Cubat e Luftës rrezik për Kosovën, Brukseli i thotë jo Haradinajt? - Bota Sot
Cubat e Luftës rrezik për Kosovën, Brukseli i thotë jo Haradinajt?

Opinione

E mërkurë, 20 qershor 2018

Cubat e Luftës rrezik për Kosovën, Brukseli i thotë jo Haradinajt?

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 21 maj 2018 Në ora: 14:43
Ragip Guraziu

Qeveria e Kosovës duhet të punojë fort për mirëqenien e qytetarëve të vet dhe jo për  Brukselin dhe një anshmërinë e tyre. Kur qytetarët e Kosovës do të jetojnë në rrethana të përaferta me ato të qytetarëve të Evropës, vizat dhe demarkacioni nuk do të paraqesin problem për t'u bërë Kosova anëtare e BE-së.

Qeveria e Kosovës duhet të punojë fort për mirëqenien e qytetarëve të vet dhe jo për  Brukselin dhe një anshmërinë e tyre. Kur qytetarët e Kosovës do të jetojnë në rrethana të përaferta me ato të qytetarëve të Evropës, vizatë dhe demarkacioni nuk do të paraqesin problem për t'u bërë Kosova anëtare e BE-së.

Brukseli i thotë jo Haradinajt?

Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini, vitin e kaluar thanë së bashku në takim se;'' Demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave. Tani kjo punë e demarkacionit, që ishte kusht edhe për ndërkombëtarët, u krye. Ndryshe, zyrtarët e Brukselit në vazhdimësi kanë insistuar se demarkacioni është kusht i padiskutueshëm, pra ky kusht u kry çka tani?!".

U tha edhe kjo se, Bashkimi Evropian nuk do ta marrë fare në konsideratë kërkesën e Qeverisë Haradinaj që të hiqet demarkacionin si kusht në mënyrë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave.

Kështu thonë përfaqësues të partive politike dhe njohës të integrimeve evropiane para se miratohet demarkacioni me Malin e Zi.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kishin bërë të ditur se kryeministri, Ramush Haradinaj do t’i kërkojë Brukselit që të hiqet demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave.

Nga ana tjetër, vetë kryeministri Haradinaj ka qenë në një darkë pune në Bruksel, ku kishte  takuar edhe përfaqësuesen për politika të Jashtme të BE-së, Federica Mogerni.

Por, ai nuk kishte dhënë ndonjë deklaratë për media se a ka qenë temë e bisedimeve me Mogherinin tërheqja e kriterit të demarkacionit.

Duke e vrejtur se Brukseli gjithnjë i thoshte jo Haradinajt, ishin të interesuar mediumet  kosovare që të deklarohet vetë kryeministri për këtë çështje, por e pamundur mbeti kjo dhe demarkacioni kaloi, punët mbeten që nga e para, sepse po na kërkohet ajo që ishte kërkuar vite me radhë. Brukseli ( Evropa ) i dinë të gjitha si është situata në Kosovë, i kanë informatorët e tyre  të cilët informojnë në detaje si është gjendja, kush e ka kapur shtetin, si funksionon qeveria, krimet, korrupcioni, hajnia, klientilizmi e servilizmi, mentaliteti i popullit, ......mirëpo Evropës nuk i bëhet vonë, populli po i voton këta cuba populli është fajtor, ata vetë po e izolojnë vetveten, janë të pa pjekur të pa përgatitur për demokraci, pra e paqin vetën n'qaf, le t'i bajnë pasojat, le të vuajnë ..... Evropë s'ka , deri sa ne të mbushemi mend se kush e meriton me udhëheqë me  Kosovën.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Brukselit në çdo vizitë zyrtare që kanë bërë në Prishtinë, janë shprehur qartë se pa luftimin e korrupsionit dhe miratimin e demarkacionit, vendi nuk të ketë liberalizim të vizave.

Nga kjo kuptohet se tentimi i kryeministrit për të bërë kompromise me zyrtarët e BE-së, është e destinuar që të dështojë që në fillim. Kjo për faktin se shteti që pretendon të integrohet në këtë organizatë politike duhet t’i plotësojë kushtet e saj, e jo e kundërta.

Politika fajtore, për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë

Bazuar në raportet që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. Dhe arsye e gjithë kësaj, besohet të jetë vetë politika dhe ndërhyrja e politikës në gjyqësor.

Disa herë është thënë se institucionet e Kosovës po krijojnë agjenci dhe mekanizma  për  luftimin e korrupsionit, e deri te Këshilli i Presidencial, por kotë se koti dhe kjo po bëhet  vetëm sa për t’u ikur përgjegjësive të tyre për luftuar korrupsionin.

Me mija e mija here është thënë se nëse seriozisht duhet të luftohet korrupsioni, prokuroria e shtetit, në radhë të parë, duhet të bëjë sanksionimin e zyrtarëve të lartë dhe zyrtarëve publik, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.

Por në praktikë nuk është duke ndodhur asgjë. Këtë e kemi edhe me Agjencinë Kundër Korrupsionit, së cilës i mungon baza ligjore, pasi nuk ka bazë ligjore që të bëjë hetime më të thella, përveç atyre preliminare. Pastaj, të gjithë e dimë se ka edhe mungesë të kapaciteteve financiare dhe humane.

Raporti i fundit i Transparency International, i cili mbështetet në perceptimet e qytetarëve për korrupsionin, e nxjerrë Kosovën në një shkallë të lartë të korrupsionit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ndërkohë, në këtë konferencë është thënë se një trend i ngjashëm i krijimit të iniciativave dhe institucioneve të reja për luftimin e korrupsionit ndiqet në shumë vende ish-socialiste të Ballkanit, por që nuk kanë dëshmuar të jenë efektive në praktikë.

Ajo që me të vërtetë kërkohet është që shumë akterë të punojnë së bashkë për të luftuar këtë dukuri, ngase është e pamundshme që një institucion i vetëm ta bëjë këtë. Nevojitet një përkushtim dhe bashkëpunim i shumë institucioneve.

Ku gaboi Kosova...

Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, si dy shtete të cilat kishin dalë prej një lufte, e cila solli viktima të shumta në mesin e shqiptarëve të Kosovës, kishin shumë tema të cilat ende po mbeteshin të pazgjidhura për shkak të së kaluarës. Për të gjitha ato tema duhej që të bisedohej me një ndërmjetësues, i cili do të ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i cili do të ndërmjetësonte këto bisedime do të ishte nga BE-ja, për arsyen e vetme se marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve, do të ishin faktori kryesor në rrugën e tyre drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian.

Por, për të biseduar për tema të rëndësishme të së kaluarës, fillimisht shteti serb duhej që të kërkonte falje për krimet e bëra gjatë luftës, për dokumentet kadastrale të vjedhura, për fondin pensional dhe për shumë krime të tjera të cilat ndodhën gjatë periudhës së luftës dhe okupimit serb. Dëmi i shkaktuar nga shteti serb ishte aq i madh saqë ishte absurde të mos kërkohej dëmshpërblim.

Mbi të gjitha, më një shtet i cili ka vrarë, dhunuar e masakruar shqiptarë të Kosovës, nuk mund të bisedohej pa kushte. Një dialog me Serbinë, nuk do të kishte kuptim duke e harruar të kaluarën, kinse nuk ka ndodhur asgjë. Krimet serbe nuk duhej dhe nuk duhet asnjëherë që të amnistohen. Andaj gabimi në nismë i këtyre bisedimeve ishte se shteti i Kosovës, pranoi që të i futej bisedimeve pa asnjë kusht të vetëm.

Fillimisht bisedimet e tilla ndërmjet dy shteteve, u planifikuan të jenë vetëm teknike kurrsesi politike. Bile akuzave të shumta të Vetëvendosjes, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, i përgjigjej me fjalët se bisedimet Kosovë-Serbi janë vetëm teknike dhe si të tilla do të mbeten. Kjo për faktin se sipas tij asnjëherë nuk do të diskutohet për çështjet të cilat cenojnë integritetin e shtetit të Kosovës.

''Qeveria e Kosovës duhet të punojë fort për mirëqenjën e qytetarëve të vet dhe jo për  Brukselin dhe një anshmërinë e tyre.Kur qytetarët e Kosovës do të jetojnë në rrethana të përaferta me ato të qytetarëve të Evropës,vizatë dhe demarkacioni nuk do të paraqesin problem për t'u bërë Kosova anëtare e BE-së'', kështu po mendon dikush...

Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini, vitin e kaluar thanë së bashku në takim se;'' Demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave. Tani kjo punë e demarkacionit,që ishte kusht edhe për ndërkombëtarët, u krye. Ndryshe, zyrtarët e Brukselit në vazhdimësi kanë insistuar se demarkacioni është kusht i padiskutueshëm,pra ky kusht u kry çka tani?!

‘’Andaj, akuzat që i dëgjojmë dhe lexojmë, në veçanti përmes rrjeteve sociale, se ata janë” hajna”, ata janë” vrasës”, ata janë “uzurpatorë”, ata janë “falsifikatorë”, ata janë ”dhunues”, ata janë e keqja dhe e zeza e këtij vendi, e që të shumtën e rasteve, quhen edhe -ata “të malit”, apo cuba  që aludohet, për ish- komandantë të UÇK-së, janë dukuri dhe fenomene që çdo ditë e më tepër, po gjejnë hapësirë jo vetëm në medie, por edhe në bisedat e kuloareve dhe atë në rrethe, nga më të ndryshmet!

 Dhe, vërtetë, se a janë “hajna”,a janë “uzurpatorë”,a janë “falsifikatorë”, a janë “zhvatës”,”dhunues”...disa komandantë dhe  disa udhëheqës të UÇK-së, nuk ka dilema fare, dhe me siguri ka edhe të tillë dhe fatkeqësisht, është shumë keq, dhe shumë e dëmshme, në radhë të parë, për vetë UÇK-në, por, gjithsesi, një njollë shumë e keqe, edhe për ne, si popull e shtet, megjithatë, një gjë duhet ta kemi të qartë dhe të pajtohemi,e pranuam apo jo, se pa këta, “hajna”,pa këta “uzurpatorë”, pa këta “zhvatës”,pa këta “falsifikatorë”, pa këta “dhunues” , pa këta të malit dhe cuba...ne, kurrën e kurrës,nuk do te ishim ata që jemi sot, në radhë të parë, nuk do te ishim të lirë, nuk do të flisnim lirshëm, nuk do të gumzhonte sheshi “Nëna Tereze”, e shumë sheshe tjera nga fëmijë, të rinjë, qifte e të moshuar, gjithnjë duke frymuar shqip, pa frikë se një regjim fashist, siç ishte ai i Serbisë së Milloshit,  do të na torturojë  dhe dhunojë, vetëm pse jemi shqiptarë, flasim shqip, mendojmë shqip, jetojmë  shqip por nuk i pengojmë të tjerët të jetojnë ashtu si ndjehen dhe ashtu si duan. Thuaja askush nuk është i kënaqur me zhvillimet dhe proceset që në kanë përcjellë gjatë këtij 20 vjeçari në Kosovën e pasluftës  dhe kuptohet përgjegjësinë më të madhe për këto dështime e bartin liderët, pa dallime partiake e politike, në veçanti këta”të malit -cubat”, me theks te posaçëm, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj,etj..

Disa që rruan mjekrra, me disa që  edhe shkuan deri në kufi me Maqedoninë me uniformë te policisë serbe, me disa që  rehatinë e gjetën në kampet e Stankovecit, Kukësit e jashtë Kosovës, me enëlarës të Londrës që erdhën në Kosovë pas përfundimit të luftës, pa dhënë as kontributin simbolik për vendin, me 5 peni në xhep kurse tash u bënë pronarë të banesave dhe pallateve dhe me llogari të stërmbushur me 200 e më shumë mijëra euro,me disa që gjatë luftës u mëshehën në “gropa kompirash”, policia dhe ushtria me tërë aparatin shtetërorë serbë,këmbëkryq, do te ishte ende në Kosovë dhe vështir  se do të mund të mbijetonim gjatë!

Po, këta “te malit -cubat”, kanë bërë shumë gabime, madje edhe të pafalshme, por,  kur po na flasin, për shtetndërtimin, moralin politik e kombetar, disa që  me tërë qenien dhe gjenetikisht me gjysh e katragjysh, i shërbyen  Ish- Jugosllavisë dhe Serbisë, e që pikërisht   kur disave nga këta, “te malit - cubat “, pas qershorit 99,  ua qorroi zoti sytë dhe mendjen dhe u orientuan vetëm pas pasurimit, disa rrahagjoksa të sotëm, edhe me ndihmën e këtyre të   “malit -cubat”u  futën brenda dhe i akomoduan në pozita shumë të larta nëpër Institucionet e Kosoves, pastaj, disa të tjerë, bënë miliona e miliona, falë pikërisht, këtyre”të malit m- cubave”, atëherë, nuk është për t’u habitur, që edhe kritikat më të shumta, më të rënda, më akuzuese dhe më të paskrupullta, po vijnë, nga këto kategori dhe këta  persona, që kërkojnë vetëm mjegull, tym  e amulli, dhe ,që kanë bërë pasuri milioneshe, po gjatë  këtij 20 vjeçari, qoftë me tregti, por edhe me  medie, me licenca të falura nga UNMIK-u por edhe para te pista, nga fonde te dyshimta madje edhe nga Serbia që e konsiderojnë si nënë të tyre politike dhe kombëtare.

 Pse vjen puna në këtë derexhe, siç thotë populli, dhe përmes sheshit të Prishtinës,por edhe shesheve tjera të Kosovës, pa fije marre e turpi, pa kurrfarë frike, madje me kokën lartë sikur të ishin çlirimtarë vetë, sillen e mbështillen edhe persona që ishin të veshur nën petkun e UDB-se, Kos-it,ata që diferencuan e dënuan shqiptarë vetëm pse kërkonin të drejtat e tyre, ndërsa, disa nga ish- komandantat e UÇK-së, ose janë  në burgje, disa ikin nga  turma, disa kanë ikur jashtë shtetit, të shumtën e rasteve, për keqpërdorim fondesh, zhvatje, hajni,uzurpime, ...veprime që korespondojnë me deklaratën e Adem Demacit, Bacës së Madh që u duhej vetëm kur ishin në rrezik, i cili menjëherë pas përfundimit të luftës, në një takim ne hotelin Grand, ku ishin shumica e komandantëve të UÇK-së u pati  thënë se:” Do të vjen një kohë që ju që keni mbetur të gjallë do t’ua keni lakmi atyre që kanë rënë për liri “ dhe gjithashtu se ; “ do të vjen një kohë që nuk do të mbetet kush pa u koritë....”. Vërtet këta “te malit - cubat” kanë faje dhe kanë bërë gabime, por pa ta, me disa që tash po qajnë me “lot krokodili”,e që  na defilonin  atë kohë me mburrje me xhipa  me tabela  BG, e që tash i kanë kthye  ne TR ( madje turpërisht e kanë fituar shtetësinë shqiptare kur përmbajtjen e kanë 100% jugosllave ), gjithnjë  në emër te kombit, shtetit, do ishim ende fatosa të Titos dhe kumbarë të Millosheviqit dhe do ta dëgjonim Llepa Brenën dhe Cecën e Arkanit. Duket se këta nostalgjikë duan rikthimin e atyre kohëve dhe për këtë arsye duhet të eliminohen “këta të malit – cubat", prandaj ju ofrojnë shërbime të gjithëve që u ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi e sidomos ndërkombëtarëve të cilëve për 24 orë u ofrojnë shërbime orale, verbale, logjistike dhe materiale! Aq për horrat, sa nuk na mbuluan morrat! Hauzuar këtë pjesën e fundit nga kolegu im z.g.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test