Para ligjit të gjithë nuk janë të barabartë

Opinione

Para ligjit të gjithë nuk janë të barabartë

Nga: Rami Veliu Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Në të shumtën e rasteve kjo fjalë me të madhe përdoret në drejtësi, por ja që në praktikë devijon edhe atë shumë. Prandaj, me të drejtë themi se: “Para ligjit të gjithë (nuk) janë  barabar”! Kjo vjen në shprehje atëherë kur janë në pyetje shqiptarët, ndërkaq kur janë në pyetje maqedonasit, kjo fjali vjen në shprehje të plotë. Për këta çdo gjë është në rregull! Në jurispodencë dënimet për fajet e bëra caktohen sipas fajit  të bërë edhe atë prej një (1) deri me 20 vjet burg ose me burg të përjetshëm. Pra, ka minimumin dhe maksimumin e dënimit. Minimumi është i dedikuar për maqedonasit, ndërkaq maksimumi për shqiptarët dhe etnitetet tjera. Kështu ishte edhe në kohën e ish Jugosllavisë, por edhe tash në Maqedoninë demokratike apo si që thuan në të shumtën e rasteve Maqedoninë multietnike.

Këtu bëhet fjalë për rastin e vrasjes së fëmijut i njohur tashmë si “rasti Almiri” i cili mori dhenë në opinionin e vendit dhe më gjërë. Me të u bë “me zë” edhe drejtësia në Maqedoni së bashku me Bobanin, vrasësi Boban Iliç. Sipas vrasjes së bërë, Bobani është dashur të dënohet me burg prej 4 deri 20 vjet. Porota bëri rikualifikimin e dënimit prej atij vepër penale e rikualifikoi në “fatkeqësi komunikacioni me pasoj vdekjeje”, dhe me këtë gjyqi i apelacionit e dënon Bobanin me 6 vjet burg! Ky gjyq e shpëtoi Bobanin nga maksimumi (20 vjet). Dhe ja, ky ishte epilogu i këtij gjykimi i cili në masë dhe ndër partitë politike shqiptare ngjalli një revolt. Thënë së drejti një dënim i tillë u prit qysh kur ia ndryshuan aktakuzën. Shihej sheshazi se kërkohej një dënim minimal për vrasësin, pasi bëhet fjalë për një fëmijë shqiptar! Raste të tilla ka shumë në Maqedoni, ku ka edhe gjykime sipas politikës ditore si që ishte rasti i Sopotit ku të pafajshmit dënohen me burg të përjetshëm, apo si vijuesi i Liqenit të Smilkovës si dhe ai i Kumanovës.

Në periudhën turke ekzistonte një proverb e cila është si vijon:”Nasradini shkon te kadiu dhe i thotë se lopa yte e ka vrarë lopën time. Kadiu i përgjigjet se ajo nuk është gjë ata janë kafshë. Nasradini e kupton se këtu ka ndonjë mosmarrëveshje dhe i drejtohet kadiut: z. kadi lopa ime e ka vrarë lopën tënde. E atëherë ndryshon aktakuza, e kthen në anën tjetër dhe e dënon Nasradinin.” Pra, edhe kjo ngjarje e ka pasur rastin e njëjtë si ai i Nasradinit, Bobani dënohet për vrasjen e Almirit me 6 vjet burg! Kjo vrasje nuk ishte një vrasje e thjesht, kjo ishte një vrasje makabre. Bobani për atë vrasje “verbale” sipas filmit të inicuar në TV, ai prej anës së majtë kthen veturën kah muri ku qëndronte Almiri me nënën e tij, ku shihet qartë që Almirin e vogël e shtrydh për muri. Prandaj themi se kjo nuk ishte një vrasje e thjesht, por ishte një vrasje makabre, një vrasje me paramendim i bërë nga një kriminel, kur kësaj t’ia shtojmë edhe atë se gjykata u vu në mbrojtje të këtij krimineli, kjo më haptazi tregon se çfar gjykimi ka qenë. Të vihesh në anën e këtij krimineli, kjo më është më tepër  se një krim. Me të drejtë ky gjykym hasi në revoltë tek qytetarët. Numër jo i vogël i tyre protestuan rrugëve të Shkupit dhe para gjykatës, por gjykatësit nuk ndryshuan këtë vendim. Nga ana e mbrojtësit të Bobanit edhe ato pak vite (6 vjet) iu dukën shumë, kërkoi që i akuzuari të lëshohet në liri sepse nuk paska qenë ndonjë krim i Bobanit!

Kjo na tregon se me të vërtetë në Maqedoni është vështirë të jesh shqiptarë. Këtu edhe pa asnjë faj mund të dënohesh edhe me burg të përjetshëm. Kur gjithë kësaj t’ia shtojmë edhe atë se ekspertiza u krye nga ekspert pa licencë, atëbotë kuptohet se çfarë gjykimi ka qenë ky rast i Almirit. Kjo është më tepër se një lojë. Kjo na brengos shumë neve shqiptarëve të Maqedonisë, kur mendojmë se çfarë gjykatësish na gjykojnë. Të kërkosh drejtësi te këta gjykatës me të vërtet është budallallëk!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat