të Shqipërisë po sabotojnë haptas interesat e vendit  dhe të kombit  të vet.

Këto institucione  mbahen nga  eproret e tyre të korruptuar  në vend dhe jashtë vendi. Agjendat ruse dhe neo-otomane eksportohen në vazhdimësi në Gadishullin Ilirik në përgjithësi dhe në shtetet e banuara më shqiptarë në veçanti. Këto agjentura veprojnë në aleancë. Në veçanti  kur janë në pyetje projektet kundër shqiptare. Në këto ngjarje  Kryeministri i vendit ishte jashtë çdo informacioni.

Tani është jashtë ndikimit të tij për të marr masa për rastin. Paralajmërohen zgjedhje të parakohshme në Kosovë.  Gjendja  e tanishme në subjekte politike tregojnë situatë,të  pa favorshme për zgjedhje .Ne anën tjetër  nevoja për zgjedhjet është shumë e domosdoshme. Në këtë gjendje  të katandisur të  vendit, intelektualet e mirëfilltë të  Kosovës dhe kudo që gjendën, duhet, të japin kontributin e tyre intelektual. Logjika e principatave për shqiptaret në shekullin 21 është e rrezikshme. Shqiptaret janë objektiv i sulmit të agjendave të përmendura. Heshtja intelektuale është e mjerë dhe prodhon rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat