Punëtorët e ndërtimit të lartë në mëshirën e Zotit pa mbrojtje dhe siguri në punë - Bota Sot
Punëtorët e ndërtimit të lartë në mëshirën e Zotit pa mbrojtje dhe siguri në punë

Opinione

E mërkurë, 19 shtator 2018

Punëtorët e ndërtimit të lartë në mëshirën e Zotit pa mbrojtje dhe siguri në punë

Nga: Islam Krasniqi Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:44
Islam Krasniqi

Institucionet e vendit janë verbuar ndaj realitetit, ku brenda vitit dhjetëra aksidente fatale ndodhen në vendin e punës, si pasojë e mos sigurimit në punë, dhe akoma heshtin përball këtyre tragjedive që po marrin jetën e të rinjve tanë.

Aksidentet në vendin e punës çdo ditë e më shumë veç po rritën, por Qeveria e  Republikës së Kosovës nuk ka shprehur gatishmëri për të ndërmarr masa karrshi këtij fenomeni  tragjik, për ta parandaluar, akoma nuk ka reflektuar për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, ku para pak dite humbi jetën një magjistër i shkencave sportive, i cili për të mbajtur familjen e tij u detyrua të punojë në ndërtimtari pa pasur asnjë siguri në vendin e punës, i cili mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë. Kjo neglizhencë e  zyrtarëve të shtetit po na kushton të gjithëve, sepse po humbin jetën qytetarët në vendet e tyre të punës, ku brenda pesë muajve në vendin e punës humben jetën gjashtë punëtor.

Nuk e di se edhe sa  kohë i duhet qeverisë që të zgjohet nga koma dhe të ndërmarr masat e  duhura, që ta rrisin nivelin e  sigurisë në vendin e punës, gjegjësisht në sektorin e  ndërtimit, duke e ndërprerë çdo vendpunim  i cili nuk i plotëson kushtet, dhe të gjobitën të gjithë ata që nuk i kanë të siguruar punëtoret, me skele, të lidhur me rrypa, me këpucë, kapelë, që të jenë të mbrojtur nga çdo pakujdesi e çastit. Të mësojë nga këto gabime qeveria dhe institucionet  gjegjëse, e jo të korruptohen me një drekë apo darkë duke iu dhënë hapësirë përfiterëve të cilët punojnë vetëm për vete, duke iu dhënë para për të vazhduar ndërtimin më kushte sigurie zero për punë, duke mos e regjistruar asnjë punëtor, pa sigurime, por vetëm duke i shfrytëzuar si objekte.

Lusim qeverinë që të merr hapa konkret lidhur me parandalimin e këtyre dukurive, duke i gjobitur të gjitha ato kompani apo firma nuk iu ofrojnë siguri punëtorëve vendpunim, e jo njerëzin me arsimim të lartë humbin jetën në ndërtimtari!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test