Skandaloz vendimi i popullit - Bota Sot
Skandaloz vendimi i popullit

Opinione

E enjte, 16 gusht 2018

Skandaloz vendimi i popullit

Nga: Islam Fejzullahu Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Sikur populli të mendonte dhe të vepronte me mendje e me zemër për veten dhe vendin, sot nuk do kishte as vendime skandaloze të kushtetuese e as vendime skandaloze të drejtuesve të pushteteve!

E them ketë sepse vet populli me votën e tij vendosi ketë skandalozitet ne pushtetet e shtetit të Kosovës, Vota e sovranit vendosi ketë garniturë ne pushtet; Qeveri, parlament, presidencë të cilat pushtete janë të sajuara për skandale me dorë të gjatë ne gjyqësi, kushtetuese, polici, shëndetësi, arsim, ekonomi e përfundimisht edhe ne administratën publike. Sovrani kur heshtë para te gjitha këtyre skandaleve të akterve të vendosur nga vet ai(sovrani),atëherë perse mos të vazhdojnë skandalet? Kujt  prej tyre-pushtetarëve i bëhet vonë derisa populli heshtë, atyre vetëm sa u zgjatet jeta ne pushtet dhe kapjen e tij.

Mediat çdo ditë transmetojnë, trumbetojnë se është e tepërt gjithçka me ketë qeverie pushtet, por derisa populli heshtë atëherë te tillët vetëm sa luten zgjate zot edhe ndonjë ditë? Shumë opinione nga publicist, analist politik japin opsione se kush kujt po ia zgjatë jetën ne pushtet; akuzohen persona, subjekte politike e kush jo? JO dhe JO, populli vet po ia zgjatë jetën të keqes se vet dhe vendit e përse, sepse te tillë jemi ne "Për inat të nuses, me vdektë djali”.

Dhe heshtja është zgjedhë nga populli qe te vazhdohet me skandale, dëme të pa riparueshme e çka jo derisa një ditë edhe bota do hjek dorë nga shtet ndërtimi i Kosovës? Krahasimet ne media në mes pushteteve ne vendet fqinje me pushtetin ne vendin tonë vetëm sa irriton edhe ma tepër ndërkombëtarët dhe ndërgjegjen e pastër të një pjese të inteligjencës shqiptare dhe miqve tonë te jashtëm, sikur ishte këto ditë dëshmia e Xhozef Diogardit ne media rreth të kaluarës dhe tanishmes të kryeministrit të Kosovës!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test