Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi-II

Opinione

Salih Çekaj ishte në shërbim të mbrojtjes së shqiptarëve nga poshtërimi-II

Nga: Milazim Maraj Më: 16 prill 2018 Në ora: 08:14
Milazim Maraj

Përgatitja e pluralizmit të mirëfilltë që ishte barrë e mjaftueshëm për ta instaluar demokracinë në vend të totalitarizmit u ngarkua edhe më përgatitjen për mbrojtje. Kështu tani gjërat nuk u formuan natyrshëm,  si pluralizmi, formimi i shtetit dhe mbrojtja lindën të parakohshëm dhe në kushte mjaftë të papërshtatshme. Andaj që në embrion të këtyre lindjeve të reja, të rëndësishme dhe të domosdoshme për ekzistimin e një populli depërtoj gjeni i rimohimit i cili tash edhe me përkrahjen e kundërshtareve të huaj dhe rimohuesëve shqiptarë e ngatërron edhe më shumë  këtë gjendje duke sjellë shumë paqartësi dhe pengesa në zhvillim të mbarë. Kjo mjegull mbahet jo pa qellim. Ujkut mjegulla i konvenon. Nga kjo mjegull dolën prodhimet e para nga  rimohuesit  shqiptarë që nuk pranonin asnjë lloj bashkëpunimi, që frikoheshin dhe tani frikësohen nga mirëkuptimi, nuk u pëlqen ndriçimi i ngjarjeve njësoj sikur lakuriqëve që nuk u pëlqejnë rrezet e diellit. Në këtë gjendje muzgu,  grabitën vlera, thesare kombëtare, mohohen vlera dhe u ndërrohet autori. Çdo gjë plaçkitet  me tendence shkatërrimi duke vepruar me  formulën e internacionales komuniste:                                                                                                             

Botën e vjetër do ta shkatërrojmë.                                                                                                                                                  

Që nga fillimi dhe pastaj, për vetën tonë do ta ndërtojmë.                                                                                                            

Botën e re në vend të saj.                                                                                                                                                            

Pra komunistet donin botën për vetën e tyre. Këtë e kërkuan edhe falangat e poshtërimit. Kjo logjikë është sa e dëmshme për kohën kur po ndodhë, aq e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve dhe vendin e tyre. Kjo logjikë prodhon Racizmin brenda racës që është ende më i rrezikshëm se racizmi jashtëm. LDK e udhëhequr nga DR. Ibrahim Rugova si lëvizje tregoj maturi në  pranimin, ruajtjen e vlerave tradicionale dhe prodhimin e vlerave të tjera. Ky projekt doli se u kuptua më tepër nga të tjerët se nga vet shqiptare.                                                                                                                                                            

E para vërtetohet më përkrahjen ndërkombëtare dhe unitetin shqiptar, i cili sado i përkohshëm që ishte dha rezultate. Kjo formë pune u përdor edhe ne luftën e Koshares edhe këtu dha rezultate.

E dyta vërtetohet me mungesën e  koherencës së këtij uniteti. Pra shqiptarët nuk e kuptuan sa duhet filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës. Andaj kjo nuk vazhdoj pas vdekjes së tij. Falangat e rimohuesëve u vendosën po thuaj në shumë institucione të formuara ose më mirë të thuhet të improvizuara të Kosovës.

Ajo që ishte themeluar më shumë mund e gjak nga viti 1989 tani pretendohej të shkatërrohej në vitin 1998. Toleranca e shqiptarëve në mes veti sa vije dhe ulej prania e Sindromit të Stokholmit rritej. Vetëm ne Tiranë propagandohej ndasia dhe kërcënimi ndaj unitetit dhe veprimit unik të shqiptarëve. Kishte njerëz që deklaroheshin:”Unë jam duke i kërkuar farkistat” por kjo nuk dëgjohej në Koshare, atje të gjithë ishim bashkë. Zërat për vrasjen e dr. Ibrahim Rugovës shpeshtoheshin pa fije turpi dhe pa frikë.

Disa gazeta para dhe pas luftës shkruanin së vet kryeministri i Kosovës ka ndarë pagesa për të vrarë udhëheqës shqiptarë të Kosovës duke filluar nga Presidenti. Këto kurrë nuk u vërtetuan në këtë muzg politik në Kosovë dhe Shqipëri. Propaganda përçarëse ishte e fort dhe printe në  këtë situate më qellime shumë dëshpëruese. 

Një numër vogël njerëzish  që tani kishin arritur të armatoseshin hapur deklaroheshin që: po t’i kenë para tyte Millosheviqin dhe Ibrahim Rugovën nuk do ta vrisnin Millosheviqin por Ibrahim  Rugovën. Edhe në këtë gjendje duhej, këmbëngulësi e maturi nga se tentohej të kalohej, nga lufta për liri  në luftë civile vëllavrasëse.

Për të kaluar këtë situatë duhej të kishte intelektual të vendosur si Salih Çekaj dhe shokët e tij. Shqiptaret që mendonin më gjakftohtësi kishin të freskët shembullin e Shqipërisë në vitin 1997.  Ata pënguan bartjen e një skenari t tillë në Kosovë në këtë kohë kur uniteti ishte bazë e vetme për të lëvizur gjerat në drejtimin e duhur.

Kjo maturi dhe vendosmëri u tregua në Luftën e Koshares. Njerëz të ardhur nga të gjitha trojet, shqiptare dhe diaspora, më origjinë të ndryshme ideologjike, fetare dhe politike, pranuan më mirëkuptim rreshtimin dhe komandën pas meje o burra. Të planifikuar dhe programuar nga GO-3. Gjatë mobilizimit në Gjermani Salih Çekaj i thirri shqiptaret më fjalët: ”Ejani të luftojmë bashkë për lirinë e Kosovës”. Ejani të dalim nga vetvetja” për lirinë tonë të përbashkët. Ndërsa Agim Ramadani thoshte: “të gjithë udhëheqësit i kemi të mirë, të bëjmë ne punën tonë që edhe ne të jemi të mirë”. Jo rrallë përmendej Anton Qeta dhe Zekria Cana në pajtimin e hasmërive të shqiptarëve.  

Nuk kemi armiqësi në mes veti. Puna e pajtimit është kryer. Nuk kemi kohë të merremi më njeri tjetrin. Tani kemi punë më armikun. Ushtaret në GO-3  trajtoheshin  dhe respektoheshin një soj. Kështu propagandat e përçarjes nuk arrinin të depërtonin në këtë mes. Në këtë mes toleranca ndaj Atdheut dhe popullit tonë ishin në nivel dhe krijonin shëndet për këtë luftë. Këtu provohej patriotizmi i natyrshëm që dallonte krejtësisht nga nacionalizmi  i keq dhe agresiv. Në mes të eprorëve dhe bashkëluftëtarëve kishte dashuri dhe respekt, të gjithë së bashku e donin Kosovën e lirë.Kjo marrëdhënie ,plot  dashuri dhe respekt qëndron edhe sot edhe pse bashkëluftëtarët tonë janë në të gjitha subjektet politike shqiptare. Ata vazhdojnë të respektojnë njeri tjetrin, ta duan dhe të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim në të mirë të vendit dhe popullit të vet.

Fushata kundër patriotizmit shqiptarë  në Kosovë u ashpërsua pas lufte dhe po jep rezultate negative që ky popull nuk i ka pritur. Falangat e poshtërimit shqiptarë janë kudo në institucione të Kosovës.

Dëmtojnë pa mëshirshëm vlerat kombëtare pa i kursyer as resurset njerëzore. Dëmtohet arsimi, gjuha, kultura, imazhi kombëtarë. Këtë e vërtetoj gjendja e vitit 2004. Kur më protesta  të organizuara nga në “X” dëmtohej dhe vritej kultura shekullore shqiptare para syve të botës. Vritej besimi ndaj shqiptareve dhe vërtetohej gënjeshtra serbe. Dëmtohej ekonomia dhe marrëdhëniet tona të shumë pritura më botën. Kështu falangat e rimohimit arritën të bëjnë një poshtërim të ri spektakular të shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat