Kryeministri me 80 hajdutë

Opinione

Kryeministri me 80 hajdutë

Nga: Dibran Demaku Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:35
Dibran Demaku

Një nga tregimet më të njohura popullore është edhe tregimi "Ali Baba me dyzetë hajdut".Gjithkush që e ka dëgjuar apo lexuar tregimin më fjalë ka qeshur,por edhe ka qarë me bëmat e Ali Babës me dyzetë hajdutët e tij.Dhe kurrë ama bash kurrë asnjërit nga ne(qytetarëve të Kosovës) nuk i ka shkuar në mendje se një ditë një Ali Babë i tillë do të shfaqet edhe në truallin tonë! Dhe ky Ali Babë i kohëve moderne nuk do t'i ketë prapa dyzetë hajdutë si Ali Baba i tregimit popullor, por do ta ketë dyfishin e tyre që do të thotë tetëdhjetë hajdutë! Ky Ali Babë me tetëdhjetë hajdutë tash do të quhet Kryeministër i Kosovës me tetëdhjetë zëvendësministra! Kjo as është parë e as është dëgjuar kund në botën e sotme moderne?!

Ky është një fenomen autokton shqiptar e pse jo edhe kosovar! Ali Baba i Kosovës me tetedhjete hajdutët e tij nuk bën asgjë tjetër pos se zhvatë buxhetin e varfër të Kosovës! Dhe për dallim nga Ali Baba i tregimit popullor Ali Baba i sotëm i Kosovës që ka mban postin e Kryeministrit të Kosovës dhe që ka emër e mbiemër Ramush Haradinaj të gjitha punët i bën vet,ndërkaq tetëdhjetë hajdutët e tij rrijnë nën hije dhe presin që të ju rriten pagat nga shefi i tyre Ali Baba, më falni për gafën nga Kryeministri i tyre Ramush Haradinaj! Dhe besohet ose jo vet Gjykata kushtetuese e vendit paska thënë se Ali Baba dhe tetëdhjetë hajdutët (kerkoj sërish ndjesë për gafën) kryeministri dhe tetëdhjetë zëvendësministrat e tij paskan të drejtë t'i ngrisin pagat e tyre sepse janë lodhur shumë duke qëndruar nën hije dhe se kanë nevoje urgjente të bëjnë pushime verore nën rrezet e ngrohta të diellit në ndonjë nga plazhet më të njohura të planetit!...
Dikush paska thënë se meqë jemi shteti më i ri i planetit ne duhet të kalojmë nëpër të gjitha fazat jetësore nga kanë kaluar edhe të tjerët?! Andaj edhe Ali Baba ynë me tetëdhjetë hajdutët e tij(sërish gafë e paqëllimëshme), kryeministri Haradinaj me tetëdhjetë zëvendësministrat e tij është një vlerë jona ahtoktone me të cilën do të hyjmë në Librin e famshëm të Ginisit!

Ndërkaq Ali Baba ynë(ndjesë për gafën e sërishme) kryeministri ynë do të hyjë në atë Libër të famshëm si i vetmi që i kryen të gjitha punët vetë.Edhepse realisht nuk di t'a bëjë asnjë punë si duhet, ai i bën të gjitha:ai është edhe kryeministër, edhe ministër edhe zevendesministër edhe organizator edhe maratonist edhe truprojë?! Ali Baba ynë(ndjesë kryeministri ynë) i bën të gjitha vetë edhepse në të gjitha është treguar se është analfabet?!

Lumë si ne për Ali Babën me tetëdhjetë hajdutë(ndjesë) , lumë si ne për kryeministrin me tetëdhjetë zëvendësministra!...Jemi të sigurtë se me ta do të shënojmë rekord absolut në Librin e Ginisit!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat