Bandat parapolitike të vetë-quajtura parti

Opinione

Bandat parapolitike të vetë-quajtura parti

Nga: Lirim Gashi Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:04
Lirim Gashi

Skena politike kosovare është shndërruar në një konglomerat për prodhimin dhe menaxhimin e errësirës, mjegullës dhe tymit. Pjesë përbërëse e këtij konglomerati janë bandat parapolitike të vetë-quajtura Parti dhe individët që politikën e kuptojnë si veprimtari ekonomike dhe vetë-shërbyese për sigurimin e mirëqenies personale, familjare, farefisnore dhe klienteliste ndërsa shtetin si vetëshërbim të trashëguar nga prindërit.

Karakteristikë e përbashkët e gati të gjithë politikanve që udhëhoqën me Kosovën e pasluftës ishte zelli për të kontribuar pafundësisht për vetveten, familjen, farefisin, miqtë, dashamiret dhe klientelen e tyre në dëm të pronës publike, shoqërisë dhe shtetit dhe për ta arsyetuar këtë lloj kontributi me meritat e luftës dhe pasluftës.

 Gjithashtu karakteristikë e përbashkët e gati të gjithë politikanve që udhëhoqën me Kosovën e pasluftës ishte zelli për ti përvetësuar të gjitha meritat e luftës dhe pasluftës dhe për ti kapitalizuar ato duke e shpërblyer veten, familjarët, miqësinë, farefisin dhe klientelen me dhjetëra e qindra  miliona, ndërsa të gjitha dështimet, tradhtitë, keqpërdorimet dhe abuzimet për t’ia mveshur konkurrencës politike.

Bandat parapolitike që shquheshin më së shumti në këtë drejtim i kanë pagëzuar korporatat e tyre parapolitike me termet më të sofistikuara dhe engjëllore me qëllim të maskimit të synimeve më të errëta pas emrave më bombastik. 

PDK është më e dalluara prej tyre si pasardhësja më e afërt e djallit dhe trashëgimtarja më e denjë e të gjitha vetive dhe atributeve të tij djallëzore.

Aktivitetet djallëzore kjo bandë parapolitike i ka teleisur me shkronjën D në mes, të cilën gjithashtu e ka përvetësuar për ta dhunuar termin demokraci në të gjitha variacionet.

Për këtë bandë parapolitike lirisht mund të thuhet se është djalli i shpërndarë në disa persona kyç që janë sinonim i të gjitha të zezave të mëdha që i kanë ndodhur Kosovës dhe popullit të saj në periudhën e pasluftës dhe që njihen me pseudonimin famkeq "Klani Pronto".

Boss i pakontestuar i këtij Klani është Hashim Thaçi, ndërsa bashkë-mafiozet e tij më besnik dhe lojal janë Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Azem Syla, Sami Lushtaku, Enver Reçica, Lutfi Zharku etj...

 Këta matrapazë gjysmë analfabetë me shpirt të zi si thengjilli edhe pse janë “persona non grata” për shumicën e shqiptarëve, kanë arritur që t’i etablojnë surratët e tyre të shëmtuar për më tepër se dy dekada në organet vendimmarrëse të pushtetit, duke ia shkatërruar fëmijëve të kombit ardhmërinë dhe duke ia traumatizuar në këtë mënyrë prindërve të tyre sistemin nervor vegjetativ, duke filluar nga qendra e hypotalamusit e deri te regjionet e hipofizes që e rregullojnë barazpeshën e hormoneve dhe menaxhojnë orientimin në kohë dhe hapësirë.

Në këtë mënyrë kjo bandë parapolitike e djallëzuar prej shoferit e deri te bossi Luciferi, ka arritur që ta zhvesh çdo votues të saj nga dinjiteti, logjika dhe arsyeja e shëndoshë dhe ta shndërroj në kodosh kokëbosh për ta shantazhuar sa herë që i nevojitet vota me humbjen e vendit të punës dhe tjera fusnota.

Meqenëse në Kosovë është shumë i madh numri i të punësuarve në baza partiake që janë shndërruar në servilë dhe kodoshë kokëbosh nga frika për humbjen e vendit të punës, Pdk-ja sa herë që i nevojitet vota e tyre i mbledh sikur ushtarët nëpër palestra e zyre dhë kërkon prej tyre angazhim, disciplinë dhe lojalitet me premtimin se do ta pushtojnë së bashku çdo fshat e qytet dhe do ta shndërrojnë Kosovën në pronë të vetë.

Duke e pasur parasysh faktin se shqiptarët janë një popull me shumë të meta dhe pak a shumë të ngjashëm me Kryetarin e Shqipërisë Ilir Meta kur është në pyetje hajnia janë të zellshëm si bleta, ndërsa kur është në pyetje servilizmi në shkëmbim me lekë janë në gjendje njëri tjetrin me pjekë.

Karakteristikë e shqiptarëve është arroganca e bazuar në krenarinë e budalles, ngaqë e kanë marrë vetën historikisht me të mirë sa herë që janë strehuar nga armiku i jashtëm nën fustanellat e grave për ti qarë hallet me organet gjenitale dhe pikërisht falë këtyre bisedave maratonike kanë prodhuar pasardhës në mënyrë serike me veti dhe atribute të klonuara që i kanë përcjellur pas brezit n'brez për ti shndërruar në patriotë të tipit folklorik të cilët mund ti mashtron çdo pishpirik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat