Rruga Vesel Pagarusha! Kush ishte V. Pagarusha!?

Opinione

Rruga Vesel Pagarusha! Kush ishte V. Pagarusha!?

Nga: Ragip Guraziu & Muharrem Mazreku Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Pagarusha ishte një patriot, atdhetarë I cili tërë jetën ja kushtoi edukimit ku e sakrifikoi edhe jetën e tijë për shkollën shqipe, për edukimin dhe arsimimin e popullit të vet. Vesel Pagarusha është babai I Nexhmie Pagarusha bilbilit të këngës shqiptare. Ai lindi në v. 1903 në Pagarushë. Nga dëshira dhe etja për gjuhën shqipe bëri që Veseli te kaloi kufirin për në Shqipëri, ku atje kreu shkollën e mesme. Ai është ndër të parët që përhapi alfabetin , abetarët dhe librat shqipe që I sillte nga Shqipëria e Shkupi.

Këto abetare ju shpërndante njerëzve te besuar, miqve e veprimtarëve të vendosur, si në Kravasari, Damanek,Banje, Shkoze, Sadllar, Tërpezë, Drenoc, Goriq, Carrallukë, Dragobil etj me pas edhe ne rrethin e Suharekes, Budakovë, Mushtisht, Leshan, Ratkovc , Gjurgjevik, Celinë, Rahovec etj. Me zbulimin e aktivitetit të tijë Veseli u keqëtrajtua dhe u rraf në mënyrë mizore nga xhandarmeria e krajlit në Stacionin Policorë të Banjës për 3 muja rresht gati e kishin lënt të vdekur, të cilin familja e bartin me qylym. Pas shumë torturave ai serish iku në Shqiperi ku vazhdoi sërish shkollimin e mëtejm për ekonomi me 1932. Pasi ishte martuar në v. 1933 I lindi vajza, fëmija I parë të cilën e pagzuan Nexhmie, kjo ishte Nexhmie Pagarusha e sotme.

Sërish xhandarmeria e Krajlit filloi ndjekjen dhe torturat, kur u pa se do ta likujdonin Veseli iku përseri në Shqipëri më 1935. Ku kreu shkollën e lartë komerciale. Gjersa Veseli ishte në Shqipëri, atijë I vdes nëna dhe baskëshortja, kështu Nexhmia mbeti jetime pa nënë që në moshën 3 vjeqare. Por fati deshi dhe lufta e Dytë Botërore I dha fund regjimit të krajlit dhe Veseli u këthye në Kosovë 1941. Fillimisht filloi punën si nëpunës në Prizren, më pas në Rahovec dhe se fundmi në Prishtinë ku edhe vdiq. Ketu në Prishtinë filloi shkollimi dhe kariera e Nexhmie Pagarusha për të arritur majat e sukseseve një yll I muzikës shqiptare. Babai I saj Veseli vdiq në v. 1961 në Prishtinë!

Sahit Kryeziu; Pagarusha si Pagarush gjith ka pas legjenda të nderum dhe të respektum jeni  ju që shkruni  për Vesel  Pagarushën. Unë jam Sahit Pagarusha mburrna me legjendat e Pagarushes se edhe Vesel Shabani. ishte profekt krytar kuvendi i Prizerenit ishte Rexhep Hysen Kryeziu profekt ishte pjestar i lëvizjes të UÇK-së i pari në fshatin Pagarush. Sahit pagarusha edhe e fitum luftën me ndihmën e shumë miqëve edhe pas luftës e kishim krytar kuvendi të Prizrenit  Kadri kryeziun të Pagarushës pas Kadris e kishim Eqerem Kryeziun edhe me ndihmen e Kadri  Kryeziut e me ndihmen e kryetarit te malisheves ish Hysni kilaJ,e kështu me radh. Tani ja kem ngrit Bustin e Vesel  Shaban Pagarushës e juve që po shkrun per këtë Histori Kombëtare,hallall ju qoftë.

Pagarusha , ,,qytet’’ refugjatësh, vend i rezistencës në kohën e luftës 1998-99.

Pas ofanzivave të rënda, ato të korrikut e gushtit të v.1998, në Pagarushë strehoheshin mijëra refugjatë nga 4 komunat, Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Shtimja, duke jetuar nëpër tenda të ndryshme. Lugina e Pagarushës ishte bërë vendi që vizitohej nga gazetarë, vëzhgues, misionarë, organizata humanitare, shëndetsore, e…! Duke kaluar tek Ura e Pagarushës për të shkuar në Spitalin Ushtarak ne shtepin e H. Krasniqit në lagjen Rexhaj për t’i vizituar shoket tonë të plagosur rastësishtë jemi takuar me tri makina me misionarë të ndryshëm ndërkombëtar.

Fillimisht makinat u ndal pranë nesh zbritën të gjithë personat që ishin brenda te 3 makinavë pran një tregu të vogel. Ata nxorrën një hartë ushtarake dhe e vendosen mbi hauben e makinës së tyre, një hartë topografike ushtarake te Kosovës, të shkalles 1:50.000, në hartë të cilen e pame ishte Lugina e Pagarushës, e cila ishte fiksuar me ngjyrë fllamasteri. Kuptuam se qëllimi i dhe destinacioni i tyre ishte për t’a vizituar këtë vend ku strehoheshin refugjatët (vlerësohej se kishte 40- 60 mijë). Në mesin e tyre ishte një përfaqësues i NATO-s, i cili më vonë u prezantua si oficer i lartë austriak. Ky oficer, po largohej nga ndërkombëtarët e tjerë duke hyrë në mes të refugjatëve i vetmuar.

Ai filloi të fliste, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe kërkonte dikë që njehë njërën nga këto tri gjuhë që ai po fliste. Në këtë moment po rrija me një koleg timin, me Sh.S (ekonomist i diplomuar) që kuptonte gjermanishten dhe frëngjishten. Ky oficer sigurisht kishte këshilla dhe porosi. Biseda po bëhej në gjermanisht. Gjersa bisedonin këta dy mes vete po shikoja me habi kur ky(oficeri) po shpaloste gjoksin. Atëherë e pyeta Sh.S, me padurim ç`thotë ky njeri, pse po e nxjerrë gjoksin dhe pullat e gjaketes se tijë? Me pas kuptuam se fillimisht oficeri kishte bërë pyetje provokuese: Pse ikni nga shtëpitë? Kush po ju kërcënon, shkoni në shtëpitë tuaja se në tenda nuk jetohet!’’.

Po çka po i thua ti Sh.S.? Ai po i thoshte ,Po Millosheviqi dhe regjimi tijë janë kriminelë, ata vranë e masakruan në Kroaci, Bosnje e tani edhe në Kosovë, ata vrasin femije, gra, pleq dhe rrenojn e djegin gjithëqka…!, ti je serb dhe jeni improvizuar kinse jeni oficer, këso rastesh kemi mjaft të falsifikuar si gazetar! Ai (oficeri) u bezdis i tëri, edhe fytyra ju ndryshua nga nervosa, futi dorën në xhep me gjithë sinqeritetin qe kishte, nxori pasaportën dhe u prezantua si (austriak) oficer i lartë i NATO-s. Nga nervoza ai hapte bluzën duke shpalosur gjoksin a jeni shqiptarë? A dini të luftoni per vendin e juaj? Pa luftë s’keni liri! Sh. i thoshte ju na keni tradhëtuar, ku është Austria, ku eshte Gjermania, ku është NATO-ja? Ku eshte Amerika? Oficeri u përgjigjë: ne jemi NATO ushtria ma e fortë në botë; ne mund ta shkatrrojmë Millosheviqin, por kjo nuk shkon për momentin!..

Ju po mendoni se Millosheviqi është fëmijë dhe me një shuplakë mund t’a rrezojmë? Jo! Kjo kërkon kohë politikë, kjo bëhet step by step – shkallë ,shkallë. Juve po ju jap fjalën se cizmja e NATO-se do të hynë në Kosovë. Mesazhi jonë është mos e ndalni luftën, punët i keni mirë, përkrahja është në anën tuaj, mos e leni luftën në gjysmë, sepse lufta juaj është e drejtë. Ai n’a dha shpres dhe moral Ky ishte një takim i rastit me mesazhe të qarta dhe inkurajuese që na dha shpresë se bota demokratike dhe shtetet më të forta ishin në krahun tonë. Falenderoj Zotin qe pata fatin t’a takoj një officer te tillë, per mua ishte nje takim ku mesova shumë, këtë takim e kam rrfyer disa herë në mesin e ushtarve dhe kudo tjetër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat