Kësaj radhe duhet thënë jo 600 mijë refugjatë nga Siria në Shqipëri!

Opinione

Kësaj radhe duhet thënë jo 600 mijë refugjatë nga Siria në Shqipëri!

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 qershor 2018 Në ora: 00:33
Skënder Karaçica

Shqipëria nuk është shtet myslimanë!Për këtë duhet të kami parasysh edhe ne,edhe BE-ja!Populli shqiptar është i vetmi në botë që shpirtin e ka plotë humanizëm,traditën shekullore të pritjes(bukë e krip e zemër)!Për programin e BE-së që në Shqipëri të vendosë 600 mijë refugjatë nga Siria,kjo nuk ka vlerë dhe as që do të ndihmojë këtë proces kaq të ndërlikaur e të rëndë që e ka krijuar regjimi fashist i presidentit Asad.

Vendet arabe dhe BE duhet të mendojnë për kampet e përkohshme në vendet e tyre,përderisa të zgjidhet çështja e luftës në Siri dhe kthimi i tyre në kushtet e volitshme në vendin e vet.

Shqipëria nuk ka mundësi as minimale që të pranojë 600 mijë refugjatë,këtë nuk do të bënte asnjë shtet më i fortë ekonomikisht në Evropë dhe botë,madje as Amerika...!Çfarë po ndodhë kështu dhe kush po e luan këtë lojë pas shpinës dhe,për fatin e keq të bëjë ,,ballansimet fetare,,(sic!)në Shqipëri,ndonëse nuk jemi (shtet mysliman)dhe nuk na lidhë asgjë me botën e Lindjes!

Kujdes Shqipëri!Po të vijnë kaq numër i madh refugjatësh,atëherë brenda një kohe fare të shkurtër do të ndryshojë struktura (demografike)e popullit shqiptar dhe nuk dihet se çfarë kahje të marrë vetë shteti shqiptar?!

Refugjatët serianë në kampet e vendeve arabe!Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për kohën,përderisa do të zgjidhet çështja pas luftës në Sirinë e regjimit fashist të Asadit.

Qeveria shqiptare të bëjë programin se brenda këtyre viteve më shumë se një milionë shqiptarë e kanë lëshuar Shqipërinë dhe janë shpërndarë nëpër vendet e BE-së dhe Amerikë,që për fatin jo të mirë,sipas të dhënave që kemi,institucionet e shtetit shqipar(ende)nuk e dijnë numrin e saktë sesa shqiptarë e kanë marrë rrugët e mërgimit nëpër botë(?!?).

Për fund: Refugjatët sirianë të vendosën në kampet e vendeve arabe e jo në Shqipëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat