Revolucioni idiotik

Opinione

Revolucioni idiotik

Nga: Lirim Gashi Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:14
Lirim Gashi

Nuancat janë ato që i'a thejnë njeriut qafën mendoj unë. Një çik altruizmi në personalitetin e secilit prej nesh për një botë më të shëndetshme, ishte ëndrra e fëmijërisë sime..

Mirëpo duke e pasur parasysh faktin që egoizmi i shoqëruar nga paftyrësia po rrënon gjithçka para vetes si cunami dhe politika së bashku me elektoratin po thotë " hajt se su bo nami" shanset për realizimin e ëndrrës sime janë po aq të mëdha, sa të vezës së zier për të prodhuar qime.

Do ta zhvendos personin që e njoh më së miri në botë te përemri i dytë vetor, për të mos i shkaktuar asnjë ish bashkë-përjetuseje të përjetimeve të tij intime dhimbje në stomak dhe do ta pagëzoj me emrin Garap, ndërsa bashkë-përjetuesen kryesore të përjetimeve intime të Garapit do ta pagëzoj me emrin Nefretete, për të mos ia cenuar dinjitetin aktualitetit të saj intim i cili funksionon si bashkë-dyzim i legalizuar me vulen e pushtetit lokal, e edhe më saktësisht me vulen e famshme në çertifikatën martesore e cila ua siguron përjetësinë e dashurisë vetëm njerëzve me të meta mendore.

Garapi ky altruist i bindur se është vetë ekuatori që e ndanë botën në dy pjesë i falënderohej Zotit për ditën dhe nafakën e re sa herë që zgjohej në mëngjes.

I bindur në shkathtësinë e tij për ta menaxhuar në mënyrë të përkryer çdo situatë, atij me të vërtetë i lulëzonin lulet në çdo rrafsh e shpat, ngaqë përveç që e kishte edhe tri orë pas mesnatës, pamjen më të mirë se sa shumica e yjeve të Hollywoodit një orë para ndarjes së çmimit Oskar, ai e kishte edhe talentin për ti dërguar konkurrentët e tij shumë natyrshëm për të kullotur bar së bashku me delet e tyre, ngaqë shkathtësinë për ti sjellur si çigrat rreth gishtit të vogël sa herë që e kërkonte nevoja, e kishte dhuratë prej natyre.

Për mos ta maltretuar deri në banalitet dhe kaq vonë pas mesnatës kurreshtjen e çdo lexuesi të rastësishëm të këtyre rreshtave, romani për të cilin po flas do ta mban emrin "morri ndërmjet pleshtave" dhe do të jet një ""bestseller"" në kuptimin më të sinqertë të fjalës, ngaqë do të tallët deri në çmenduri me të gjitha të metat dhe paragjykimet e njerëzve të harruar nga evolucioni dhe ndoshta do të bëhet shkas që për herë të parë në historinë moderne të njerëzimit, nga idiotet të iniciohet revolucioni.
 
Ende pa i mbushur një vit nga ndarja prej placentës së nënës Garapi kurreshrar deri në çmenduri, donte ta kuptonte pse hëna qëndronte ashtu e vetmuar pezull në qiell dhe pse ishte e përgjysmuar ditën e martë dhe e plotë ditën e dielë. 

Jo rrallë ai donte ta dinte se a ka hëna për nënën mall dhe nëse ka nënë pse nuk është fëmijë por hënë ?  

Pyetjet që ua bënte të rriturve u shkaktonin atyre jo rrallë arrest kardiak aq që ishin kajmak.

Njëra ndër pyetjet më të shpeshta ishte pse gjyshja mbathte ditën çorapë të leshta e natën bënte luftë me jorganin dhe pse i'a përsëriste gjyshit gjithmonë fjalët e njëjta: O Shaqir mos ma rrah fundin e barkut si tupanxhiu tupanin, përderisa gjyshi i ngazëllyer nga dëfrimi me gjyshen tërë natën e kalonte në errësirë duke ia kërkuar qyshen. 

Në përgjithësi gjyshi i Garapit qyshet i kishte obsesion dhe çdo qyshe të eksituar e përjetonte me aq shumë emocion sa që bebzat e syve i shkëlqenin si xixellonjat kur i magjepste me shkopin e tij magjik zonjat.

Vazhdon deri në revolucion...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat