Nga çfarë dhe nga kush kërcënohet Kosova sot

Opinione

Nga çfarë dhe nga kush kërcënohet Kosova sot

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 5 maj 2018 Në ora: 12:47
Skënder S.Kapiti

Sot Kosova ka shtetin e vet, ka pavarësinë dhe institucionet demokratike dhe politike të veta.

Sot në Kosovë është prezent perëndimi  dhe ndihma e kontributi i tij i gjithanshëm për shtetndërtimin e Kosovës.

Pavarësisht këtyre opinioni qytetar dhe publiku kosovar sot ankohen për mungesa  të shumta dhe të mëdha, ankohet për mosliri dhe për  mos të drejta demokratike, politike, sociale dhe ekonomike. Sot pothuajse qytetaret ankohen për të gjitha, edhe për pronën, edhe për punë, edhe për mos qetësi e mos siguri  për jëtën, punën, pronën dhe për mos sigurinë ekonomike. Sot në Kosovë gjithëçka pothuajse vetëm sa importohet nga jashtë, nuk ka as prodhime vendore veshmbathjeje, as industriale dhe as ushqimore. Vendin e sundojnë monopoli i kontrabandës dhe i korrupsionit politik dhe abuzivizmi e keqpërdorimi korruptiv i parasë publike.

Nuk ka asnjë plan rregullues urbanistik, por ka një katrahurë urbane ,mjedisore dhe degradim të territorit. Jeta e qytetarëve sidomos në kryeqytetin Prishtinë është e rrezikuar nga ndotja shumë e lartë e tij,si ajo e ajrit, akustike dhe ajo me mbeturinave urbane dhe ndërtimore. Betonizimi i eger i qyteteve nuk ka lënë hapësira të lira të gjelbërta pushimi për qytetarët dhe as vënde parkimi për automjetet dhe as trotuare për shëtitje të lirë për këmbësorët. Kjo vjen si pasojë e asaj se Kosova sot, qytetaret e saj vuajnë nga padrejtesia, nga mos sundimi i ligjit dhe nga mos realizimi, mos ndërtimi dhe mos funksionimi i ligjit dhe as i shtetit ligjor. Kosova ka një rrjet hotelerish, restorantesh e kafenesh aq shumë sa të lë përshtypjen sikur Kosova ka popullsi 20 milion banorësh. Në Kosovë ka sot një ushtri të madhe të diplomuarish, ku shumica janë ata me diploma të blera dhe të marra me ryshfet, me para dhe për meritë militantizmi “politik”partiak dhe këta janë pikërisht ata më të përzgjedhurit dhe të privilegjuarit për karrierë e “kompetencë” politike  dhe për poste pushteti qendror e vendor, në arsim dhe shëndetësi, dhe kudo nëpër administratën parlamentare, qeveritare, vendore, si profesorë e doktorë dhe deri dhe te të gjithë diplomatët. Shoqëria kosovare sot është bërë apatike dhe indiferente; është jo kërkuese, as vigjilente dhe as rezistente ndaj të këqijave që asaj i vijnë nga politika e partive politike, e udhëheqësve të tyre, ku partitë politike e kanë parcelizuar dhe e kanë përçarë shoqërinë duke e demoralizuar dhe ia humbur asaj  humbur edhe solidaritetin ndërqytetar. Politika dhe politikanët shqiptarë  kanë injektuar në shoqërinë kosovare  edukatën negative masive që është: servilizmi dhe nënshtrimi masiv ndaj politikës së injorancës, të krimit dhe të korrupsionit.Pra kërcënimi shoqërisë në Kosovë sot nuk i vjen më nga pushtuesi i huaj, por i vjen nga padrejtësia e drejtësisë si dhe nga politika e korrupsionit dhe ajo e kriminalizuar të cilat prishin shoqërinë dhe e shkatërrojnë funksionimin e saj.

Kosova sot funksionon si një rrumpallë demokratike, ku vetëm demokraci nuk ka as në partitë politike të cilat funksionojnë si prona njerëzore  të bajraktarëve të rinj të cilët kanë dhe mishërojnë një përzjerje sjelljesh dhe kulturë katundareske, amatoreske dhe  e komuniste  si kokëfortësinë, egoizmin, autokracinë e neveritshme, papërgjegjshmërinë, urrejtjen dhe nihilizmin për  intelektualizmin, aftësinë, moralitetin dhe për patriotizmin real.

Kjo gjëndje e tillë në Kosovë vjen  sepse janë lart ata, pikërisht atje ku vetëm ata nuk duhet të jenë.

Ata  janë në parlament, në qeveri, në komuna, në administratë dhe në prokurori e gjykatë, atje janë ata të cilët nuk kanë as kapacitete intelekltuale dhe as traditë trashëgimie patriotike dhe as kulturore e as trashëgimi pasurore. Për pasojë të tillët e mbajnë peng zhvillimin demokratiko-ligjor, e mbajne peng shtetin ligjor, e mbajnë peng zhvillimin ekonomik, progresin demokratik si dhe integrimin e Kosovës në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat