Fundi i kryeministrit Haradinaj

Opinione

Fundi i kryeministrit Haradinaj

Nga: Dibran Demaku Më: 5 maj 2018 Në ora: 12:05
Ramush Haradinaj

Kushdo që e ka parë deklaratën në ditën e djeshme të kryeministrit te Kosovës Ramush Haradinajt,pas një mbledhjeje të dështuar do ta ketë ndjerë se fundi i karierës se tij në postin që ai mbanë është afër!Kërcënimi i tij se do t'i shkarkojë ministrat e padisiplinuar të kabinetit të tij ishte më shumë dëshpërim se sa kërcënim!Edhe ai vetë e di se nuk guxon t'a shkarkojë asnjë ministër të vetëm,sepse kështu kanë vendosur kur kanë bërë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, me partnerët e koalicionit!Sepse po ndodhi e kundërta ai mund t'a humbë postin e fituar,post të cilin ai e ka gjakuar me çdo çmim?!

Kur e dëgjoja dje në mbrëmje kërcënimin e tij se do t'i shkarkojë ministrat e padisiplinuar të kabinetit të tij qeverisës seç m'u kujtua një ngjarje që kishte ndodhur në fshatin tim të lindjes,ngjarje e ndodhur para më shumë se gjysëm shekulli dhe që edhe sot e kësaj dite tregohet si një barcoletë: Në fshatin tim kishin ardhur autoritetet e komunës që të zgjidhnin udhëheqjen e rinisë së fshatit,sepse kështu funksiononte pushteti i ateherëshëm.

Pushtetarët kishin ardhur dhe kishin sjellë një listë nr emrat e atyre që do të zgjidheshin në udhëheqjen e rinisë së fshatit.Fshatarët e fshatit tim nuk i kishin dashtur të propozuarit që vinin nga  pushtetarët,me heshjte.Nuk kishin folur,por kishin heshtur!

Sepse atëherë të flisje kundër vendimit të pushtetarëve ishte shumë me rrezik!Kishin heshtur shumë nga bashkëfshatarët e mij dhe kur kishte ardhur momenti që të votohej për të propozuarit,shumica nuk i kishin ngritë gishtrinjtë!Këtë gjë e kishin vërejtur edhe pushtetarët e ardhur nga komuna,por meqë asnjëri nuk kishte folur hapur se ishte kundër,të propozuarit ishin zgjedhur në postet udhëheqëse!

Pushtetarët kishin ikur ndërkaq të zgjedhurit kishin filluar krekosjet e tyre të njohura nga ata që e duan dhe e gjakojnë pushtetin...Veçse kishin dalur të gabuar të sy palët:edhe pushtetarët komunalë edhe të zgjedhurit e tyre ne lidhjen e rinisë së fshatit!Dhe në takimet e organizuara rinore do te shkonin vetëm dy të zgjedhurit:Kryetari dhe sekretari i rinisë!

Një ditë ata vebdosin që nga organizata rinore t'i përjashtonin që të gjithë!Pasi japin edhe nënshkrimet e tyre në fund të vendimit të marrë me to shkojnë t'i dërgojnë në komunë!Por do ti që në komunë do t'u thonë se ata të dy ishin të përjashtuarit,sepse nuk përjashtohej një rini e tërë!

Pas kësaj barcolete në sytë e mendjes më erdhi figura e të të ashtuquajturit kryeministër Ramushit duke hyrë me listën e ministrave të shkarkuar tek kryetari i parlamentit dhe njëherësh edhe kryetar i PDK-së Kadri Veseli,dhe ai i buzëqeshur siç di të shtihet duke i thënë Ramushit se në këtë rast ti qenke i shkarkuari dhe buzëqeshja e ngrirë në fytyrën e Ramushit!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat