Urrejtja kriminale sadiste e Pëllumb Xhufit ndaj njerzve të pafajshem të kampeve komuniste

Opinione

Urrejtja kriminale sadiste e Pëllumb Xhufit ndaj njerzve të pafajshem të kampeve komuniste

Nga: Paul Tedeschini Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:56
Paul Tedeschini

Interpretimi cinik pa pikë ndjenje njerzore i vegles së diktatures komuniste Pëllumb Xhufi rreth kampit famkeq të Tepelenes në Shqipninë jugore asht nji shprehje e urrejtjes kostante kriminale sadiste e tij ndaj viktimave të pafajshme të diktatures komuniste, së ciles Pëllumb Xhufi i perkiste dhe i sherbente.

Në këtë shkrim nuk do të futem FARE në debatin se a luftuen komunistat (simbas pikpamjeve të tyne) per të miren e Shqiperisë, apo antikomunistët (simbas pikpamjeve të tyne) luftuen per të miren e Shqiperisë, apo si do  të kishte pas qenë në fakt ma mirë per Shqiperinë dhe per mbar popullin shqiptar në pergjithësi. Ky asht nji problem krejtë tjeter, që un nuk e diskutoj këtu.

Un due të diskutoj këtu VETEM per ekzistencen e KAMPEVE antinjerzore t? PERQENDRIMIT në token shqiptare të ngritun nga shqiptar kundra shqiptarve.
 
Nuk ka nevojë të futemi në debatin se si ishte kampi i perqendrimit të Tepelenes kur vetë e gjithë Shqipëria  ishte këthye në nji KAMP të MADH të frikshem terrori, me kufij të rrethuem me tela me korrent, me breza toke të  punueme me traktora, të kontrolluem me qej, me spijuj, me polic, që shtijshin me automatik ndaj kujtëdo që i afrohej nga larg zones kufitare, pa permendë këtu hetusinat, torturat, gjygjet, ekzekutimet, burgjet etj.

Në këto kufij kan gjetë vdekjen shumë të rij shqiptar, të cilët tentojshin të ikshin nga ky kamp i madh tue aspirue nji jetë të lirë dhe ma të mirë. Sa e sa familje shqiptare janë internue neper kampet e komunizmit per shkak të pjestarve familjes të ikun nga burgu i madh Shqipnia. Që vetë Shqipnia ishte nji KAMP, e vertetuen eksodet e mijra e mijra shqiptarve mbas dates 2 korrik 1990 e kndej. Prandej Pëllumb Xhufat e kan gojen e mbyllun e tu vijë turp per këto krime dhe menxyra të pa gjykueme ende as sot nga gjykatat shqiptare në dallim me vendet e tjera ishkomuniste europiane.
 
Gjatë debateve publike në këto dit kan deshmue shumë deshmitar okular dhe shumë të internuem mbi gjendjen e tmerrshme të kampit të Tepelenes dhe të kampeve të tjera të perqendrimit, ku gjeten vdekjen sa e sa fëmij, pleq, grà dhe burra të pafajshem nga keqtrajtimi i tyne çnjerzor. Në këto kampe vetem furrat e djegieve të njerzve mungojshin, sa per të tjerat nuk kishin asnji dallim me kampet naziste deri edhe në zhdukjen pa gjurmë e pa nishan të trupave të vdekunve neper kampe.  
 
Ekzistenca e kampeve të perqendrimit në token shqiptare ishte nji veper kriminale i nji shteti kriminal i mbeshtetun nga kriminela, qofshin këto kriminela ekzekutor materjal apo qofshin këto urdhënuesa o ideolog të diktatures komuniste si puna e historianit komunist Pëllumb Xhufi me të ngjashmit e tij, të cilët nuk mund ti shmangen pergjegjësisë penale ligjerisht të paparashkrueshme si KRIME NDAJ NJERZIMIT .
 
SOT në shekullin e XXI po na del me paftyrsi ideologu i ideologjisë kriminale komuniste Pëllumb Xhufi per të na e mbushë mendjen se këto kampe simbas CIA-s na paskan qenë “të buta” dhe simbas BOTKUPTIMIT të tij të pakorrigjueshem kriminal KOMUNIST paskan qenë të justifikueshme ndaj familjarve të anmiqve të komunizmit. Perndryshe ai do ta kishte denue mbajtjen e këtyne kampeve.

Populli shqiptar nuk ka nevojë të lexojë KOPJET e kerkuj rreth pershkrimeve të këtyne kampeve kur si provë ORIGJINALE ka jeten dhe pervojen e vet.
 
Simbas “PARIMEVE TË DREJTAVE TË NJERIUT” pergjegjësia e nji veprimi të kundraligjëshëm, perfshi edhe të veprimit kriminal terrorist, asht personale e VET? PERSONIT, që ka kryer veprimin kriminal. Në vendet ku respektohen të Drejtat e Njeriut nuk kriminalizohet asnji person, i cili nuk ka ba ose nuk ka lidhje fare me nji veprim kriminal as edhe kur këtë veper penale kriminale e ka kryer nji familjar i tij. Per këtë na shofim në Europë se asnji familjar i asnji terroristi islamik nuk ndiqet penalisht dhe as izolohet në kampe (se ma per kampe shfarosëse as që bahet fjalë).

Prandej Pëllumb Xhufi, në bazë të PARIMEVE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT, per të cilat ka aderue edhe vendi i jonë dhe janë të sanksionueme në Kushtetuten e Shqiperisë, duhej ta denonte EKZISTENCEN E KAMPEVE të perqendrimit gjatë kohës së komunizmit në Shqipni si nji SHKELJE e të DREJTAVE TË NJERIUT, në vend që të perpiqet të na i paraqesë këto kampe si “të buta” dhe të justifikueshme ndaj familjarve të pafajshem të armiqve të diktatures antinjerzore komuniste.

Po qe se do të provohej se këto familjar të armiqve të komunizmit kan ba ato vetë ndonji krim antiligjor konkret  kundra shtetit, atëherë këto duhej të gjykoheshin dhe të denoheshin në gjygjë me privim lirie në burg simbas ligjve në fuqi. Në rast të  kundert, pra në rastin e pafajsisë së tyne, KURR nuk duheshe të iu privohej liria në kampe internimi ku permateper i mungojshin kushtet minimale të mbijeteses.

Prandej Pëllumb Xhufi, tue mos denue internimin e njerzve të pafajshem në kampe perqendrimi, ai vetë ban nji krim n? vetevete tue mos hjekë dorë nga parimet e tij kriminale te diktatures komuniste.  

“Perseverare autem diabolicum” = “Të ngulish kambë (në krim) asht djadhzore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat