Të (pa)thënat dhe të (pa)bëmat e Xhavit Halitit

Opinione

Të (pa)thënat dhe të (pa)bëmat e Xhavit Halitit

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 25 maj 2018 Në ora: 10:29
Xhavit Haliti

Sot do të shkruaj për Hashimin e Xhavitin ndërsa për tiransen nuk do të “flas” asnjë fjalë se ajo është rrebelua.

Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti janë dy “ftyrat” më të diskutuesme e më të përfolura jo pse kanë poste të larta politike që 20 vjet por pse edhe tash duan të na kthejnë para 20 vjetëve.

Deri në vitin 1981, për çdo 25 maj, në të gjithë ish Jugosllavinë e në Kosovën e “vogël”, festonim ditëndjen e ish kryetarit të RSFJ-së e të asaj të LKJ-së, Josip Broz Tito.

Me folë nga “zemra”, kur vinte 25 maji, si voglush e çun i pa këpucë, gëzohesha edhe unë sepse shkolla ku unë shkoja, në mënyrë të organizuar shkonim në Malishevë e atje vinin të gjitha shkollat fillore të rrethit të Llapushës dhe politikanët na mbanin fjalime, politikanët por jo si këto të sodit. Pastaj mbaheshin gara në futboll, volejboll e në hendboll.

Po aso kohe nuk kishte as autobus e nxënësit shkonim rresht pa guxua askush mos me e “prish” rreshtin se “mësuesit” na rrinin mbi krye me shtaga e thupra e ai që dilte nga rreshti, e hante nga një shtagë böthëve e nga një një thupër kokës.

Po kjo, siq e thash më parë na gëzonte të gjithë fëmijëve sepse një javë më parë fillonim me u bë gati dhe me flamuj të vegjël niseshim këmbë. Po aso nuk kishte shumë shkollla fillore edhe ato që ishin, ishin vetëm katërklasëshe. Në Lubizhdë, ishte një shkollë në një ndërtesë me tri dhoma mësimi deri në klasën e katërt. Lubizhda ishte edhe qendër lokaliteti. Kishte një shitore, një magazinë dhe zyrën e vendit ndërsa aty vijonin mësimet fëmijët nga katundet Bubël, Qypevë, Damanek, Turjakë, Mirushë dhe ata të Lubizhdës. Shkollë nuk kishte as në Panorc, Carravranë, Javiq, Dragabil, Marali, Maxharrë e as në Astrazub.

Eh ç`mu kujtuan edhe mua  gjithë këto ngjarje nga e kaluara jo fortë e largët, 25 majin e për kryetarin Tito e për disa nga kujtimet për ato “sheti” e nuk fola për aktualitin tonë politik për javën që e lam.

Po, i kujtova ato kohë e ata njerëz sepse po dje, 24 maj 2018, në Kosovë ishte “Dita e Presidentit” Rugova dhe Hashimit, nuk i “pshtoj” as kjo ditë pa e “nderua” presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai, madje edhe e dekoroi, për se vdekuri e gruaja, dy djemte e vajza e Ibrahim Rugovës, me buzëqeshje e dritat e paparacëve e pranuan edhe marren, ndoshta është marrja e fundit.

Po qysh nuk iu erdhi marre e nuk u turpëruan “pasardhësit” e Ibrahim Rugovës? Me pranua nga Hashimi “dekorata e medalje”, në zyrën e Hashimit e në prezencë të njerëzve të Hashimit? Ai i cili dikur e akuzonte për tradhti kombëtare Rugovën dhe me fjalë që as në mal nuk i flasin qobanët, jo qobanët e Turjakës po as ata të Damanekit e të Panorcit, e quante pijanec .... Nga një njohës i kohës kam pas lexua se Hashimi, kur takohej me të huajt e ku domosdo ishte edhe Ibrahim Rugova, ia shkilte gishtat e këmbëve, nën tavolinë deri sa ia qilte në gjak. Dhe tash ? Tash shkon zonja Fanë me zonjushën Teutë e zot. Mendimin e Ukën dhe marrin “medalje” nga Hashimi.

Ato “medalje”, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që Hashimi po i shprëndan sikur karramelat lara lara fëmijëve, shumë personalitete publike¨, politike, të artit, shkencës e kulturës, nuk i pranuan nder ta edhe zot. Kolë Berisha, ish bashkpuntor shumvjeqat i Rugovës dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Eh, edhe unë po rrehi “ujë në havan”  e po më “ha uthi” kur dihet se  vetë Teuta Rugova do të thoshte publikisht ”E kam votuar edhe Thaçin, sepse kjo ishte tradita e babait tim për kompromise e mos bllokim të proceseve!”.

Hashimi e dekoroi Ibrahim Rugovën e Xhaviti e paska ”mbrojtur” Bujar Bukoshin.

Xhavit, pse nuk e vratë edhe ”Bujarin” a mos pse të duhej ”bujari”, zemërgjerësia e tij si dëshmitar¨i mundshëm i gjykatës speciale?

Xhavit, kur ti paske thirrur Fatos Nanon, Fatos Klosin e … ”gjeneralin” komunist të Enver Hoxhës, Kudusi Lamën që ta ruajnë ”bujarin-në”, në Kukës, pse nuk bere këte edhe për Kolenel Ahmet Krasniqin e ushtarakët e tjerë?

Ti na tregove edhe njëherë se ke qenë i lidhur me forcat më të errreta, ato të nëntokës kundër Kosovës.

Xhavit, ti mendon se pse kanë vdekur dy figurat kryesore, Kol. Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti, mund të ”shkruajsh historinë” qysh ta don zemra?

-Jo Xhavito, jo! E ke gabim. Kanë me ”folur” edhe të ”vdekurit” e mali, ka me me i ”hapur” veshët e fusha sytë dhe asgjë s`ka me mbetur për at dynja, nga kjo dynja e rrejshmja.

Unë nuk po të quaj ty ”qen bir qeni”, sikur ti që i thoje deputetit Gashi në kuvend e as kur deputetit Anton Çunit i drejtoheshe me fjalën“rrenc”.

Xhavit, të gjithat mund të jenë të “vërteta” por pse more Xhavit po mundohesh me i rrejt disa miliona shikues që të pamë kur e sulmove Arben Gashin dhe pa pikë “ftyre” edhe mbrëmë në “Rubikone” të Adriatik Kelmendit deklarove se ke zënë “në thua”.

A të beson kush o Xhavit?

O “zotëri” Xhavit Haliti, ty nuk të vjen marre se ti nuk ke marre e as “ftyrë”. Ty, është dashur me ta qit një pelenë në “ftyrë” kur ke lindur e me marr do miell nga “qakalla” e mullinit që të flasësh por drejtë.

Xhavit, dua ta përfundoj me ty por së pari po të tregoj se edhe ti mua e unë ty të njoh. Të njoh edhe si “student” e “demostrues” në demostratat e  26 Marsit 1981, at ditë kur në Prishtinë vinte stafeta e Titos.

E rastësishme por e vërtetë, çfarë ngjashmërie 26 marsi i vitit 1981 e 25 maji i vitit 2018, dita kur ka lindur Tito e dita e nata që Xhaviti “sunon” në Kosovë...

Xhavit, a e din ti se “miku” më i mirë i yti e din dhe më ka thënë gojarisht se ti je liruar nga burgu dhe ke pasur detyrë që gjithë ditën ta plakësh në Fakult. Filozofik, pas demostratave?

Në një shkrim të mëhershëm për ty, i kam tregua edhe emrat.

Edhe ata “supovcat” janë frigua nga ti, “i burgosuri politik”.

Këta janë ende gjallë dhe një ditë do të dalin me emra e me fotografi e do të tregojnë “të (pa)thënat e të (pa) bëmat tua.

Xhavit, unë jam dhëndërr i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe deri sa është vrarë, kam komunika me të, nga Rovinji, Tirana, Zvicrra e Osllo e Norvegjisë. Kam qenë i ftuar edhe unë në Osllo nga Koloneli, si mysafirë dhe si mik dhe pastaj kam bisedua shumë herë e kam edhe disa letra nga koloneli Agim Mehmeti, zëvendësi i Ahmetit....

Po afrohet edhe fundi i javës së parafundit të muajit maj e në Malmö të Suedisë është një mot i nxehtë e kohë sikur në Turjakë, Prizren e në Elbasan, verë e vërtetë.

Në Kosovë kur flas me miq e të afërm, më thonë se koha është e butë e bie shi e unë i pyes: qysh janë bereqetet pra? Përgjigjen e marr: -Jo nuk kemi mbjell grun e as nuk e kemi ndërmend me mbjellë as kallamoq as për shtalba. E me Kosovë, tash flasim çdo ditë falë zhvillimeve teknologjike, telefonave VIBER e mesengjerave në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat