Frikacaku të kërcënon kur është në siguri

Opinione

Frikacaku të kërcënon kur është në siguri

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:05
Shefqet Avdimetaj

"Frika si fenomen psikologjik dhe emocional, është ndjenjë e një shqetësimi të thellë kur njeriu gjindet përpara një rreziku të drejtëpërdrejtë apo përpara një rreziku të ardhshëm"
 
Ngjarja e djeshme në Kuvendin e Kosovës,edhe njëherë tregoi fytyrën e vërtetë të disa deputetëve, e sidomos të atyre të klanit Pronto.
As fjalori i përdorur nga Z Gashi, nuk ishte fare i nivelit të një përfaqësuesi të popullit në Kuvend dhe nuk ishte fare në frymën dhe vizionin për të cilin LDK-ja qëndron.
 
Por, veprimi i Xhavit Halitit, jo vetëm që ishte i papranueshëm, provokativ dhe primitiv, por ishte edhe veprim vërtetë i një frikacaku dhe hipokriti.
 
Xhavit Halitit,klanit Pronto dhe shumë komandantëve të Rognerit, ju ka humbur rruga mu në mes të oborrit,siq thot populli.
Këta janë nuhatës të përsosur, dhe si duket janë duke e nuhatur një rrezik të ardhshëm.
 
Thuhet se grekët, që në kohen e Homerit nuk i fikësoheshin vdekjes,por më shum kishin frikë nga humja e identitetit.
Këta krijuan një identitet me mëmyrat më të poshtëra që ekzistojnë...me vjedhje,me sabotazhe,me kërcënime, me vrasje e qka jo tjetër.
 
Këtij identiteti të rrejshëm dhe hipokrit i ka ardhur fundi,nuk ka fuqi që mund ta ndalë,që fytyrat e tyre të vërteta të dalin sheshit.Është vetëm qëshje e faktorit KOHË...!
Do ikin nga aty me bishtë ndër këmbë...!
 
Tani këta janë të frikësuar dhe dyshojnë në c`do gjë,prandaj, edhe nuk thuhet kot se"Armët e vetme të djallit janë frika dhe dyshimi"
 
"Frikacaku të kërcënon kur është në siguri" thoshte Gëte...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat