Letrat e ”fundit” të Sierit dhe Sylës

Opinione

Letrat e ”fundit” të Sierit dhe Sylës

Nga: Sinan Kastrati Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:33
Sinan Kastrati

”Baba i nuses kryt si huder

A hyp n`pleh po leh si kuder” (Këngë dasme)

Tiransja e turjakasi ndahen e ndarja e tyre është e dhimshme për Sanijen, tiransen e vogël që mëson nga letrat që ia ka dhënë nëna.

E mor Sulo do te ta ha ate koken tende te zgjuar !

-Une do te perkdheli, te perqafoj e te puthi.

E une e jam si bishe o te te ha Pike

Sanija në Turjakë kishte kaluar disa muaj. Ajo bashkë me kusherirat më të afërta kishte punua të gjitha punët sikurse edhe qikat tjera të Turjakës. Kishte korr grurë, kishte mbledhur pasul… në ara e sanë në livadhe e tash e kishte radhën me e pre edhe kallamoqin.

Në Turjakë zgjoheshin herët kur kishin me e vjelë pasulin dhe me e korr kallamoqin sepse ditën pasuli shkundej e kallamoqi ende pa e prerë me drapër, thehej talla. Të gjitha qikat e bashkë me to edhe Sanija shkuan në Fangje, at mëngjes të fundit të gushtit. Fangjet ishin ara shumë të mëdha, disa hektarë, të Xhemajlisë e Cufës së Brahim Agës, të Imer Seferit e të Shaqë e Hamid Tushës.Pak më larg kishin edhe Mullamuqt. Pasuli në Fangje kapej për kallamoaqi deri te tufat prandaj nuk ishte e lehte me e nda e nganjëherë gjysma e kallamoqit thehej sepse pasuli ishte lidhë e dredh rreth e rreth tallës së kallamoqit. Pasulin e merrnin dhe e vendosnin në tuba, tuba e pastaj e mushnin kerrin me kanata e me rezhnika dhe ngadalë e lidhnin e niseshin para se me u bë zheg (nxet). Merrnin edhe shtalba e i piqnin. Kishte shumë shtalba, që ende qitshin ujë e atyre shtalbave, iu thonim ”Qela”. 

E te shtëpia e qitnin me e terë (tha) dhe vetëm kur terej e shtronin lamën dhe me kuaj e shkilnin deri sa ia nxirrnin të gjitha kokrrat e pasulit. Oh sa i shishëm ishte pasuli i Turjakës me bukë mrume të nxeta. Kur e kryenin pasulin, atherë ia fillonin me e korrur kallamoqin. Duajt i lidhte liktura të thekres ose thupra shelgje, një burrë që ishte më fortë, e më së shpeshti ishte, Bali Imeri e Shaban Seferi, dy bujqit më të mirë të familjes.

Kur po afrohej fundi i gushtit e fillimi i shtatorit, në Turjakë kryheshin punët e fushave dhe nëpër ara shiheshin vetëm tallishta me tuba të kungujve të të gjitha familjeve e në të gjitha arat.

Njëherë kishte ardhur edhe një kusheri nga Damaneku, që e kishte thirrur i zoti i shtëpisë por ai ishte bukur plak e nuk mundëte me i lidh duajt me kallamoq e axha Ban (Shaban) i thot: -Mixha Him a ja ki haber me lidh duajt? – Ani bre Shaban, thot ai dhe bëhet gati për me i lidhur duajt pasi që punonte si argat e paguhej. Por kur vëllai i madh i Shabanit i thot: -Jo, jo Shaban se Mixha Himë është plak e nuk mundet me i lidh duajt, atherë Brahim Kastratit, që e thërrisnin shkurt Himë, merr guxim e i kthehet Shabanit me këto fjalë: - Qysh bre Shaban, a nuk po t`ven marre a?

Në Turjakë, fejesat båeheshin të shumten e herave në pranverë e dasmat në vjeshtë, kur bereqeti i motmotit hynte brenda e koshet e hambaret mbusheshin me drith.

Pas dreke, pak para mbrëmjes kur po këtheheshim në shtëpi, Sieri dëgjoj një këngë dasme e defat e defatoreve që nuk dihej nga vinte, nga Ahmet Qyrti që e kishte shtëpinë në Breg te Rekës, në Turjakë, nga mahalla e Dervishëve apo një shtëpi e vetme e Sylë Azemit nga Damaneki që nuk ishte larg Fangjeve. Ata kishin dasmë dhe nusen e kishin marrë e qikat e këndonin nusen që ka pasur fat e ka ardhur te ”na” sepse atje te baba paska jetua keq e në fukarallak.

”Baba i nuses kryt si huder

A hyp n`pleh po leh si kuder” (Këngë dasme)

Eh mendoi Sanija, edhe mua do të më këndojnë kështu nëse unë martohem këtu dhe i erdhi keq që nuk dinte asgjë për baben e qikat do të ia shanin Sylën kur ajo të martothej.

Por ishte edhe më shumë e prekur në nënen e saj e cila sipas letrave që ajo i kishte lexua sot, ishte sjellur shumë keq me babain e saj.

Letrat janë shumë prekëse dhe të dhimshme. Ato e kishin depresua edhe ”babain” e Sanijes dhe vetë Sanijen.

Pjesë nga letrat që i kishte lexua ajo sot në mëngjes e kishin mërzitur tej mase Sanijen. Shumë letra të tjera nuk kishte arritur ti lexoj pasi që kishte shkua në arën te Fangjet e Ali Agëve.

Në bazë të letrave, tiransja dhe turjakasi kishin vendosur të takohen në Prizren. Prizreni ishte qytet që turjakasi ruante shumë kujtime. Prizreni ishte qyteti ku para 100 vjetëve ishte mbajt një mbledhje ku kishin marrë pjesë burrat më të njohur shqiptarë, nga Jugu e Veriu, priftërnij e hoxhallarë … Prizreni ishte edhe kryeqyteti i Kosovës pas ”lufës” së Dytë Botërore dhe ishte qyteti ku Syla kishte punua disa vjet.

Dhe kështu, Tiransja e turjakasi ishin marrë vesh që të takohen në Prizren, me te shtëpia Lidhjes Shqiptare, aty ku ishte edhe Ymer Prizreni e Abdyl Frasheri, por s`qenka thënë. Ata ishin ndarë përfundimishte jo si miq por si armiq. Prej një gruaje që e kishte dashur turjakasin, ia kishte këthyer shkelmat duke e akuzuar për ”tradhti”. Në të vërtetë ajo e kishte tradhëtua, disa herë sepse kishte pasur lidhje të fshehta dashurie disa vjet dhe me më së pakut dy burra, njërin vendas që kishin punua bashkë dhe tjetrin të huaj.

Ishin gratë e atyre burrave që i kishin shkua e ia kishin thënë të gjithat ”burrit” të saj. ”Kapilin” qysh thonë në Turjakë, ia kishin lënë në derë. E ”burri” e kishte ”hangër” marren me bukë.

Disa nga letrat, fragmente

Turj. -Sier, mire mjes! Te shikova ne foton qe ma paske dergua. Mire paske bere.

….. Dhe une kam me te marre ty, kam me te ...

Tiran. - Te puth kudo! Kur te l … me mendo mua.

Sa i mire je!

Turj. -Ky eshte N. shoku im i ulur afer qenit ndersa une jam ne kembe.

Tir. - Ty te njoh!

Turj. - Kisha rrobat erdha në Shqipëri

Tir. -E mbaj mend ate me valixhe te vogel! Me kenaqin buzet e puthitura fort!

Oh shpirti im. Syte e cdo gje tjetë …Ke nje fytyre e bukur!

Turj. -Po tash nuk jam ai Syla, si dikur ...

Tir. -Asnjeri nuk eshte!

Une dukem mire per moshen por nuk kam lidhje me cfare kam qene!

Turj. -Une frigohem se ti nuk do te me duash ...dhe kjo me tmeron.

Tir. - Une do te te dua por ajo varet edhe nga ty! Une te dua!

….

Po se si do te sillesh dhe si do t`na veje "bashkejetesa.

Sulo, ti je si flori i vogel!

Turj. -Mua me duket e drejte qe njeriu te paraqitet, ashtu si eshte.

Tir. -Padyshim!

Turj. -Dhe ti je e tille, natyrale.

Edhe une, ashtu sic jam, vetem pa l …!

Tir. -Pse ti kujtove se e mbaj???

Dhe une do ta hjek.

Te falenderoj!

Une jam nje grua normale dh ti me bene qe te ndjehem ashtu!

Ti nuk me mban dot!

Turj. -Pse?

Tir. -E kam kocken te rende! am e mbushur goxha! Mishin e kam ok.

Turj. - I ke ok edhe ... e te tjerat.

Tir. -Te gjitha i kam ne rregull.

Nuk jam virgjereshe. Kam kohe qe nuk jam.

Do te deshiroja shume te isha me ty per here te pare ... Do te ishte bukur!

Tur. -Dhe une por edhe keshtu te dua.

Tir. -Nuk jam e virgjer por do te doja shume te kisha me ty …

Te kam xhan!

Turj. -E lexove letren. Tash ti kujdesu per kohen kur mberrin ne Prizren dhe vendin.

Tir. -E di … afer Shatervanit!

Turj. -Shatervani eshte qendra e qytetit në Prizren.

Tir. -E di, kam qene dy here!

Tur. -Te puth!

Tir. -Me puth sa te duash!

Oj Sulo, te dua shume, te kam zemer, te kam drite.

Turj. -Kush te prish ty qetesine?

Tir. -Do e vras ate grua te keqe …

Sapo u shtriva. Erdha e rruges per ne shtepi. Rrugës takova nje kusherire qe jeton ne (S. M.) …  Itali dhe u ula e pime nje pije se ajo donte te fliste e une isha e lodhur por nuk ja prisha.

Burri (P.) po priste te hanim bashke dreke.

Tani mbarova dhe jam ne krevat e rraskapitur. Vetem po te te kisha ty prane do "zgjohesha", ndryshe jam e ngordhur

Ku je Sulo? Ku je? E shikon qe ti nuk je tani? Pse nuk më shkruajte vetem nje fjalë?

Turj. -Nuk e kisha telefonin se jam bere me dy … ” Kush ka dy gra, k’mishen e ka pa la”

Tir. -Uaaa

Pse nuk kishe asnjerin? Ti nuk ke dy gra.

Telefonin une e marr kudo me vete. Vetem kur te vdes, do të jem pa telefon.

Ti nuk ke dy gra prandaj kemishen e ke te lare.

Turj. -Sot kisha nje bisede te kendshme me ty.

Tir. - Gjithmone e ke

Turj. -Ku je, ne krevat?

Tir. -Do te dale per te pire diçka.

Këtu në Tiranë kanë  ndodhur dy vetvrasje te dy njerezve te famshem. Ishin afersisht sa ne ne moshe …

Ajo kusho qe takova ma thithi tere energjine.

Do te doja shume te isha e lire ne kete moment e te rrija me ty se nuk te kam zbuluar akoma

Se dua te te "hulumtoj " cdo qelize tenden dhe pastaj te iki e te te le.

Turj. -Te ikesh?

Tir. - Per te mbajtur tere jeten ate shijen e mire te atij kujtimi te bukur qe nuk do te ma prishte asgje, as koha e as ti vete.

Turj. -Sier, une do te doja qe cdo nate te kem ty dhe te beje me ty ... cka te dua.

Tir. - Do te merziteshe nje dite se ti ke shume. Ndryshe nga une po te me kishe perdite nuk e di a ke apo nuk ke por ti me do. Kaq me mjafton.

Ti ke shume leng jete ... Do beje femije me cdo grua qe do bije ne dashuri. Une do te isha nje prej tyre.

Do te jesh me rehat mbasi ti besh ato qe duhen bere. Do relaksohesh e do te thuash: -Ua kjo ishte, sa mire qe e bera.

Edhe mua pasneser do te me vijne g … .do te jem me e zene.

Te puth!

Harrova: per gjume, kam 9 vjet që kam problem e përdori barera.

Turj. -Je vetem?

Tir. -Po por degjohet shume. E kam murin ngjitur me burrin

Me ka malli me te pa ty, Rudine

Eshte pjese filmi

Turj. -Rudine?

Tir. -Eshte nga nje film shqiptar, ”Komisari i drites”

Turj. -Je ne krevat?

Tir. -Po

Turj. -Mi jep ... !

Tir. - Cfare do te te jap? Ti kam dhene të gjithat.

Po me dridhet, jo zemra.

Turj. – E di.

Tir. -Tani aty e ke mendjen. Zemra iku. Ke zbritur. Po zbret

Une e parafrazova nje fjale tenden. Trurin dhe zemren e ke lene rehat.

Turj. -Ku, me puth me shume?

Tir. -Nga syte deri tek poshte.

Turj. -Une ty, floket e ... kembet.

Tir. -Jam me breke se eshte vape.

Turj. -Pse me tregon?

Tir. -U meka. A mos deshiron ...?

Sulo ...te kam xhan. Po secili te hiqte te vetat. Jo, Une do te hiqja te tuat

Ti je Yll Sulo im!

Turj. -Te deshiroj…

Tir. - cka me deshiron?

Te bezdis trupin tend, organin tend. E dua.

Me cmende

Dua te bej s ... me ty e te mos ngopem, te rri atje ngjitur me ty, ne krevat e te fillojme nga fillimi. E prape, nga fillimi.

Ate ...qe kam une, eshte tendja e yti do "revoltohet", do ngrihet per te drejtat e tij.

Se pakut, disa minuta. Oh sa do te kenaqeshin. Jam gati. Me ke djersitur e koka po me vlon.

Jam djersitur. Peshtyma e thare.

Turj. -Je djersitur shume?

Tir. -Jam e djersitur aty…

Turj. -Ku?

Tir. -Thuaje! Ma thuaj ti!

Turj. -Po une dua qe ta thuash!

Tir. -Jo, ti ta thuash! Ashtu me pelqen, emrin e timit ta thuash ti? E un do te ta them kur te jem ngjitur me ty, apo tendit? Te te dyve, me ty ngjitur.

Te ndjej… Te me puthesh.

Kjo eshte normale. Mua me duket sikur nuk thith ajer por ty.

Nuk dua të shkruajsh për gjera reale, jo gjera me emrat e familjen e vertete, nuk dua.

Por ka shume info

Turj. -Me jep tash ...!

Tir. -Duhet te fantazosh me shume. -Po ti jap. Shpirt, zemer, xhan te kam.

Ne do te hyme ne histori, pa patur nje histori reale deri tani, vetem virtuale.

Te falenderoj.

Turj. -Dhe une e dua keshtu, ”rrebelja” ime tiranse. Te dua ty, keshtu kur te egërsohesh dhe ani, cka pse nuk jemi pare.

Tir. -Keshtu eshte me kollaj

I madh je. Te me presesh mua ????

Turj. -Sa e lexova por s’e kuptova ”I madh je Te me presesh mua”

Tir. -I madh je sepse ti e the ”Nuk ka rendesi a jemi takuar, ti je e madhe e une jam i vogel ne krahasim ne TY e keshtu. Une doja te isha 35 vjec qe ti te cmendeshe perjete.

Kjo bota tani, kjo eshte pa ty do te ishte me e varfer, per mua. Po kjo ka pak rendesi.

Ta pasurova pakez por kur te mos me kesh ...do me vleresosh me shume.

Kjo me pelqen. Dhe e di qe do te jem edhe e vaket fare

Sa me ftoh pak ...me ngroh shume ...do te me thyesh ndonje dite nga ...temperaturat e shkrimeve te tua...

Kete do e perdor per epitafin per ne varrin tim?

Po atje cdo gje eshte ne rregull. Ata kane vetvrasje nga merzia.

Po me llastohesh?

(Shikon foton me Sulon) Ylli eshte i pari ne te djathten time qe nga e shoh.

Po pra, te thashe, i pari ne te djathte nga te shoh une.

Do te kisha nderhyre me miq per te martuar me ty...

-Po! Neser vijne

Turj. -Sa mire. Do te deshiroja ti shihja g… tua.

Tir. -Do te jem e zene me to se ato duan vemendje ...byrek me presh … .

Por vetem vdekja mundet me me nda nga dashuria qe ndjej per ty.

Si do i mbash mbi kurriz keto fjale kaq sublime???

Cdo gje iken e harrohet

Nje dite e zevendesohet

Po por dashuria ime per ty nuk zvetnohet.

Vazhdon me letrat e tiranses

Në vazhdimin tjetër do të ketë letra të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat