Kur luhet bixhoz me fatin e shumicës

Opinione

Kur luhet bixhoz me fatin e shumicës

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 maj 2018 Në ora: 10:21
Skënder Mulliqi

Kemi ardhur në një situatë për të qarë dhe për të qeshur karshi kësaj situate tragji-komike te krijuar në Kosovë. Ndër shumë të meta të tjera kjo elitë politike, janë treguar të pa menqur, pa intelegjencë të nevojshme për profesionin e politikës, të pa aftë për ti avansuar proceset demokratike dhe  proceset tjera zhvillimore. Dhe, jemi deshmitarë së gjatë gjithë kësaj kohe na kanë terrorizuar se kanë potenciale partiake e shtetërore ... se janë njerëz universalë ...se janë të zotët të krijojnë mirëqenie.

Kështu dalë ngadalë këta nebuloz e kanë pruar situatën politike dhe situatën ekonomike e sociale para kolapsit. Kanë shkaktuar epidemi politike të vertetë e cila ka marrë tashmë përmasa shqetësuese, përmasa këto jashtë çdo norme njerëzore e morale. Të këqijat në Kosovë po ngjajnë në tornado. Masat represive karshi njeriut tonë, kanë bërë që shumica të shtrihen për toke. Cilat janë kriteret që këtë elitë politike ta kualifikojmë si të mençur?

Të gjitha punët e deritashme të tyre për shtet kanë qenë punë të cilat, nuk i kanë kontribuar zhvillimit të proceseve demokratike pluraliste. Gjithsesi së duhet të pajtohemi së kjo kastë politike nuk i ka përfillë kriteriumet që i kontribuojnë shtetndërtimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Ky estabilishment politik kanë treguar shkathtësi, dinakëri dhe paskurpulozitet për të ardhur deri  të pasurimi i pa fund për vete. Janë treguar njerëz me karakter të dobët, janë treguar njerëz me shumë vese, janë treguar njerëz dehumanizues.

Shtrohet pyetja: cilët janë njerëzit e mençur? Intelektualët, akademikët, politikanët, filozofët ... titullarët e tjerë, sundimtarët ...? Ku janë politikanët tanë kur gjendemi në një situatë të vështirë politike, kur jemi në një situatë të rëndë ekonomike, kur njeriu ynë po përjeton  situata të vështira  për mbijetesë. Askund. Sigurisht së bëhet fjalë për një elitë politike regresive, bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk e kanë vendin në safin e parë, bëhet fjalë për njerëz me ambicie të tepruara, e të cilat për fatin tonë të keq janë pozicionuar lartë në pushtet.

Nuk them se jam i ditur, por duke i shikuar rrethanat politike dhe ecuritë ekonomike zhvillimore, nuk mund të konstatojmë tjetër veç se gjendemi në një situatë euforike politike , në një situatë iluzioniste , në një situatë kur janë shuar shumë shpresat së do të bëhët mirë. Kështu vijnë punët kur luhet bixhoz më fatin e shumicës. Intelektualet mencurinë e tyre po e zbrazin të shprehem ashtu në materie e cila është e detyruar të shuhet dhe krahas kesaj shuhet edhe dituria e tyre.

Pushteti në Kosovë është kuptuar si pozicion i sundimit. Kemi ardhur në një situatë katastrofale, në një situatë gati pa rrugëdalje? Dhe a i thuhet kësaj mençuri? Sigurisht që jo. Tranzicionin kemi pasur mundësi ta kalojmë pa turbulenca të mëdha politike, pa dhimbje të mëdha, duke punuar për të gjithë barabarësisht, dhe duke u treguar të mencur karshi shtetit, të cilin e fituam me mund dhe sakrifica pas një periudhe të gjatë të okupimit. Jemi treguar pakufi të pa përgatitur për sfidën e madhe që quhet -SHTET. Nuk kemi vu asnjë shenjë të pikësimit. Është punuar pa kritere, pa koncepte dhe programe politike e pa programe ekonomike. Unë i kisha pyetuar të gjithë ata liderët partiakë e shtetëror: se si ndihen për gjithë atë pasuri të fituar në mënyrë jo ligjore? Se si ndihen për pasurinë e fshehur diku në botën perëndimore, se si ndihen për të gjitha ato para të fituara me mundin dhe djersën e popullit... duke krijuar kështu në anën tjetër një armatë të tërë të atyre të cilët kanë shumë pak mjete për të jetuar, ose kanë mbetur raste sociale. Kemi ardhur në teh të tragjedisë shtetërore, por edhe kombëtare dhe jo pa fajin e popullit, i cili ka mbetur ende më një vetëdije shtetndërtuese  të ulët...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat