Historiku i SHFMU “Migjeni” Siboc-Obiliq - Bota Sot
Historiku i SHFMU “Migjeni” Siboc-Obiliq

Opinione

E mërkurë, 19 shtator 2018

Historiku i SHFMU “Migjeni” Siboc-Obiliq

Nga: Sebahate Sadiku Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:41
Ilustrim

Viti 1941 pati jehon të madhe në territorin e Kosovës dhe më gjerë , në aspektin Edukativo – Arsimor ku për herë të parë përfundimisht u hapen shkollat në gjuhen shqipe. Në Historiografinë Shqiptare nuk zë vendin e duhur arsimi dhe hapja e të gjitha shkollave të para shqipe dhe për biografin e mësonjëtoreve të parë që kontribuuan me sakrificë shekullore për zhdukjen e analfabetizmit dhe hapjen e shkollave shqipe. Kam  hasur në vështërsi për informata rreth biografisë së arsimit për shkollën “ Migjeni “ në Siboc. Për fund të këti punimi dua ta falënderoi ish Drejtorin Sejdi Sadiku për dokumentet e ruajtura dhe informacionet për themelimin e shkollës së parë  “ Migjeni “ Siboc, si dhe të tjerët të dhënat dhe ndihmën rreth kësaj teme.

Shkolla e pare hapet në vitin 1927 në fshatin Hamidi, lokaliteti konsiderohej si pjesë ( Toke) e fshatit Siboc. Shkolla punonte në dy nderrime.
Mesimi mbahej në gjuhën serbe para dite, kurse pas dite mbahej mësimi fetar në gjuhën arabe për nxënësit shqiptare.

– Nxënesit shqiptare një vitë  mësimor mbani në  mësim përgatitor për t’u regjistruar e ndjekur mësimin në gjuhën serbe të mësuesi Dushan Shpadier.[1]
Nga vitet 1941-1945 pushtetin e kishin gjermanet. Vendi ishte ndarë në 3 zona  territoriale me kryeqendër në Mitrovicë.  Çështjen e arsimit e kishin vet shqiptaret.

Fillimin për hapjen e shkollave të reja dhe rikëmbjen e shkollave shqiptare në trojet sapo të  “ liruara “ e drejtonte komisioni shtetëror i Mbretërisë Shqiptare me seli në Tiranë. Ky institucion arsimor quhej “ Misioni mëkëmbsorë “ të cilit i printe patrioti i njohur Dr.Rexhep Mitrovica.

Ministria e Arsimit e Mbretërisë Shqiptare në Tiranë bënte monitorimin dhe incizimin e gjendjes në arsim në 4 nënprefektura që ishin: Mitrovica, Vushtrria, Podujeva dhe Pazari i Ri.

Sipas të dhënave në Komunën e Vushtrrisë kanë punuar 14 shkolla shqipe. Kur është fjala për shkollën fillore të Sibocit, të dhënat janë paksa të paqarta [2][3]
Shkolla në Hamidi ishte nje objekt me 4 dhoma mësimi shtëpi  shkollë, në pjesën e përparme kishte një veradë e cila në pjesën e përparme ishte e kufizuar me me një radhë  shtyllash.  Veranda shërbente si pushimore e nxënësve gjatë të reshurave në pushimet ditore, kurse e kufizuar me një radhë  shtyllashë. Aty afër rrugës ka egzistuar edhe një shitore e vogël private, pronari i së cilës ishte shqiptar, nga fshati Shipitullë , ku nxënësit furnizoheshin me gjërat elementare, qoft ushqim apo mjete të pakta të shkollës.

Mësimi zhvillohej në formë paralelës së kombinuar, meqë struktura e klasës ishte mjaftë heterogjene për nga  njohuritë, por edhe për nga mosha.
Kishte disa që më parë kishinë ndjekurë mësimet fillestare në gjuhën serbe, por kishte edhe të atillë që po fillonin mësimin për herë të parë . 
 Historikun e shkollës do të ndaja në 4 periudha të mëdha :

1- Hapja e shkollës në tetorë të vitit 1943, ku për këtë egzistojnë  shënime arkivore  dhe administrimi i shkollës së parë  nga Ministria e Arsimit e Mbretërisë Shqiptare  me seli në Tiranë.

2-Funksioni i shkollës pas Luftës së Dytë Botërore  nga rrjeti i |Institucioneve Arsimore të ish-Jugosllavisë.

3- Gushti i Vitit 1990  dhe aprovimi nga Kuvendi i Kosovës për rrjetin e Institucioneve Arsimore të Kosovës dhe suprimimi i Autonomisë së Kosovës ku RR.I.Kosovës u atakua në mënyra të ndryshme  dhe

4 Periudha e pasë Luftës së Kosovës dhe MASHT-I .

Gjenerata  e parë e shkollës së ultë fillore doli më 1946/47 dhe mësues ishte Kajtaz Ferizi.

Në vitin shkollorë 1951-1952 hapet klasa e parë e progjimnazit me meritën e mësuesit Ahmet shehut, i cili punoi 13 – të vite në këtë shkollë.

Në vitin shkollorë 1953-1954 mbyllet shkolla dhe transferohet në Plemetinë ( me arsyetim se nuk kishte lokal, gjë që nuk ishte e vërtetë ) .

Në vitin shkollor 1961-1962 rihapet  klasa e pestë (5),  në vitin 63-64 hapet edhe klasa e gjashtë  (6-të ). Ishin këto vite të vështira dhe shumë kuadro ishin të përndjekura nga regjimi i atëhershëm serbosllav. Ndërsa shkolla e Sibofcit drejtor i së cilës ishte Fejzullah Preniqi dhe përgjegjës paraleleje Hetem Sadiku që vatër diturie dhe strehimore e shumë personaliteteve të njohura arsimore siq ishin: Xhevat Krasniqi ( djali i Metush Krasniqit ), Beqir Shala (vëllau i Hazir Shalës ) e shumë të tjerë.

Shkollë e plotë, shkollë e Sibofcit u bë në vitin shkollor 1966-1967 dhe në vitin shkollorë 1969-1970 pavarësohet nga shkolla fillore “ Fazli Graicevci “ ish “ 19 Nëntori “ e Hades.

Do të shkruaj shkurtimisht edhe për periudhën e viteve 1990-1999, periudhë e hidhurën e përcjellë me dhunë, diskriminim dhe vrasje nga regjimi serbosllav ndaj nxënësve, arsimtarëve, qytetarëve duke na përçarë penguar në procesin edukativo arsimor që kishin edhe në planë –programin politikë për  dëbimin, asimilimin apo zhdukjen e popullit shqiptar. Edhe mbase këtyre viteve të çlirimit dhe Pavarësisë së Kosovës, që ky vite me 17.02.2018 ishte edhe 10 vjetori i Republikës së Kosovës, vazhdon edhe sot politika Serbe para Ndërkombëtareve për mohimin e Kombit Shqiptarë dhe  se Kosova është pjesë e Shqipërisë Etnike .

Gjatë luftës 1998-99 janë vrarë katër nxënës

1.Avni Bajram Krasniqi

2.Ismet Ramadan Krasniqi

3.Xhelal Sylë Simnica

4.Shehide Abdurrahman Kelmendi 

Si  dhe është vrarë mësuesi  Milaim Mirena nga forcat çetnike serbe në oborrin e shtëpisë së tij në Hade me 18 prill 1999, kurse të gjithë nxënësit janë vrarë me datën 16 prill 1999 në mallet e fshatit Grabofc.

E kaluara të mbetet e kaluar dhe mos të  kthehet më kurrë , me rëndësi  është  që i mbijetuam një historie të hidhur mbi popullin shqiptarë e sidomos në çështjen e ndërtimit dhe ruajtjes të  Arsimit në Gjuhën Shqipe.

Biografia e disa mësuesve të Shfmu “Migjeni ‘’

BEHRAM YMERI :

BEHRAM YMERI  nga fshati Kciq Komuna e Vushtërrisë ishte Mësuesi i parë i Shfmu “ Migjeni “ në Siboc, ku në Revisten “ Përspektiva “  në vitin 2004 ku Drejtori i atëhershëm Ragip Sadiku  nxjerri një historik  të kësaj shkolle, dhe bëri nje intervistë edhe me Prof.Dr.Hamit Thaci rreth biografisë së mësuesit të parë dhe njëherit edhe mësuesit të Prof.Dr.Hamit Thacit i cili ishte edhe Ligjërues i Gjuhës Frënge në Univërzitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik. Ku  pata fatinë të jem edhe unë një ndër studentet e tij, si dhe gjenerata e fundit që përcolli kuadrin e studentëvë deri më 30 qershorë 2006 .

Intervista mbi biografinë e mësuesit Behram Ymeri nga Prof.dr.Hamit Thaci në Revistën e shkollës “ Përspektiva “ ShFMU “ Migjeni” :

“Shkolla kishte vetëm një Mësues, i cili quhej BEHRAM YMERI nga fshati Kciq, Komuna e vushtrrisë. Aqë  sa jamë i informuar, kishte të kryer Medrezen “ Isabeg” Mitrovicë, si dhe kursin Pedagogjik në prishtinë .“ [4]
Fatkeqësisht nuk kemi më shumë të dhëna mbi biografinë e mësuesit të parë Të Shkollës “Migjeni “, po shpresojmë që në një të ardhme jo shumë të largët do mundohemi të bëjmë edhe hulumtime me të mëdha Arkivore Historike, po edhe në historinë gojore rreth veprimtarisë së tij në çështjen Kombëtarë Shqiptare mbi Gjuhen Shqipe!.

BEHRAM YMERI

Hamzë  A. Thaci:

Hamzë  A. Thaci ( Bregovina )

U lind më 1913 në Sibofc. Shkollën e medreses e kreu në Shkupë. Gjatë luftës, në Hamidi u jepte mësim nxënësve të anës së Cicavices . Pas luftës kreu kursinë pedagogjik dhe prej vitit 1945 punoi mësues e hoxhë i fshatit. Ishte shumë i dashur e i popullarizun dhe gjithnjë përcillej nga organet e sigurimit jugosllav. Me rastin e ikjes së të burgosurve politikë nga burgu i Nishit; Zija Pllanës së Mitrovicës, Qazim Vulës së Gjakovës dhe Mehmet Dedincës  i përcollen deri ne kufi, u burgos nga UDB- ja jugosllave dhe u dënua me tre vjet burg të rëndë, të cilin e vuajti deri në fund dhe u sëmur nga TBC-ja. Kur u lirua nga shpërngulja në Ovce-Pole të Velesit të Maqedonisë e prej atje në Turqi. Vdiq në vitin 1957 [5]

Hamzë  A. Thaci

Ahmet  Halit Shehu

Lindi në fshatin Sibofc , më 25.05.1933 . I takon një familje shumë anëtarshe si shumë familje të tjera shqiptare , pra ishte fëmija  i 11 në familje , nga babai Haliti dhe Nëna Hana .                                                                        

Shkollën fillore  i kreu ne vendlindje në Sibofc  në vitin 43 – 47 , 4 klasat e para pastaj ka vazhduar në Porgjimnaz në Obiliq.  Kualifikimet për mësues i ka përfunduar në Prizren.

Në vitin 1950 punësohet në  ish minierën e Hades në shërbimin informative të minierës. Në këtë vend të punës punoi vetëm një vit, dmth e lëshon këtë veprimtari për t’u  punësuar në arsim. Pra punësohet në shkollën fillore të Sibofcit . 

Ahmet Shehu është ndër mësuesit e parë të cilët punuan në shkollën e Sibofcit . I takoi nxënësve të brezit të parë të vitit shkollor 1943-1944 .    

Për të ne intervistën e revistës shkollore “ PERSPEKTIVA”  flasin me dashamirësi ish shokët e tij të shkollës sidomos Prof.Mr. Dr Hamit Thaci ( tash më i ndjerë ) dhe Z.Rrahman Hoti , tregonin se mësuesi Ahmet Shehu ishte një nxënës me  talent të rrallë, ndër më të mirët, i urtë dhe shumë i afërt me shokët e t’i .

Si punëtor i arsimit Ahmet Shehu ishte mësuesi ideal dhe shembullor i cili punoi me modesti të rrallë dhe seriozitet dinjitoz plotë 13 vjet 1951\64 , ku I përcolli tri gjenerata  !

1  Nga gjenerata e tij e parë ishte Hetem Sadiku ( tash më i ndjeri ishte Mësues dhe Drejtor   për shumë vite )

Nga gjenerata e dytë  Vehbi Sadiku , Sejdi Sadiku ( Vehbiu në Komunen e Obiliqit ishte edhe Drejtor i shume shkollave, gjithashtu edhe themelues i Gjimnazit’’ 17 Shkurti’’ Obiliq dhe Drejtor i DKA-së pasë luftesë 98-99. Kurse Sejdiu ishte Mësuesë, Drejtor i Shkollave Fillore dhe i Burgosur Politik, tash më edhe Kryetar i të Burgosurve Politik në Obiliq) etj .

3    Nga gjenerata e tretë , shumë I mbaruan shkollat e mesme , e të larta superior e në mesin e  tyre   edhe I biri I mësuesit Ahmet Shehut Prof.Mr.Dr Izet Shehu ( Drejtor I në Bordin e KEK-të dhe Ligjërues ne Fakultetin e Xehtarisë në Mitrovicë si dhe në Kolegje private ) [6]

Në tetor të vitit 1964 largohët nga detyra e mësuesit për shkak të presionit direkt apo indirekt  politik sesa me dëshirën e tij. Pas largimit të tij na puna në procesin edukativo-arsimor, punësohet në një organizatë  punuese në Prishtinë.

Në vitin 1950 dhe në fillim të vitit 1951 në më shumë se 10 fshatra të Komunës së Prelluzhës i regjistroi të gjithë nxënësit që kishin mbaruar shkollën fillore në 4 klasëshe dhe me këto lista bën kërkesa këmbëngulëse që të hapet gjimnazi i ulët apo Progjimnazi në Sibofc dhe ia arrin qëllimi, kështu që më shumë nxënës të regjistrohen në shkollën Normale. Këta mësues të parë me shkollë normale ishin nga fshatrat Bivolak, Xhilivoda, Strofci, Sibofci e më gjërë.

Gjatë intervistës me djalin e tij Prof.Mr.Dr. Izet Shehu  informohemi që mësuesi i atëhershëm Ahmet Shehu kishte një bibliotekë të pasur  me literature të ndryshme diku rreth 3000 ekzemplarë, pastaj libra të ndaluara nga regjimi i atëhershëm, njëherit ishte mbledhës i pasionuar i revistave të botuara atë botë si “ Jeta e re “ dhe “Përparimi “ . I gjithë ky thesar i librave u zhduk në periudhën e Luftës së Kosovës 1998-99 që ishin në shtëpinë e djalit të tijë Prof.Mr.Dr Izet  Shehut në Lagjen Sofalia në Prishtinë, u dogjën nga paramilitar Serbe gjatë kësaj lufte ku nuk mbeti asgjë nga kjo bibliotekë [7]

Ahmet Shehu vdiq më 31.01.1970 ende pa i mbushur 37 vjet, u varros me nderime në varrezat e fshatit Hamidi …

Pas veti i la 7 fëmijë 2 djem dhe 4 vajza .

Ahmet  Halit Shehu

Sebehate Sadiku-

Historiane dhe edukatore në SHFMU ” MIGJENI”, Siboc-Obiliq.

[1] Deri në hapjen e Shkollës në Gjuhen Shqipe

[2] Të marruna nga dokumentet në Arkivin e Shfmu “ Migjeni “

[3] Të marruna nga dokumentet në Arkivin e Shfmu  “ Migjeni “

[4][4]  Revista Prespektiva rreth biografise se mësuesit të parë me Prof,Mr.Dr Hamit Thaqi , dhe dokumentet Arkivore Shfmu “ Migjeni “

[5]( Këtë artikull e morëm nga libri i autorit Tahir Z Berisha “ Emra që nuk harrohen “

[6]  Intervist me Prof.Mr.Dr Izet Ahmet Shehu , Revista Prespektiva interviu me të ndjerin Hetem Sadiku

[7] Intervistë me Prof.Mr.Dr Izet Ahmet Shehu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test