I tanishmi dhe ishi

Opinione

I tanishmi dhe ishi

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:06
Fatmir Lohja

Këto ditë, pothuajse të gjitha gazetat, kanë ketë lajm në faqet e para: “Rektori aktual i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe paraardhësi i tij Dhori Kule akuzojnë njëri-tjetrin për abuzime me tenderat e këtij institucioni. Dy akademikët kanë kallëzuar në Prokurori njëri-tjetrin për korrupsion për disa tendera të zhvilluara ndër vite.”

A mund ta besosh këtë lajm? Si rektori i tanishëm, dhe  ishi, janë me tituj profesor, në specialitetet  përkatëse, ne moshën e tretë, familjarë të mirë, dhe nuk ka asnjë justifikim të grinden në mes tyre, si fëmijët: “Ti po abuzon më shumë me fondet publike. “Ky konflikt shihet rregullisht në politikë. Profesorëve  të nderuar, kësaj rradhe politika nuk duket se ka ndërhyre për t’i kundërvënë ndaj njëri- tjetrit. Dy emrat e profesorëve lakohen në institucionin e prokurorisë për Krime të Renda, ne mbështeteje reciproke, kur u bënë zgjedhjet e reja për drejtimin e UT-se: ”Njëri dekan, tjetri rektor.

Si ekonomist i vjetër, mendja më shkon, se ka prishje pazaresh në këtë konflikt .Nuk dua ta besoj, sepse kam respekt për dijet e profesorëve. Fëmijët tanë mësojnë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndonëse taksat e shkollimit po rriten çdo vit. Nëse është ky konflikt, minimalja tregon mediokritetin e mbartësve të saj. Kjo nuk do as mend e as kalem.

Kur drejtuesit e lartë  janë pa nivel, çfarë duhet të mendojmë për pedagogët poshtë tyre? Pyllë pa derra nuk ka, dhe nuk ke pse i krahason pedagogët e tjerë me ata!”- mund të urdhërojë dikush. Arsyetim i pranueshëm për mua, por nuk është se i justifikon pedagogët. Eshtë raportuar, se në UT, zgjedhjet janë bërë , supërdemokratike, me votën e ndershme dhe të lirë. Si pedagogët, me sy në ballë,  kanë votuar, me dëshirë, dy grindavecë  mjeranë?

Dua a po nuk dua unë, në këtë konflikt ka prishje pazaresh ekonomik. Te dy krahët, kanë përkrahësit e tyre energjik,dhe luftojnë që paratë e  arkëtura në fakultete, nga taksa e shkollës, të administrohen nga dekanatet. Kur Z.Koni ishte rektor, kjo takse nuk ishte. Eshtë vënë këto vitet e fundit, për  “ hatër” të Reformës në Arsim. Pra dekanët duan të administrojnë fondet që grumbullojnë vetë, por    edhe fondet që  ju jep buxheti i shtetit.

Rektori nuk ka si e pranon këtë? Pse duhet të rrijë  në atë detyrë, kur paratë shkojnë poshtë në bazë?Përkundrazi ai kërkon, si ka qënë  më përpara, të gjitha fondet t’i administrojë Rektorati.

Se kush ka të drejtë, i tanishmi, apo ishi, këtë e përcakton ligji qartë. Që lënda,  përvetësohet, duke lexuar shumë,këtë postulat, profesorët e nderuar, ju a rekomandojnë  studentëve çdo ditë.

Që kanë denoncuara njëri-tjetrin në hetuesi ,nuk ka  bërë punë me mend. Nuk u lejohet profesorëve arsyetimi :”Që për inatë të  ime vjerre, por shkoj të flë me mullixhinë”. Mos pastë UT-ja juristë e ekonomistë, ta dajnë këtë dava, nuk kanë pse presin akreditim nga jashtë!

Historikisht ka ndodhur, se kur grinden dy vetë, gjithmone fiton një i tretë, i cili emertohet, nga të gjithë :” Më i mençuri. ”Do Perëndia nuk ndodh kësaj here!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat