Euforitë dhe epshet e presidentit Hashim Thaçit, datojnë që nga lufta e UÇK-së

Opinione

Euforitë dhe epshet e presidentit Hashim Thaçit, datojnë që nga lufta e UÇK-së

Nga: Ragip Guraziu Më: 12 prill 2018 Në ora: 12:04
Ragip Guraziu

Pas rënjës së komandantit legjendar,Adem Jashart dhe familjes së tij dhe jasharajve të tjerë,në skenë doli,Hashim THaçi,pseduanimin (gjarpëri),që gjithmonë ta mbajë otoritetin e të parit të UÇK-së,duke e gjuajtur ''GURIN'',e mshef dorënë.

Këtë ves e vazhdoi edhe në liri,të gjithë që ja rrezikonin vendin të qenit gjithmonë i pari,do komndant,siç i përdori gjatë luftës,me të njëjta retorika, disa bashkëluftëtaret dhe ish-komandantet qe ai pretendonte si kundërshtar politik, i dergoi, disa në hagë,disa nëpër gjykata,disa edhe e flijuan veten e disa ende nëpër gjykime,por po me duket se tani,të gjitha ato të këqijat që ua bëri bashkëluftëtarëve dhe ish-komandantëve të UÇK-së, po të njëjteve edhe tani që 19 vjet pas lufte asnjëherë nuk i le rehat,mu ka mbush mendja, se do i pshtojë Gjykatës Speciale,dhe po të njëjtit do i fusë mbrenda grilave,për t'i heq qafen njëherë e përgjithëmonë.

Kërcnimit e Thaçi,dhe ''asgania e tij'',jo rastësisht ....

Rasti i fundit, gjatë shënimit të betejës së Kosharës, presidenti Hashim Thaçi, tha se “kërcënimeve të Serbisë do t’i përgjigjemi me pushkë”, Hopa...! Ndryshe,Vuçiq i përgjigjet ''kërcnimit'' të THaçit,pe paqe,Melaqja....!

Niveli i një presidenti,shprehjesh -fjalorin politik,fëmijnor,rrëshqet totalisht,por ai të gjitha po i pranon,dhe me vetdije,edhe Kosovë po e degradon dita-ditës,Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës po i shkel vetë me dy këmbët.

I njohur për dinakërinë e tij, gjatë luftës, Hashim Thaçi do të mbante nofkën “Gjarpëri”.

Por ai do të bëhej gjerësisht i njohur për publikun, vetëm kur i zgjedhur si përfaqësues politik i UÇK-së,nga Shtabi i Përgjithshëm në Tiranë, Hashim Thaçi do të udhëhiqte delegacionin shqiptar në bisedimet e Rambujesë.Këtu për herë të parë, shpërfaqet hapur mosdurimi mes tij dhe Ibrahim Rugovës, rivalitet ky që do të zgjaste deri në vdekjen e këtij të fundit.

Përkundër skepticizmit të treguar nga vetë UÇK-ja dhe disa kërcënimeve të kohë pas kohëshme për të mos nënshkruar asgjë që nuk përputhej me luftën e UÇK-së, Hashim Thaçi bashkë-nënshkroi në Paris Marrëveshjen e Rambujesë, pika e dytë e së cilës kërkonte ruajtjen e sovranitetit dhe intergritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë.

Kjo marrëveshje dështoi kur u refuzua nga delegacioni serb, çfarë më pas i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s.

Vite më pas, shumë nga protagonistët e Konferencës së Rambujesë, kanë pohuar që Thaçi ishte bindur të nënshkruante marrëveshjen, kur James Rubin i kishte premtuar atij se një mik i tij në Hollyëood, mund të shkruante një skenar filmi për UÇK-në.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Thaçi drejtoi procesin për çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimit të saj në TMK.

Në tetor të vitit 1999 ai themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës, ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën vazhdon ta drejtojë që nga ajo kohë.

Hashim Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga marsi i ’99-s deri në janar të vitit 2000, kur ai i humbi zgjedhjet lokale. Një vit më pas, PDK-ja e drejtuar nga Hashim Thaçi humbi edhe në zgjedhjet nacionale.

Njeriu që kishte qenë në krye të UÇK-së, nuk mori dot besimin qytetar, për çfarë ai u detyrua që për 8 vjet rresht, të qëndronte në opozitë.Nga ky pozicion, në vitin 2005, Thaçi formoi dhe drejtoi të ashtuquajturin Kabinet për Qeverisje të Mirë, apo siç njihej ndryshe Qeveria në Hije.

Ndërkohë ai ishte pjesë e Ekipit të Unitetit gjatë bisedimeve në Vjenë, për zgjedhjen e statusit final të Kosovës.

Në jo pak raste, direkt apo tërthorazi, emri i Thaçit është përmendur në lidhje me vrasjet politike të pasluftës, duke përfshirë edhe atentatin e dështuar në Ibrahim Rugovën më 2005.

Pas vdekjes së Rugovës në janar të 2006-s, armiku politik më i madh i tij, Thaçi, do të ndryshonte krejtësisht qasjen ndaj figurës së tij. Madje shumëkush beson, se Thaçi nuk do të mund t’i kishte fituar zgjedhjet asnjëherë, sikur Ibrahim Rugova të kishte qenë edhe më tutje në skenën politike.

Pikërisht këtu, nis ndryshimi i madh i Thaçit: PDK-ja hoqi shqiponjën nga logoja e saj, për ta zëvendësuar atë me dy fusha të valëvitura, ngjashëm me logon e LDK-së. Në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit 2007, PDK doli e para, dhe si kandidat i koalicionit PDK – LDK, Hashim Thaçi u bë kryeministër për herë të parë.

Që në start, duke anashkaluar Rregulloren e Kuvendit, Thaçi i shtrëngoi deputetët e koalicionit që t’i votonin 100 ligjet e Pakos së Ahtisarit për 40 ditë, pa lexim dhe pa debatim.

Në muajin e dytë të mandatit të tij si kryeministër, Thaçi shkeli sërish rregulloren e Kuvendit, duke lexuar deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndonëse sipas kësaj rregulloreje, ishte kryetari i Kuvendit ai që duhej ta bënte këtë. Së bashku me presidentin e atëhershëm Fatmir Sejdiu, Thaçi do të pranonte planin 6-pikësh të Ban Ki Moonit, i cili i solli bisedimet e vazhdueshme me Serbinë.

Këto bisedime, fillimisht u kamufluan si teknike, por që edhe si të tilla ato i sollën Kosovës fusnotën për mosparagjykimin e statusit, fusnotë kjo që ende po e zëvendëson termin Republikë për Kosovën.

Koalicioni PDK - LDK u prish në atë që njihet si Nata e Zanzibarit, më 19 nëntor 2009, por që në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, PDK do të dilte sërish e para, dhe pas një koalicioni me AKR-në dhe një varg partish të vogla, Thaçi u bë për së dyti kryeministër.

Duke shfrytëzuar ndikimin e tij politik, Thaçi zgjodhi në krye të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, njeriun që dikur përkthente për të.

Ky i fundit, i hyri Thaçit në punë të paktën në dy raste, kur me vendimet e Kushtetueses, Thaçi rrëzoi nga karrigia e presidentit dy partnerët e tij, së pari Fatmir Sejdiun e pastaj edhe Begjet Pacollin.

Duke qenë në krye të pushtetit ekzekutiv, megjithëse dikur drejtor politik i një grupi të majtë siç ishte UÇK-ja, dhe megjithëse PDK ishte anëtare e Intenacionales Socialiste, gjatë dy mandateve si kryeministër, Thaçi ndoqi kryesisht politika të djathta.

Me Thaçin kryeministër, Kosova pati një buxhet të ndërtuar kryesisht nga të hyrat doganore, ndërkaq raporti mes importit dhe eksportit ishte 1 me 8.

Me Thaçin kryeministër, u vodhën 25 kg ari në Dhomën e Dëshmive të Policisë në Pejë.

Me Thaçin kryeministër, arsimi universitar u kritikua pwr rrënim dhe politizim tw skajshëm tw UP-së, u publikuan punimet plagjiaturë dhe nga 32 universitetet private ku shumë nga profesorët ishin bashkëpartiakë të Thaçit.

Me Thaçin kryeministër, Kosova nuk mori asnjëherë Raport Progresi me nota pozitive: për çdo vit, BE-ja përsëriti nevojën për të luftuar korrupsionin dhe krimin.

Me Thaçin kryeministër, Kosova u rendit në raportet ndërkombëtare si një vend gjysmëautoritar dhe me korrupsion super të lartë.

Me Thaçin kryeministër, shëndetësia u dominua nga skandalet me klinikat private, ndër të cilat rasti i klinikës Medicus me trafikimin e paligjshëm të veshkave.

Me Thaçin kryeministër, KQZ-ja u detyrua të dorëheqje nga kërkesa e saj për të vënë kamera në vendvotime, çka u pasua nga vjedhja masive e votave.

Me Thaçin kryeministër, Kosova pagoi 6 milionë euro kompanisë izraelite Saatchi&Saatchi, për një spot publicitar që doli të ishte i kopjuar.

Me Thaçin kryeministër, i tërë distribucioni i KEK-ut u shit për vetëm 26 milionë euro.

Me Thaçin kryeministër, u nënshkrua një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë.

Me Thaçin kryeministër, Aeroporti i Prishtinës u dha me koncesion për 20 vjet për vetëm 100 milionë euro.

Me Thaçin kryeministër, në Kosovë u aplikua privatizimi i tipit neoliberal siç ishte bërë në vendet afrikane dhe amerikanolatine: rezultati i privatizimit ishte që fabrikat dhe ndërmarrjet u shitën por investimet nuk erdhën.

Me Thaçin kryeministër, ai që kishte drejtuar procesin e privatizimit, Dino Asanaj, u tha se u vetëvra me 12 goditje me thikë.

Me Thaçin kryeministër, filloi vala e parë e emigrimit që solli tragjedinë në lumin Tisa.

Me Thaçin kryeministër, Mitrovica mbeti e ndarë: përkundër aksionit të Policisë së Kosovës në veri më 25 korrik 2011, policia u detyrua të zmbrapsej duke humbur pjesëtarin Enver Zymberaj.

Me Thaçin kryeministër, transformimi i FSK-së në ushtri u shtye nga një vit në tjetrin për të mos u bërë ende.

Me Thaçin kryeministër, Kosova mbeti një vend i izoluar, pa liberalizim të vizave.

Me Thaçin kryeministër, ekonomia e Kosovës mbeti e pazhvilluar njësoj si dhe projekti për të, Plani Bansko i Bullgarisë.

Me Thaçin kryeministër, 40% e kosovarëve jetuan të papunë dhe 40% e kosovarëve jetuan në varfëri.

Me Thaçin kryeministër, Kosova doli me popullsi të përgjysmuar në regjistrimin e dështuar.

Me Thaçin kryeministër, Policia e Kosovës zbatoi urdhra politik për të gjithë ata që guxuan të shfaqin pakënaqësitë e tyre.

Me Thaçin kryeministër, vetëm brenda vitit 2011, atij iu refuzuan 27 kërkesa për tu takuar me burrështetas të Europës.

Me Thaçin kryeministër, Kosova bisedoi pandërprerë me Serbinë, pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe pa marrë artefaktet arkeologjike.

Brenda pak vitesh, ndryshoi aq shumë, sa që në një intervistë për Euroneës, Thaçi kishte thënë se ai kishte qenë larg fronteve të luftës, duke mohuar të kaluarën e tij në UÇK me të cilën ishte ngritur në politikë.

Si kryeministër ai bisedoi gjatë me krerët serbë Daçiq dhe Vuçiq, dikur bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe Sheshelit, mes të cilave ai negoicioi marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.

Se si kishte qeverisur Thaçi, u kuptua më mirë pas rrjedhjes së disa përgjimeve telefonike të Policisë, ku në mënyrë krejt të papërgjegjshme për një kryeministër, ai dëgjohet teksa flet me një stil mafioz në italisht, gjuhë që nuk e njeh.

Me Thaçin kryeministër, Kosova u bë top lajm i mediave botërore pas akuzave të Dirck Martit, sipas të cilave Thaçi kishte drejtuar një grup kriminal që kishte trafikuar organe të serbëve në atë që njihet si “shtëpia e verdhë”.

Hashim Thaçi premtoi që do ta padiste Dirk Martin, por ai nuk e bëri kurrë këtë.

Thaçi nuk bëri asgjë për t’ia hequr UÇK-së barrën e akuzave për trafikim organesh, çka solli Gjykatën Speciale.

Pas dështimit të votimit të Speciales në qershor, Thaçi i shtërngoi deputetët e tij t’i votonin të njëjtat amandamente më 3 gusht të 2015-s.

Pas kësaj, Hashim Thaçi që dikur kishte drejtuar UÇK-në, u mburr në OKB për Gjykatën Speciale që do të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së.

Me Thaçin ministër i Jashtëm, Kosova mbeti e izoluar pa liberalizim të vizave.

Me Thaçin ministër i Jashtëm, Kosova dështoi të anëtarësohej në UNESCO.

Me Thaçin ministër i Jashtëm, njohjet për Kosovën u stopuan në 111 shtete.

Me Thaçin ministër i Jashtëm, ai nënshkroi marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila mund ta lërë Kosovën me 9000 hektarë tokë më pak.Se Kuvendi nuk duhet ta lërë të heshtë presidentin e vendit rreth kësaj çështje, sepse bëhet fjalë për fatin historik të shtetit të Kosovës.Konsideroj që tani është koha duhur që të kërkojë Kuvendi i Kosovës me urgjencë informacione nga presidenti Thaçi rreth opsionit të rrezikshëm të ndarjes së Kosovës, të cilin Thaçi po duket se po provon ta shesë si “marrëveshje historike” – këmbim i territoreve me Serbinë, si fazë finale e dialogut, e që dihet mirëfilli se ky është propozim i kahershëm i Serbisë së Millosheviqit, madje i bërë publik qysh para 20 vjetësh, ndërkaq tani duket se vetëm sa është paksa i përpunuar, mbase për interesa të tij personale, në prapaskenë nga vetë Hashim Thaçi me ekipin e tij trafikant, potencoi ai. Tani po shihet fare mirë që ky plan është mënyra e vetme e vazhdimit të të mbeturit në politikë e Hashim Thaçit, duke tentuar, siç e ka bërë gjithmonë, t`u bëjë presion ndërkombëtarëve se gjoja ai është faktor këtu në Kosovë, se vetëm nga ai varet stabiliteti i saj dhe i rajonit, duke menduar kështu se i frikëson edhe ndërkombëtarët dhe kjo ishte pikërisht arsyeja edhe në atë tentim të puçit për rrëzimin e Gjykatës Speciale, nga e cila po frikësohet Hashim Thaçi, pasi që prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë nuk i bën hesap as se ekzistojnë. Në këtë lojë presidenti nuk është i vetëm. Ky është edhe një tentim i radhës, që tenton ta shpëtojë veten Thaçi, në asistencë të Baton Haxhiut si njeri i Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, duke pranuar çdo lloj zgjidhjeje që kënaq Beogradin, duke përfshirë edhe ndarjen e Kosovës, të cilën do të tentojë ta shesë si shkëmbim territoresh.

Pas rënjës së komandantit legjendar,Adem Jashart dhe familjes së tij dhe jasharajve të tjerë,në skenë doli,Hashim THaçi,pseduanimin (gjarpëri),që gjithmonë ta mbajë otoritetin e të parit të UÇK-së,duke e gjuajtur ''GURIN'',e mshef dorënë. Këtë ves e vazhdoi edhe në liri,të gjithë që ja rrezikonin vendin të qenit gjithmonë i pari,do komndant,siç i përdori gjatë luftës,me të njëjta retorika, disa bashkëluftëtaret dhe ish-komandantet qe ai pretendonte si kundërshtar politik,i dergoi ,disa në hagë,disa nëpër gjykata,disa edhe e flijuan veten e disa ende nëpër gjykime,por po me duket se tani,të gjitha ato të këqijat që ua bëri bashkëluftëtarëve dhe ish-komandantëve të UÇK-së,po të njëjteve edhe tani që 19 vjet pas lufte asnjëherë nuk i le rehat,mu ka mbush mendja,se do i pshtojë Gjykatës Speciale,dhe po të njëjtit do i fusë mbrenda grilave,për t'i heq qafen njëherë e përgjithëmonë.

Kariera e tij do përfundoi si president,dhe jam i bindur se këtu do marr fund kariera e tij politike,por nuk di a do jetë i lirë apo diku tjetër,sipas asaj se çka po flitet gjatë karijeres se ti,shembulli më i mirë është që disa president të shteteve të ndryshme botërore,edhe në pleqëri,për llogarit e tyre te pista,po marrin denime të merituara,dhe jo edhe aq kollaj me udhëheq një shtet...

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat