Në Shqipëri: Debat dhe propogandë vetëm për të larë mëkatet që kanë bërë!

Opinione

Në Shqipëri: Debat dhe propogandë vetëm për të larë mëkatet që kanë bërë!

Nga: Beqir Sina Më: 12 maj 2018 Në ora: 17:13
Beqir Sina

Me këto gjëra (shkarravina- mbeturina) mirren tani vetëm ata, që kanë qenë komunistë, bijë e bija, familje apo kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit - spiuna vullnetar, apo nga ata me 1200 lekë pagesë në atë kohë. Pra, duke marrë si shkas rastin më të fundit më 5 Maj; u “shanë”, u “qëlluan” u “ofenduan”, një grusht ish - veteranësh, që e thënë pak më shkoqitur ; vetëm një pretekst të asajë fjale popullore : " Me ta lënë Kopilin në preherë ”!...

Sepse, kësaj shfaqje të turpshme, që prej se kur ka ardhur në pushtet PS-ja, trashgimtare e PPSH, me atë se çfarë ka ndodhur më 5 Maj në Tiranë, në ditën e Dëshmorëve, i ka prirë një “luftë” e ashpër propogandistike, për 5 vjet e fundit, në televizione, gazeta dhe tubimet e tyre në mjediset publike.
Përkujtime me Enver Hoxhën, dhe bëmat e tij - nuk janë çudi më në Shqipëri, sepse ato po përkujtohen dhe brohoriten edhe këtu në Amerikë (New York), nga bijët e bijat e atij grushti ish veteranësh të LNÇ, siç e quajnë veten trashgimtarët e tyre, dhe që flasin me krenari dhe u thurin lavde, kur bëhen së bashku.

Ndërkohë, shihet fare qart se ajo që u kanë dhënë me shumë zemër - atyre, është prej se kur erdhën në pushtet, kjo kast trashgimtarësh, të atij rregjimi, zëri e tyre është ngritur, vetëm e vetëm për të shpërfytyruar krimet e shëmtuara të rregjiimit të Enver Hoxhës, për 46 vjet me radhë.

Ata janë duke e ringitur ose ri-ngjallur Enver Hoxhën, kur mbildhen me njëri tjetrin, dalin e borhorasin dhe thurin lavde, me fjalime e shkrime për atë regjim që bijtë e tyre, atyre që u shërbyen me aq zell sa që mallëngjehen me njëri- tjetrin, duke bërë festë.

Ndërsa, kësaj radhe si specialista që janë Qeveria, socialiste e Edi Ramës, e përdori mjeshtërisht atë “fotografinë”, që e realizoi shumë bukur, më 5 Maj në Varrezat e Deshmorëve të Kombit, kur dihet që për fatkeq, statusi i tyre ende nuk është zgjidhur, si tha Gjeneral Rrahman Parllaku, në një intervistë për atë çfarë ndodhi atë 5 Maj “ Viktima dhe Krimineli sot në Shqipëri, nderohen njësojë”.

Dhe, kështu si specialista që janë kjo kastë, politikanësh, qeveritarësh, historian, gazetar e analistë, duke e ditur mirë, reagimin e shqiptarëve në përgjethësi, dhe të ish të burgosurve politik dhe të presekutuarve, janë duke manipuluar edhe me këta ithtarë të diktatorit Enver Hoxha, që dalin çdo 5 Maj, apo ditëlindjen e diktatorit, në Shqipëri, me portretet e Enver Hoxhës, shallin e kuq,dhe brohorasin për bëmat e tij.

Këtë 5 Maj duke i nxjerrë atë grusht ithtarësh, apo “lëshuar nga zgjedha” rrethimi që policia i bëri kur ishte Edi Rama, kur disa përfaqësues të PD-së po organizonin ceremoninë për homazhet e kreut të PD-së Lulzim Basha, e tjetërsuan imazhin e vërtetë dhe provokuan situatën duke krjuar edhe “incidentin”.

E gjithë kjo ndodh! Në një kohë kur Shqipëria, është e fundit nga ish vendet komuniste që nuk ka dënuar as edhe një njeri për “be” si i thonë dhe akoma nuk i ka mbyllur plagët me të shkuarën komuniste. Sot, në Shqipëri, ka ende politikanë, qeveritarë, historianë, analistë dhe gazetarë, që nuk e pranojnë ose e injorojnë vuajtjen e tmershme 46 vjeçare të rregjimit të Enver Hoxhës, atë të një regjimi diktatorial që ka vrarë dhe ka zhdukur mijëra shqiptarë pa gjyqe.

Por, sot nuk është për t'u çuditur që ish komunistët, bijtë e bijat e tyre, ata që i shërbyen me zell dhe devotëshmri për 46 vjet, të shpalosin ashtu të lirë dashurinë e pakufishme për Enver Hoxhën, thurin lavde dhe brohorasin, komentojnë e analizojnë, sipas mësimeve të partisë, pasi dihet se në qeverin e tyre, është partia e diktatorit, si dhe bijtë e udhëheqëseve të Partisë së Punës.

Të mirresh sot në Shqipëri, dhe diasporë me komunistë dhe ata që i shërbyen komunizmit, që pse shpalosin dashurinë e pakufishme për Enver Hoxhën, thurin lavde dhe broharsin, për ato 46 vjet të rregjimit komunist, apo komentojnë e analizojnë, sipas mësimeve të Partisë së Punës, sipas filmave të Kinpstudios, dhe veprave të Enver Hoxhës, ësht njësoj sikurse, të dalish dhe Zotit t’ia vjedhësh ditët, dhe të rrishë gjithë ditën duke vrarë Miza.

Mirëpo, mua aspak nuk më brengosë kjo punë e tyre, sepse jo vetëm që nuk i takojë edhe asaj pjese që para të drejtës dhe realitetit i mbyllin sytë dhe gojën! por edhe atyre që nuk kam bërë ndonjë fajë, apo nuk kam bërë ndonjë mëkat, por se mendojë se jam në një te drejt që më është mohuar po nga ky sojë ishtarësh e nostaligjikësh.

Për mua kryesorja është tani të them vetëm të vërtetën! Prandaj, u pëlqen a s’ju pëlqen atyre, dhe atyre që do t’a lexojnë dhe menjher do të shkarkojnë atë zhargonin e fjalorit të tyre, komunist, unë do them sa tëmundem të vërtetën.

Ndërsa, ajo u pëlqen apo jo mendoj se është vetëm problem i atyre që bërtasin më shumë, kur janë me patriotë, e atdhetarë, demokratët dhe të djathtët, se gjoja dënojnë rregjimin e Enver Hoxhës, e sllavo komunizmin në ish Jugosllavi,, për të larë e fshehur mëkatet që kanë bërë.

Pra, e thënë troç se “ KRIMI më i madhë është sot në Shqipëri, se, kjo krijesë e paqenë po legjitimohet, nga vetë ithatrët, nostalgjikët qeveritarët e sotëm Edi Rama dhe bijtë e bijat e tyre, spiunët dhe ata që ndrruan “xhaketat”.

Në këtë kontekst dua të them se, soji i këtyre njerëzëve si ç’është rasti i 5 Majit, apo ai me diskutimet shterpe të histrorianve të Kinostudios, nostalgjikëve e tjerë të “mëdhenjë” gazetarë e analistë në Shqipëri, për presekutimin komunist është për të bërë, propogandë vetëm për të larë mëkatet ata që i kanë bërë…….!.

Sepse, sot këta janë ata që e bëjnë punën e djallit, duke e pranuarë KRIMIN, komunist të Enver Hoxhës. Këta zotrinjë me vetëdëshirë e pranojnë se janë ende të “vetë tradhëtuar”, dhe ndryshe folën kur ra ai rregjim - afro tri dekada më parë, dhe krejt ndryshe po flasin tani, që në krye të shtetit është Partia Socialiste me Edi Ramën partia e diktatorit, si dhe bijtë e udhëheqëseve të Partisë së Punës.

Kjo është mëse e qartë sepse ky sojë njerëzish në Shqipëri, apo edhe bijtë e tyre që kan ardhur në Amerikë, ende po e ëndrrojnë kohën e “Enver Hoxhës”, të ish  parajsës së tyre, asaj që, për çdo ditë po ua trumpetoni fëmijëve tuaj!

Dhe sot me këto ndryshime që Zoti na i dhurojë - në ato mrekullira të sojit të tyre, besojnë vetëm ata të cilët i frikohen kësaj lloj demokracie. Sepse janë ata që kan bërë ndonjë mëkat, sepse i frigohen edhe drejtësisë, i frikohen SHBA, dhe Brukselit, sepse janë po ata që e rroptuan, vodhën dhe bënë drogë e krim gjithë Shqipërinë.

Andaj janë edhe duke ëndrruar mrekullirat që nuk bëhet asgjë. Në këtë Shqipëri, me këte qeveri të këtyre pushtetarëve ne të gjithë jemi të humbur, të majtë e të djathtë, bile edhe më shumë se ç’kemi humbur! këto 28 vjet demokraci, prej se kur edhe ai rregjim u rrëzua……! Humbëm Shqipërinê Etnike, humbëm Çamërinë, humbëm Detin , ......!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat