Kronologji kuriozitetesh në Kosovë

Opinione

Kronologji kuriozitetesh në Kosovë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:31
Islam Fejzullahu

Sikur Kosova të ishte një vend në mes të shteteve të Afrikës do të mendohej se atje mbretëron një aparteid i pa parë jo vetëm sundimi por ne te gjitha sferat e jetës; Krim, korrupsion, shantazhim, sabotim, akuzim, abuzim,...!

Që nga ardhja ne krye të shtetit të këtij koalicioni qeverisës, koalicion me parti e mini parti vetëm edhe me nga një anëtar qe gjithsejtë janë hiq me pak se 25 parti, vendi jo vetëm se rrezikon me një falimentim si shtet,por rrezikon ta humb edhe atributin e shtetit,shkak keq qeverisja, politika formale sipër ta mbrojtur veten secili pushtetar! Fillimisht qeveria e koalicionit akoma nuk arriti qe tua plotësoj dëshirat besa edhe kushtëzimet të gjitha partive të koalicionit për tua rehatuar dhe akomoduar neper funksione anëtaret e simpatizantët te cilët çdo dit tani kanë filluar edhe të kërcënojnë me dalje nga koalicioni qeverisës?

Themeluan 21 ministri duke  akomoduar edhe njerëz të dyshimtë ndaj te cilëve  tani janë ngritur edhe aktakuza të llojeve të ndryshme nga korrupsioni, keqpërdorimi i pozitës zyrtare e deri tek keqpërdorimet e llojeve te veta deri edhe ne shkatërrimet e institucioneve shtetërore (Posttelekomin, Trepçën, Hekurudhën,..... e shumë tjera) me parimin; Ndaj, plaçkit e falimento! Kronologjia e kurioziteteve fillon me  demarkacionin (kaloj pas shumë peripetive, kërcënimeve, dallavereve me pretendim dëmtimi te vendit me humbjen e rreth 8 mijë hektarëve tokë, duke aluduar ne një minimarrëveshje te re ne mes presidentit malazez e atij Kosovar  gjoja  rishikimin e gabimeve),takimet e fshehta te presidentit te vendit me  pushtetarët serb me prapavija te dëmshme dhe qëllimkëqija vetëm qe ta shpëtoj kokën e vet dhe ta  tërhjek vëmendjen nga te këqijat qepo i sjellin vendit, arrestimi i zyrtarit serb(një inskenim  spektakular pikërisht nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë gjate takimeve të fshehta te tyre, planifikimi i kidnapimit të shtetasve turq me qendrim të perkohshem ne Kosovë me pretekst dhe plan të presidentit turk dhe atij Kosovar, skenat dhe prapaskenat e rrezikshme me rastin e shkarkimeve nga kryeministri të vartësve të tij rreth ketij rasti, si dhe  sjelljet, ngjarjet dhe tronditjet ne seanca te kuvendit(tani edhe akuza e kundër akuza për keqpërdorimet e fondeve të diasporës nga eksponent shtetëror) janë pak a shumë si dëshmi qe i japin një shkas te mendojmë vallë ndodhemi ne si popull i ketij shteti ne mes të Evropës mashtruese, e cila Evropë pak me inskenimet e veta e shumë me fajin e pushtetarëve të Kosovës e ndanë Kosovën ne izolim total ne mes të Evropës, apo ne mes të Afrikës me aparteid?

Përfundimisht filluan përvjetorët e ndryshme nga lufta e fundit me një gjenocid, me një shkatërrim total nga një armik shekullor i cili jo vetëm qe nuk u ndëshkua e as u akuzua deri me sot nga institucionet e shtetit të Kosovës për ato të bëma vendit dhe popullit të pa fajshëm por edhe po shpërblehet me  favore ne bisedimet  maratonike ne Bruksel nga njerëz te cilët çdo dit e ma tepër po dëshmojnë se nuk meritojnë poste po llogaridhënie para drejtësisë dhe popullit, dhe çdo dit e ma shumë po humbin kredibilitetin e pushtetarit ne vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat