Akademi përkujtimore për Salih Çekaj- Veterani

Opinione

Akademi përkujtimore për Salih Çekaj- Veterani

Nga: Milazim Maraj Më: 20 prill 2018 Në ora: 08:31
Milazim Maraj

Kur përmendet emri i tij  sikur shpërthejnë në memorie shumë kujtime, ngjarje të natyrave të ndryshme, dukuri të paraqitura në skenën politike të Ballkanit në atë kohë dhe Kosova, e mbërthyer në kthetrat  e Jugosllavisë  më ndikim të madh nga Serbia. Reagimi i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetarit të sajë Dr. Ibrahim Rugova. Formimi i LDK si forcë politike që merr përgjegjësinë për lirinë e vendit dhe shpëtimin e shqiptarëve.

Gatishmëria e personaliteteve  të rëndësishme për të marr përgjegjësi. Përkushtimi i secilit për të bërë të pa mundurën për interes kombëtar. Uniteti dhe solidariteti i shqiptarëve për njeri tjetrin. Solidariteti  gatishmëria e SHBA dhe e BE për përkrahje të pa rezervë. Angazhimi i shqiptarëve në terë botën për të shpëtuar shqiptaret  nga shfarosja. Përpjekja e formimit të UJD-it në Kosovë, dhe dështimi i tij që i befasoj shumë.

Organizimi  dhe mbajtja e  zgjedhjeve monitorimi i tyre nga senator amerikan. Formimi i  Qeverisë dhe puna sajë  e  mirë dhe e keqe etj.  Organizimi i rezistencës paqësore dhe alternativa e sajë,  rezistenca  të armatosur. Marrëveshja më  Shqipërinë për  trajnimin e të rinjve për luftë. Armatosja e vazhdueshme. Formimi i zyrave ndërlidhëse në shtete të ndryshme ku lejohej dhe qendrat informative në këto zyra. Takimet më bashkëkombës nëpër Evropë, takimet më personalitete politiko ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtar. Gatishmëria për sakrifikim dhe flijimi. Pengesat, sulmet verbale dhe propaganda serbe jo rrallë e interpretuar nga altoparlant shqipfolës.

Kur përkujtojmë Sali Çekajn  përkujtojmë edhe dijetarin e madh  Fehmi  Aganin më fjalët e tij të urta që vinin si qetësues në momentin e vlimit.”Politika dhe morali nuk shkojnë gjithmonë bashkë por mos e thëntë  zoti të kemi politikë të pa moralshme”. Lufta për liri dhe lufta për të grabitur poste. Organizimi i FARK dhe pastaj tendenca për ti krijuar kundërshtar  të brendshëm UÇK. Prishja e strukturave të organizuara  dhe përkrahja selektive, duke anashkaluar ata që ishin përgatitur dhe provuar shumë herë, ata që kalonin kufirin dhe kryenin detyra shumë të rëndësishme.

Kjo dukuri  dëmtojë shumë unitetin  në momentin kur ai më shumë së çdo herë na duhej . Këto situata dhe shumë të tjera edhe më të vrazhda   që do të jenë objekt   analize institucionale dhe më të cilat nuk do të ngarkojë këtë shkrim, nuk e demoralizuan Heroin Kosovës  Sali Çekaj. Ai në situata të tilla përmendte presidentin Rugova “Presidenti ka thënë: bëhuni burra të fort dhe qëndroni”. Projekti serb për përplasje në mes nesh nuk u realizua fal politikës së urtë dhe të mençur. Fal qëllimit të shenjët që të mos merremi më njeri tjetrin por të vazhdojmë luftën kundër Serbisë për  të liruar Atdheun. Nuk shpëtuam krejt pa pasoja. Por evituam më të keqen. Raste për zhgënjim kishte shumë por Salihu ishte i qetë. Kur Serbia krekosej së nuk ka më UÇK. Shtabi i  GO3 mori vendimin për çlirimin përfundimtar të Kosovës. Moto e këtij projekti ishte:”Vetëm Liria e Kosovës e ndal luftën tonë”. Dita “D” ishte 9 Prilli. Ushtarët ishin të stërvitur mirë, të motivuar për luftë. Lufta filloj. Komunikimi ishte i qartë, konkret dhe i shkurtër. Çdo urdhër  përfundonte më refrenin ,qartë Komandant dhe çdo informatë përfundonte më refrenin bukur shumë bravo.

Autoblinda serbe kishte përfunduar si një dinozaur i ngordhur. Kurse kamionin më plot ushtar  minat tona e kishin hedhur në përrua. Britmat kërkesa për ndihmë dhe vaji i tyre tani  më ishin në kulm. Një ditë më vonë korakolli i Koshares ishte nën komandën tonë. Luftohej për të çliruar fshatrat tjera të Vokshit dhe Rekës së Keqe, për të vazhduar në terë Kosovën.  Pas rënies  së  shokëve të luftës, Salihun nuk e demoralizohej,  por sikur  mbushej  më energji dhe obligim, për të përfunduar luftën dhe për të arritur qëllimin e tyre. Dita e 19 Prill ishte ditë lufte armiku përdorte të gjitha llojet e armëve duke përfshirë edhe Armët  për shkatërrim në masë. Të ndaluara më konventa ndërkombëtare. Numri i ushtrave tani pas dhjet ditë lufte të pa ndërpre ishte më  i vogël për detyrat që i pritnin.

Salihu erdhi vet më një ushtar në përforcim. Lufta vazhdojë e pa ndërprerë deri në ora 17. Por kisha një brengë nuk dëgjohej radiolidhja e Salihut dhe as e Fadilit.  Droja së diçka e keqe ka ndodh. Provova disa herë por pa sukses. Posa u takuam më Fadilin më tregojë . Salih Çekaj tani është pranë Agim Ramadani. Por kjo ditë nuk ishte e fundit për Salihun. Bashkëluftëtaret ishin edhe më të vendosur për të vazhduar luftën. Për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë tokë tash më, të çliruar. Betimi u përsërit “Aty ku ka ra gjaku i Agim Ramadanit dhe Salih Çekaj nuk do të shkel më këmbë armiku. Salihu nuk ishte në mesin tonë, por ishte në shpirtin e çdo luftëtari. Ai tani po jepte edhe më shumë porosi , komandonte. Komanda e tij tani kishte edhe më shumë forcë. Salihu këshillon edhe sot; për të mos lëshuar atdheun tash më të lirë,për të punuar më përkushtim dhe korrektësi, për humanizëm dhe dashamirësi për njeri tjetrin. Sali Çekaj- Veterani  jep mesazh të çartë që vetëm në Kosovën tonë të pasur dhe të organizuar mirë do të jemi të lumtur. Fton që për këtë qellim të punojmë të gjithë.  Ai përkujton së kur ne donim njeri tjetrin të gjithë na donin ne. Kur ne përkrahnim njeri tjetrin të gjithë na përkrahnin ne. Ai përkujton së më njerëzit e mirë është e terë bota është edhe zoti.

Ai jep mesazhin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kundër nepotizmit dhe çoroditjes së strukturave shtetërore. Jep mesazh të çart  që  në vende të caktuara shtetërore duhet të zgjedhim njerëz adekuat. Sali Çekaj në mesin tonë  është aktiv. Ai nderon më çmimin për drejtësi juristet e mirë.

Ai përshëndet bashkëluftëtaret e vet dhe popullin shqiptarë në përgjithësi, më   17. Shkurt,9.,Prill,përshëndet më 11 Prill, 19. Prill,  2. Korrik, 7. Shtator, 28 Nëntor. Përshëndet edhe shqiptaret në Evropë dhe botë. I falënderon për kontributin e tyre. I uron për përkushtimin e tyre kombëtar. Salihu këshillon të rinjtë ton që shkollohen jashtë atdheut të përfitojnë njohuri sa më shumë, të jenë miq për terë tërë njerëzimin,kulturën e tyre të lashtë, mos të harrojnë gjuhën e ëmbël shqiptare.  Së është gjuhë e zotit. Atë e shohim duke na përshëndetur rreth oxhakut bashkë më Agim Ramadanin.

Ai na bekon më fjalët e të madhit Rugova.”Zoti iu bekoftë ju dhe Kosovën tonë të shtrenjtët. Ne do të kujtojmë për herë, Pse u flijuan Dëshmorët tonë.

Lavdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat