Hasan, Çikë, Xhanar

Opinione

Hasan, Çikë, Xhanar

Nga: Sinan Kastrati Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:55
Sinan Kastrati

Ama ni kalendar për ballica

Çikë, Xhanar (1*)

Zeqa, vëllai im bashkë me Salih Seferin e Isni Hamzën ishin sa komikë po aq edhe tragji-komikë. Ata ishin të përpjekt (t`parahtshëm) edhe si “nxënës” por edhe si barinj. Nuk kanë lân pulë me bâ voe. Por më shumë ishin e zeza e vet-vehtes.

Kur shkonin në shkollë, në mëngjes, Isnia e Zeqa më së pari shkonin te Salihi për me i bâ zâ e me shkua të tretë në shkollë. Salihi e dinte kohën kur ata vijnë dhe dilte para dyerve e iu tregonte ku i ka lënë halla Rahime vetë, ku janë voet (vetë) e pulave e vetë k`thehej e shkonte në dhomë.

Kur thirrnin: -O Salih ose në emër të Zotit të shtëpisë, Sefer, dilte halla Rahime e folte me Zeqën e Isninë, si me Salihin. Ajo i donte shumë shokët e Salihit dhe posa shkonte me i bâ zâ Salihit, Isnia e Zeqa shkonin e ia mlidhnin tana voet që halla Rahime i kish tubue për me qit pulën klluq (kllok 2*)

Image
Salih Seferi

Isnia, Salihi e Zeqa, krypën e merrnin me veti dhe ai i cili e kish renin me e mbyt naj pulë apo knus (gjel), patjetër duhej mbytur.

Këtë “rregull” e “besë” ata e kanë mbajtur tërë jetën.

Salihi e kishte më të lehtë me mbyt pula për shkak se ishte familje e Salihit ishte më e vogël dhe vetë Salihi gjuante aq mirë me gurë sa ishte në gjendje, kur gjuante me gurë, në disa metra, edhe penin me e k`put ndërsa Zeqa e Isnia e kishin më të vështirë se aso kohe, familjet tona kishin afro 40 antarë familje dhe gjyshi i jonë, Imer Seferi e sidomos ai i Isnisë, Hamid Tusha ishin të shtirë ( i rreptë).

Ata ushtronin në mal kush po gjuan më mirë. I gjuanin lisat me gurë por edhe kur shkunshin ndonjë pemë ose lejshiat.

Njëherë, tregonte Salih Seferi, Isnia iu thot Zeqës e Salihit hajde shkojmë e vjedhim rrush te Te vneshtat e Hamid Tushës. Vneshtat ishin jo larg shtëpive. Kur shkojnë, hala pa ja nis me i mush qantat me rrush ftoj, molla e vojsa, baca Mid i zen Isninë e Salihin ndërsa Zeqa ik.

Kur na ka kap për vesh baca Mid, tregonte Salihi, nuk e dinim a e kemi n`ven veshin a na ka k`put.

Këto shpesh iu kanë ndodhur Salihit, Isnisë e Zeqës. Ata edhe kur kanë shkua në shkollë ose kur janë k`thye nga shkolla për në sh`pi (shtëpi) nëse rrugës e kanë pa ndonjë knues, Salihit i kanë thënë: - Salih a mundesh me e mbyt e Salihi me të parën herë, si shejtari më i mirë, me një guri e kam mbyt knusin. Por, ata kanë qenë të pafat sepse shpesh i kanë zân të zotë e pulave, kur ata kanë mbytur ndonjë knues të huaj dhe ju kanë pa sherrin edhe të tjerët nxënës që kanë qëllua me ta, Ademi e Shaip Sylymani. Dhe pastaj, të tanë e kanë “hanger ka ni dajak”.

M`nyra tjetër që i kanë zân pulat, ka qenë, edhe kjo: E kanë marrë ni (një) tojë të gjatë dhe në skaj të tojës (pe i trashë) e kanë lidhur një kokërr të kallamoqit. Kur pula e ka hangër kokrrën e kallamoqit, këta e kanë ngrehur penin ngadalë dhe pulës ia kanë nuk kryet (nduk, ia kanë pre) dhe pulën e vjedhur e shtinin në qantë e pasdreke kur shkonin me lop e ballica (buallca) e piqnin në male.

Sinan, ama edhe mu ni kalendar

Njëherë kur erdha nga Prishtina, ku studjoja dhe banoja në konviktin e studentëve, në Turjakë për festën e vitit të ri, nëna dhe Becki, qeni im më prisnin te dyert e oborrit. Nëna e dinte që në çdo festë unë shkoja në Turjakë, për festata shtetëreore e për ato fetare e të motmotit, Bajram, Shën Gjergj, 1 Maj e ... vVtin e Ri. Beckin kur e thirrja te dyert, ai më njihte dhe afrohet te dyert veç që nuk mund të ma çelte derën ndërsa nëna ime më merrte ngrykë e bashkë mua shkonim në odë. Baba nuk lëvizte nga vendi që ishte ulur afër kaftorrit e pinte duhan por unë afrohesha e ia zgjatja dorën e pastaj nuk vononte e vinin fëmijët e vëllezërve, Feridja, Flurimi e Bardhyli.

Vinin edhe axhallarët, Baca Dul, baca Bali e Hel, qysh ishin, të rruar e të parruar e me tesha të punës që kishin qit pleh apo kishin ardhur nga mullini e në tesha shihej miell i bardhë që po të shkundeshin, do të mbushej oda me pluhur mielli. Ama ata edhe shtu ishin të dashur e të lezetshëm.

Më pyesnin për Prishtinën e për shokët e profesorët e mi, për politikë e për “Shkup e Shkodër”. E unë pasi iu shkepja nga një cigare të maqinës, filloja ngadalë e iu përgjigjesha të gjitha pyetjeve që mi bënin.

Baba, shpesh nuk pajtohej por axhallarët e kritikonin me “ O baca Ukë, po lee ne t`na kallxon Sinani se Vallahi mirë e ka!

E vërteta ishte se baba kishte të drejtë kur flisnim për Shqipërinë e për Enver Hoxhën, por ishte koha e ne ishim pas mashtrua.

Kur vinin fëmijët e v¨llezërve, nganjëherë, unë iu thoja: - hajt, shkoni tash se boll (mjaft) keni ndejt e nëna më thonte:- Sianan, nëse i përzen fëmijët nga oda, po shkoj edhe unë. E fëmijët i afroheshin edhe më shumë gjyshës, nënes time sikur donin ti luteshin asaj që edhe ata duan të rrinë në odë e të më dëgjojnë.

Ndodhte që edhe atyre iu jepja ndonjë sheqerkë apo karamela me ngyra e atherë ata qoheshin vetë e shkonin te shtëpia, te nënat e veta. Por, atherë edhe ata e dhe nëna Nazë ishin të k`naqur.

Por ndodhte që kur i qitsha nga oda, pa iu dhënë ndonjë bonbonë, Bardhyli, ni m`shefte edhe këpucët. Bardhyli është djali i Ademit ndersa Feridja e Flurimi janë të Zeqës të Zeqës, tash të gjithë i kanë kalua të katërdhjetat.

Pastaj muhabetin me babën e me Zeqën e fillonim duke pirë duhan e qaj deri vonë natën. Jo rrallë shkonim te baca Hel, aty ku gjyshi Imer Seferi ishte, me djalin më të vogël.

Dhe, njëherë kur kisha pru shumë kalendar të gazetës Rilindja dhe të revistave të tjera, pasi iu shprëndava të gjithë axhallarëve nga një kalendar e ate më të mirin e vjerra me një baski në murin e odes tonë, Zeqa më tha: Sinan, ma jep edhe mue ni kalendar! –Pse Zeqë, shka po të duhet ty? – Ta qoj në ahër te ballicat.

Image
Hasan Sejdia

Çikë, xhanar

Hasan Sejdia, ishte një nga personat më komik e më të dashur në Turjakë. Edhe Hasanit i kishte vdekur baba që kur ai ishte i vogël. Tezja Zymë, nëna e Hasanit që ishte kusherirë me nënen time, nga Astrazubi i kishte rrit për gazep dy djemt, Hasanin e Hakinë

Të gjithë, sidomos ne fëmijët turjakas e kemi dasht Hasanin sepse ai kurrë kujt nuk i ka thënë “dreq me gojë”.

Hasani, kur u rrit, mundohej me punua e me mbet gjallë si kojshia e tjerë por të vetmit, fukarasë e djalit të hasretit, thuhet se “tuj hanger bukë, i qesin hundët gjak”.

Ai kishte edhe një karakteristikë tjetër që s`e kishin të tjerët, përveç moshatarëve të Hasanit. Ai nuk mbante inat e nuk folte keq për asnjë njeri përveç që mahitej e shante në ... nënë e në grua, siq do të thonte Agolli.

Tezja Zymë, Hasanin e marton të ri, nuk e di a i ka pas 16 vjet a jo e Hakia, ishte edhe më i ri. Prandaj në Turjakë thuhej “Djemt e zingjinave e mzetëve të fukarasë, zjella iu ngjitej në qafë herët”!

Dhe Hasani u bâ shpi. U rrit, u pjek dhe për këto, në Turjakë kishte edhe disa “rregulla” të ndryshme nga ato të katundeve të tjera. Për me hi në odë të burrave, duhej me pi edhe duhanin e Hasani, bashkë me Smajl Asmanin e kishin nis moti me e pi duhanin.

Në mbrëmjet e gjata të dimrit, nëpër oda, luanin kapuqa, cicimic e lojëra të tjera të kohës. Besa shpesh edhe këndonin me shahira ose bëheshin vetë shahira. Të tillë ishin Asman Cufa, Reshit Imeri, Amrush Bajrami, Zyber Haxhia etj e baba i përcillte me sharki.

Dikur më vonë, përveç lojrave tradicionale, në odat e Turjakës erdhi edhe loja e Shahit (loja e shahut) me disa figura të drunjëta dhe një lojë tjetër, ajo me letra, që luanin “Piqpirik”.

Edhe Hasani luante për çdo natë me Ilaz Imerin, Jup e Muhamet Rexhepin, Sefer e Zyber Haxhinë, kusherinjë të afërm.

Pleqt, i shikonin por nuk kuptonin asgjë. Ata, me thënë të drejtën, pleqt nuk kishin qef që të “rinjët” luanin letra e shah por “vakti e ha kashtën”. Pleqt e burrat e ulnin kokën, pinin duhan e nganjëherë e folnin nga një fjalë, sa për me thënë se askush s`i dëgjonte.

Baca Rexhë, Baba i Jupës nganjëherë i dëgjonte “lojtarët” kur ata e shqiptonin me zë “Çikë, Xhanar (xhandar)” dhe kjo fjalë do ti ngulitej bacës Rexhë në kokë dhe sa herë që dikush nga ata që kishin luajtur letra dimrit, në pranverë kur duhej punua, ai i bënte “Çikë, Xhanar”, dmth: Ti në vend se me i kqyr lopët ose kitë e kualt, ke luajtur me letra.

Kështu i kishte ndodhur edhe Hasan Sejdisë, kur ai e kisht mush kerrin me bereqet e kitë nuk mund ta banin gjithë atë barrë. Hasani, iu afronte kive nga një kallamoq por prap ata nuk e ngrihnin kerrin. Baca Rexhë që e kishte odën në skaj të Bregut të Rekës (lumit Mirusha) dilte e ia bånte Hasanit:- Hasan “Çikë, Xhanar”

-

1* XHANDAR m. Ai që shërben në xhandarmëri. Postë (kazermë) xhandarësh. Togë xhandarësh. U vesh si xhandar. Shërbente si xhandar. I rri si xhandar mbi kokë.

2* KLLUKË f.  Klloçkë.  Veza që ngroh klloçka; veza që është ngrohur nga klloçka, por nuk nxjerr zog; vezë e prishur dhe me erë të keqe, që nuk i dallohet e bardha nga e verdha

Vazhdon me barinjët e bujqit e fshatit Turjakë

P. S. Disa ndodhi nga jeta e heronjëve të mi i hoqa për shkak të natyrës së gazetës dhe nga shkaku se shumica e personazheve të mia, kanë familje, djem e vajza, nipa e mbesa e ato edhe mund të keqkuptohen e të lind edhe ndonjë keqkuptim më i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat