Amoralitet, faktor i shthurjes së shumë shoqërive

Opinione

Amoralitet, faktor i shthurjes së shumë shoqërive

Nga: Fadil Kajtazi Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:58
Fadil Kajtazi

Debati që zhvillohet sot ndër historianë dhe shkencëtarë të disiplinave që përcjellin zhvillimin historik të shoqërive, ekziston një mendim i përgjithshëm se një nga faktorët që ka ndikuar në zhdukjen e shumë popujve, qytetërimeve, shteteve dhe perandorive, është edhe fakti i zhytjes së tyre në amoralitet, me saktë, atëherë kur në ato shoqëri seksi është zhvilluar në industri. 

Përciptazi këtë teme e prekë Zbignjev Berzhezhinski në veprën "Jashtë kontrollit" ku, sipas tij, edhe pse “Amerika do të jetë konkurrente e pashoqe e shekullit XXI, por fuqia e saj do të venitet" dhe atë, jo nga Rusia demokratike, as nga Evropa e bashkuar, Kina e mbipopulluar dhe Japonia 'elektronike', por nga 'njeriu amerikan' i cili nga qenie shoqërore po transformohet në qenie individuale, pasi familja e tij ka filluar të bëhet qeni, macja, televizori dhe kompjuteri. Një faktor tjetër që ky autor e identifikon si ndikues në procesin e de-shoqërizimit të njeriut amerikan, është edhe amoraliteti.
Në rrethanat kosovare(1) kjo dukuri ka filluar të shndërrohet në fenomen dhe i pari që ka tërhequr vërejtjen për ketë është shkrimtari Teki Dervishi, i cili në një artikull botuar në ZËRIN javor në vitin 1996 (ose 97), pati deklaruar: (parafrazoj) "shqiptarët pa u ngopur me P+P, nuk bëhen shtet kurrë dhe këto janë dy gjëra me të cilat ata nuk ngopen". 

Në realitetet e tanishme, këtë fenomen që po i gërryen çdo ditë bazat e qenies shqiptare e definoi gazetari kontrovers, Milaim Zeka, në emisionin “Komitet” ku tha se: (parafrazoj) "nuk kam menduar se shokët e mi nuk do të ngihen (ngopen) me seks...”. Është momenti i fundit që sociologë, politologë, historianë dhe ata që e duan kombin dhe vendin tonë, t'u dalin para këtyre dukurive. "Çohuni shqiptarë prej gjumit çohuni" (2) (facebook 10.04.2015)

Autori Xhevat Meha, duke konstatuar të bërit pjesë të platformës të veprimit politik serb të thënies së Dobrica Qosiqit, se “fuqia e shtetit serb janë rrena dhe mashtrimi” (faq.59), paraqet shqetësimet e tij për ndikimet që Serbia ka në Kosovë përmes shërbimeve të saja, duke arritur që t’i shndërroi në fenomen “rrenën, hajnin dhe kurvërinë”. Ky autorë, degradimin në shkallë të gjer të vlerave morale në Kosovë e sheh si pjesë të luftës së Shërbimeve të Fshehta Serbe. Sipas tij: “rrena, hajnia dhe kurvëria shkojnë bashkë” dhe “masiviteti deri në absolutizëm, i rrenës dhe mashtrimit (shto edhe kurvërinë FK), për një periudhë prej më pak se 15 vjeçare, nuk ka mundur të arrijë në këto nivele pa një veprimtari të organizuar mirë nga organizata të fuqishme, siç janë SHMS”. Xhevat Meha “Syni dhe mendja e qytetarit përballë Shërbimeve të Mshefta Serbe” Prishtinë 2016. Faq.102.

(1) Se shteti serb vepron në mënyrë sistematike në drejtim të Kosovës, me qëllim të degradimit të vlerave morale, dëshmohet nga Voisllav Sheshel, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Serbisë, i cili një intervistë dhënë në gazetën “Velika Serbia” më 14.10.1995, ku në pjesën e cila flet për “Detyrat e organeve të informacionit dhe propagandës”, si pjesë e “Projektplanit serb për pastrimin etnik të Kosovës”, bën publike veprimet në fushën e ndikimit të aparatit propagandistik serb, në degradimin e vlerave morale të shqiptarëve të Kosovës si dhe masat që shteti serb planifikon t’i marrë në vazhdimësi. Sipas këtij plani, nga makineria propaganduese serbe duhet “të transmetohen programe të radios dhe televizorit në gjuhen shqipe, që do të synojnë të çrrënjosin mentalitetin e tyre patriarkal dhe fisnor duke iu ofruar vlerat më dekadente të perëndimit që mund të adoptohen lehtë nga njerëzit primitiv. Enklavat serbe do të shpëtojnë nga këto programe kryesisht për shkak të pengesave gjuhësore, por dhe duke vendosur televizion me kabllo në godinat dhe banimet e ndërtuara për serbët. Ka shumë rëndësi që të krijohet një makineri e fuqishme dhe efikase propagandistike për të ushqyer opinionin publik, diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur”. 

Nga fjalia e fundit “diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur” bëhet e qartë se ky plan veç ka qenë në veprim në këto vite. Dhe ne jemi dëshmitarë të faktit të emetimit të filmave pornografik nga kanali i tretë i Televizionit të Beogradit. Gjithashtu, në këtë kohë në Kosovë fillojnë së botuari në gjuhën shqipe disa revista me përmbajtje pornografike dhe erotike, ku identiteti i redaksive nuk figuronte në versionet e botuara.

(2) Se me kalimin e viteve, ky plan ka shkaktuar efekte masive, bëhet e ditur dhe dëshmohet nga shqetësimi që ka ngritur Departamenti i Shtetit i SHBA-ve (DASH), i cili në raportin e vitit 2016, mbi trafikun me njerëz, e rendit Kosovën në kategorinë e dytë për nga përmasat e këtij problemi në vend. “Raporti thekson se Kosova është vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar, përfshirë në restorante. Shumë nga viktimat, thuhet në raport, sillen në Kosovë me premtime të rreme për martesa, punë si këngëtare apo kërcimtare në klube, por më pas detyrohen me forcë të punojnë në industrinë e seksit, në apartamente, shtëpi private, klube nate apo sallone masazhi. Raporti vë në dukje problemin në rritje të përdorimit të medias sociale në rekrutimin e viktimave” (.zeri i amerikes 30 qershor 2016).

Pas vitit 2000, në Kosovë me të madhe fillon ndërtimi i të ashtuquajturave “dhoma pushimi”, ku klientëve u krijohet mundësia e shfrytëzimit të tyre pa ekspozim, pasi ofrohet qasje të hyrjes në to, me veturë. Kjo mënyrë është bërë pikërisht për të favorizuar ngritjen në sistem të kurvërisë, e cila, siç e pamë më lartë (nga intervista e Sheshelit), është pjesë e planeve serbe. Derisa, para vitit 2000, kjo veprimtari ka qenë e pa mundur të pengohet, pas vitit 2000, në Kosovë ka struktura shtetërore të cilat ligjërish janë të thirrura ta pengojnë këtë dukuri. Mospengimi i kësaj veprimtarie, përkundër vërejtjes së DASH, është dëshmi e instalimit të agjenturës serbe, në nivele të larta qeveritare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat