“Veliki prijatelji Srbije” nuk janë UÇK-ja e Adem Jasharit, nuk janë Kosova e as Shqipëria e Ismail Qemalit! - Bota Sot
“Veliki prijatelji Srbije” nuk janë UÇK-ja e Adem Jasharit, nuk janë Kosova e as Shqipëria e Ismail Qemalit!

Opinione

E hënë, 16 korrik 2018

“Veliki prijatelji Srbije” nuk janë UÇK-ja e Adem Jasharit, nuk janë Kosova e as Shqipëria e Ismail Qemalit!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:53
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

-Kush janë ata “veliki prijatelji”  të Serbisë, të cilët    gjatë dy dekadave të shkuara “paskanë  kontribuar aq shumë, duke shkrirë mend dhe  duke haxhuar aq shumë  energji elektrike” gjoja për t’i “pajtuar xhelatët serbë me viktimat shqiptare të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit? -Po, kush mund të ketë qenë tjetër veçse ata  spiunë, agjentë, argatë dhe hyzmeqarë besnikë të tyre shqipfolës me stazh 30-vjeçar (1989-2018) në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, që me veprat e tyre kanë dëshmuar se vdesin për Serbi, POR JO edhe  për Adem Jasharin e as për Shqipërinë e Ismail Qemalit.
 
-A ka më poshtruese, më e turpshme, më degraduese, më antihumane dhe më antishqiptare sesa të shkosh në Beograd, gjoja t’i “bësh të qajnë” armiqtë serbë, duke  u shpalosur atyre krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer serb  mbi 12.000 mijë shqiptarë nga forcat e armatosura çetniko-fashiste policore, paramilitare dhe militare serbe në Kosovë (1989-1999)?!
 
Edhe sa shekuj, duhet të kalojnë, e “Pošteni Albanci-veliki prijatelji Srbije", të kuptojnë se “ serbo-sllavët e shqiptarët, duhet të bisedojnë për t’u ndarë si miq, e jo të bisedojnë për të bashkëjetuar si armiq. Vrasësi dhe viktima nuk mund të jenë bashkë.” ( Akademik Mark Krasniqi, 1992:33).
 
-I ndjeri shkencëtari, patrioti dhe atdhetari ynë i shquar shqiptar, M.Karsniqi me plot të drejtë ka pohuar këtë të vërtetë  aksiomatike me peshë historike, sepse  është çmenduri dhe absurde çdo përpjekje e shqiptarëve për të koekzistuar në përbashkësi me serbo-sllavët derisa ata nuk ndryshojnë rrënjësisht mentalitetin dhe praktikën e tyre negative për shfarosjen e shqiptarëve dhe të grabitjes së territoreve të tyre etnike, historike dhe gjeopolitike brenda kufijve autoktonë të Shqipërisë etnike në Ballkan.
 
Pra, vetëm atëherë, kur serbo-sllavët të ndryshojnë negativizmat dhe paragjykimet negative për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mund të parashikohet krijimi i ndonjë mundësie reale për bashkëpunimin ndërshtetëror me Serbinë etj. Ndryshe, të gjitha përpjekjet e individëve dhe të  grupeve të bizneseve të ndryshme private, janë të gjykuara të dështojnë me turpin më të madh deri në kapitullim nga  serbo-sllavët.

Kultura nuk është “rregullator” i marrëdhënieve politike mes shteteve në koflikt, siç është rasti i Kosovës dhe i Serbisë!
 
Prandaj, shteti i Kosovës nuk do të duhej t’i lejonte kontaktet e “bznisit” privat( kultura, sporti, muzika, teatri, filmi, tregtia etj.) para se Serbia ta njihte Kosovën si shtet, sepse këto janë format më të përshtatshme për të ndërhyrë në çështje të brendshme  të Kosovës.

-Dihet se, politika shtetërore është ajo që do të duhej t’i pajtonte serbët dhe shqiptarët, jo filmat e  as librat e “ustallarëve”, që për interesa të politikës serbe dhe të tyre pretendojnë të jenë mbi PATRITOTËT, mbi ELITËN KOMBËTARE SHQIPTARE, mbi VLERAT E UÇK-së, mbi POLITIKËN NACIOANLE dhe mbi SHTETIN E PAVARUR TË KOSOVËS, gjoja për t’ua hapur rrugën kulturës, artit, shkencës dhe politikës shtetërore, që të  bashkëpunojnë, të përafrohen dhe të përqafohen me Beogradin zyrtar, pa kërkimfaljen kolektive të Serbisë për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë (1989-1999).

-Kontaktet dhe zhvillimi  i bashkëpunimit kulutror, ekonomik e tregtar  i privatnikëve të Kosovës me Serbinë ka vetëm karakter të interesit  dhe të biznesit privat personal dhe grupor, jo kombëtar as shtetëror kinse për t’i pajtuar serbët me shqiptarët.

Kjo formë perfide e bashkëpunit joprotokollar ndërshtetëror, është më se e dëmshme dhe e papranueshme për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të Kosovës, sepse asnjë shtet në botë nuk praktikon dhe nuk lejon kurrfar?ë bashkëpunimi të tillë kulturor, ekonomik dhe tregtar etj., me një shtet tjetër, që është në konflikt me të, duke mos e njohur njëri-tjetrin sikurse është rasti i Serbisë dhe i Kosovës.

Mirëpo, kjo praktikë nuk vlen për qeverinë  nepotiste, korrupcioniste dhe absolutiste mahallore dhe krahinariste, si dhe për “eksportuesit”  e saj  shqiptarë, të cilët për interesa  të  biznesit privat  të tyre eksportojnë   të arrirat kulturore , ekonomike dhe tregtare  në Serbi, natyrisht me “izën” e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, edhe pse Serbia as de fakto e as de jure nuk e njeh Republikën e Kosovës, por vazhdimisht e quan ngehinë të përkohshme institucionale politike, si dhe “kokën dhe djepin e kultureës dhe të shtetit  serb” !?
 
Kjo formë e bashkëpunimit  me Serbinë, është turp i pafalshëm  i qeverisë së Kosovës, që ka lejuar dhe po lejon zhvillimin e kontakteve të tilla kulturore, sportive, ekonomike dhe tregtare me Serbinë  gjoja në funksion të “normalizimit”  të marrëdhënieve mes serbëve agresorë pushtues dhe kolonizues dhe viktimave  shqiptare të gjenocidit të tyre, të kreyera, edhe  gjatë viteve 1989-1999 në Kosovë.
 
Ky lloj bashkëpunimi joprotokollar me Serbinë fsheh intrigat  dhe kurthet më të poshtra dhe më të rrezikshme për shthurjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
 
Për shqiptarët normalë, që e duan Kosovën dhe vlerat e saj, nuk mund të kenë kurrfarë kontaktesh me Serbinë, para se kjo ta njohë Republikën e Kosovës; para se Serbia t'ia kthejë Novi Pazarin, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Shqipërisë.

“Veliko prijateljstvo”  me Serbinë, kësaj i thonë -“pordhi kali në derë të hanit"!
 
Sepse “Serbia gjithmonë është e kthyer me fytyrë dhe me mend kah e kaluara, kah mesjeta, e jo kah e ardhmja drejt shekullit XXI. Ajo jeton gjithmonë me një palë mend, me ëndrra dhe me iluzione ekspansioniste, si në të kaluarën, si sot, megjithëse bota ka ndryshuar rrënjësisht në çdo aspekt”. (Akademik Mark Krasniqi: 1992: 12).

 -Vetëm kuislingët shqipfolës-spiunët dhe argatët e Serbisë me pagesë dhe pa pagesë shohin ëndrra në diell, që përmes formave  kulturore, filmagjike, ekonomike, sportive dhe tregtare, mund t’a vënë në lëvizje Serbinë, që ta njohë Republikën e Kosovës !!!
 
Përkundrazi, kjo është strategjia dhe taktika më e qëlluar e Serbisë, që të mos lejojë shkëputjen e zinxhirit  të sundimit të saj kolonialist, shfrytëzues , mashtrues dhe të përçarjes (divide et impera) të shqiptarëve dhe të Kosovës (2000-2018).

Kontaktet kulturore (sporti, muzika, filmi, librat) janë forma më  profitabile e spiunazhit të një vendi 
 
-Këtë e dëshmon edhe rasti i infilltrimit të spiunit të UDB-së jugosllave, Pero Zlatar, kur në vitin 1965 hyri në Shqipëri si “gazetar-komentator  i lojërave të Ballkaniadës së basketbollit”, i cili përfitoi nga rasti të ”xhironte” me kujdes  çdo gjë, që ishte me interes spiunazhi për UDB-në e Jugvosllavisë. Kjo formulë spiunazhi, është aktuale dhe zbatohet ndër shqiptarët (në Kosovë dhe në Shqipëri) si dje, edhe sot, në emër të “biznesit privat”, të sportit, të tregtisë, të festivaleve  dhe të takimeve të ndryshme kulturore mes  Serbisë dhe Shqipërisë.
 
Mirëpo, ata kusilingë  shqipfolës, që po “mburren” se paskanë bashkëpunuar “20 vjet” me Serbinë, gjoja për ta pajtuar xhelatin serb me viktimën e tij shqiptare, le të flasin, le të shfaqin filma  dhe le të shkruajnë libra  vetëm për miqësinë e tyre me serbët, e JO në emër të kulturës e as të bashkëpunimit të të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë me serbët e Beogradit,  se ata librashitës dhe filmagjinj nuk janë mbi të gjithë shqiptarët-mbi 6 milionë sish,  e as e tërë Kosova, që refletkojnë si ata për të lëpirë ndonjë asht  në emër të kryerjes së shërbimeve të tyre agjenturure për inetresat politike  dhe hegjemoniste të Serbisë në Kosovë dhe në Shqipëri.
 
Si theksuam më sipër, kur dy shtete nuk e njohin njëra-tjetrën dhe kanë marrëdhënie të këqia mes veti, strategjia dhe taktika  më oportune për t’iu afruar njëra-tjetrës, janë spiunazhi  përmes propagandës së zezë (të cilës nuk i dihen të të dhënat) dhe propaganda e bardhë,  e cila bëhet në mënyrë  të hapur, siç janë tubimet e ndryshme politiko-ekonomike, tregtare, kulturore, sportive dhe masmediat e ndryshme ( konferencat, panelet, forumet, ekspozitat, filmat, panairet, botimi i librave të ndryshme etj.).

Mirëpo, opinioni shqiptar, nuk duhet të jetë aq naiv, dhe të bjerë viktimë e këtyre formave të bashkëpunimit me Serbinë, sepse derisa Serbia dhe Kisha Serbe nuk e njohin Kosovën,  këto janë vetëm “pordha të ftohta” politiko-propagandistike  të spiunazhit për t’i mashtruar dhe për t’i përçarë shqiptarët në “pošteni i nepošteni Albanci”, ashtu sikurse në 100 vitet e shkuara të historisë së tyre nën robërinë kolonialiste, fashiste dhe gjenocidale  të  hegjemonistëve, të vrastarëve dhe të militaristëve serbë dhe  të Serbisë së Madhe (1912-2018).

Fatekqësisht, gjatë 20 viteve të shkuara (200-2018) bëhet propaganda e ethshme nëpër panele dhe tribuna kulturore dhe politike të Beogradit, si dhe shkruhet me “pompë” se mes Kosovës dhe Serbisë “janë zhvilluar përvoja të dobishme, bashkëpunim kulturor dhe artistik etj.”, me qëllim të afrimit dhe të pajtimit të  serbëve dhe shqiptarëve(xhelatit dhe viktimës) pas përfundimit të luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovë (1989-1999).
 
Mirëpo, kjo përpjekje e disa kusilingëve shqipfolës, me gjithë prezentimin e librave të tyre  dhe të formave të tjera të bashkëpunimit kuluturor, nuk ka dhënë asnjë rezultat pozitiv, që shteti, kisha, akademia dhe shkenca (si “arktiketë” kryesorë për kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë, 1989-1999), të pendohen dhe të kërkojnë falje kolektive publike për masakrat, vrasjet dhe shkatërrimet e përgjithshme monstruoze : “ Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra të dhunuara shqiptare.

Fundja, atafarë maskarenj dhe hyzmeqarë të sllavëve të Ballkanit, le ta duan, le të vdesin për Serbinë, por të mos i ngatërrojnë, të mos i dëmtojnë  dhe të mos i poshtërojnë vlerat shqiptare dhe shqiptarët, duke folur dhe duke shkruar e trilluar në emër të tyre, se gjoja, edhe pas mbarimit të luftës gjenocidale serbe (1999-2018)  “mes shqiptarëve dhe serbëve qenka zhvilluar një bashkëpunim kuturor dhe arstistik, si dhe përvoja dhe miqësi të përbashkëta”(!)
 
Sa turp, sa idiotizëm, u vardisën serbëve për t’iu treguar se gjoja ata “nuk dinë asgjë” për masakrat dhe  për krimet e gjenocidit të njësive paramilitare policore dhe ushtarake ndaj shqiptarëve dhe Kosovës (1989-1999)!!!

Mirëpo, “Veliki prijatelji Srbije”, le të puthen dhe le të përqafohen me serbët dhe le të vdesin për Serbinë, duke xhiruar “filma, drama,  telenovela” me  serbët, por gjithmonë, duhet ta kenë mbajtur mirë në  mend se Shqiptarët  nuk kanë asgjë  të përbashkët me serbomëdhenjtë kolonizues përpos armiqësisë shekullore, e cila mund të përfundojë vetëm pasi Serbia të jetë tërhequr nga territoret e tyre autoktone siç janë Novi Pazari, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Këtë, duhet ta dinë “pošteni Albanci” - “veliki prijatelji” Srbije, të cilët, sidomos gjatë  30  viteve të fundit si spiunë dhe shërbëtorë besnikë të tyre ia kanë arritur të afrimohen, të pasurohen dhe të “lehin” për interesat  e serbëve dhe të Serbisë fashiste gjenocidale (1912-2018), duke i tradhtuar, përçmuar dhe ofenduar shqiptarët, madje edhe publikisht në seancat e turpshme të parlamentit të Kosovës, se gjoja, tanimë, “patriotizmi është i tejkaluar”, duke i dhënë prioritet  afrimit dhe bashkëpunimit-"Dialogut historik me Serbinë në Bruksel" (2011-2018) korrupsionit, krimit, plaçkitjes, papunësisë, shfrytëzimit dhe varfërimit të shumicës dërrmuese të popullit të Kosovës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test